Ka përfunduar “takimi urgjent” në Tiranë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.
Për gati dy orë, takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në Vilën qeveritare 31, në Zonën e Bllokut.
Nuk dihen ende detaje nga ky takim i dy kryeministrave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Derisa theksojmë se para nisjes për në këtë takim, kryeministri Kurti ishte në konferencë për media në Prishtinë, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku shumë shpejt u largua nga aty duke thënë se ka një “takim urgjent”.
“Mua më duhet të shkoj në një takim urgjent por do të jem para jush edhe nesër e pasneser”, tha Kurti.