By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Koloni izraelit në Bregun Perëndimor vret aktivistin Odeh Hadalin: “Ai qëllonte si i çmendur”
July 28, 2025
Sa kushton të marrësh me qira një apartament në kryeqytetet evropiane?
July 28, 2025
Kush kë po e gënjen në Serbi rreth marrëveshjes me Kosovë?
July 28, 2025
Ambasadori serb në SHBA takohet me Donald Trumpin
July 28, 2025
Mali i Zi vendos sanksione të reja kundër Rusisë
July 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova përballet me sulme kibernetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova përballet me sulme kibernetike
Ballina 1Lajme

Kosova përballet me sulme kibernetike

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 11:40 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën se ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetike që kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar pengesa në qasje të shërbimeve.

Për t’u përballur me këto sulme, qeveria e Kosovës miratoi sot projektligjin për themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike që synon të luajë rolin kryesor në bashkërendimin e agjencive të ndryshme në këtë fushë. Ekspertët thonë se Kosova duhet të rrisin bashkërendimin në këtë fushë përtej institucioneve publike, në mënyrë që të parandalohen sulmet e mëdha kibernetike.

Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën projektligjin që i hap rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike në një kohë kur Kosova dhe vendet e rajonit po përballen me sulme kibernetike.

Sipas qeverisë, kjo agjenci ka për qëllim të përcaktojë parimet për sigurinë kibernetike, përgjegjësitë, detyrat, bashkëpunimin dhe masat për parandalimin e sulmeve kibernetike në Kosovë.

“Ditëve të fundit jemi përballur me sulm kibernetik që ka shkaktuar herë pas here pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve që ka ndikuar edhe në pamundësinë në qasje në shërbime, tendenca këto që rrezikojnë sikurse përdoruesit e sistemit por edhe funksionalitetin e shërbimeve që ofrojmë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Qeveria e Kosovës tha se javëve të fundit është përballur në periudha të caktuara kohore, me sulme kibernetike por që sipas tyre nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se siguria kibernetike ishte një nga temat e diskutuara në takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, gjatë takimit të së martës në Tiranë.

“Kjo ka qenë tema e parë e diskutimit tonë dhe isha shumë i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë me të vërtetë shumë të dëmshme dhe kriminale dhe ju keni parë që ne sot kemi themelu Agjencinë për Sigurinë Kibernetike me vendim të qeverisë”, tha ai.

Ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike thonë se sulmet kibernetike sikurse në Kosovë ku janë ndalur shërbimet nuk kërkojnë ndonjë aftësi të lartë teknike për të realizuar nga hakerët.

“Në Kosovë deri më tani nuk kemi ndonjë shitje të informacionit apo ndonjë sulm të targetuar në sistem duke tentuar që të gjejnë dobësi siç ka qenë rasti i Shqipërisë me TEMS dhe E-Albania ku ka qenë një plan i detajuar, kanë qenë dobësitë e identifikuara dhe ka qenë një rrugëtim se si kanë mbërritë deri te informacioni apo siç i themi ne baza e shënimeve”, tha Tanzer Abazi, njohës i fushës së kibernetikës.

Tanzer Abazi që është edhe pjesë e Shoqatës shqiptare kibernetike thotë se sulmet kibernetike ndaj Kosovës kryesisht vijnë nga Irani, Kina dhe Bjellorusia. Ai thotë se çështja e sigurisë përbëhet nga tri shtylla kryesore.

“Ajo që neve na është cenuar prej trekëndëshit të sigurisë dje është kjo disponueshmëria. Neve nuk është që kemi humb informacionet, nuk është që kanë rënë informacionet në palët e kriminelëve kibernetikë por ne kemi humbur dje shërbimet, një shërbim që ka edhe ajo kosto, ku ka ra interneti por nuk ka qenë diçka e targetuar sikur në Shqipëri ku kanë dal publike lista e TIMS-it sistemit të pikave kufitare edhe E-Albania ku është platforma online. Në momentin e parë që bien ato informacione publike nuk ka më kthim mbrapshtë pra hakerët apo kushdo në botë mund t’i blejë ato, gjitha shtetet mund të blejnë ato dhe cenohet edhe siguria edhe privatësia”, tha ai.

Ekspertët thonë se institucionet e vendit me gjithë investimet në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në fushën e teknologjisë duhet të bashkërendojnë institucionet publike dhe private në rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar siç thonë ndonjë sulm kibernetikë që do të mund të kishte pasoja të mëdha për sigurinë dhe privatësinë e vendit.

You Might Also Like

Haxhiu: Jemi angazhuar pandërprerë për të adresuar krimet e luftës

Maqedonci: Kosova dhe Irlanda, partneritet në rritje në fushën e mbrojtjes

Thunberg në Reporting House, mëson historinë e protestave në vitet e `90-ta

Ndryshimet klimatike shtojnë rrezikun e zjarreve të shumta

UGSH: Institucionet ligjore, të zbardhin të plotë ndodhinë e Vlorës, të përcaktojnë publikisht dhe konsiderojnë statusin dhe denoncimin e gazetarit Enrik Mehmeti

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vetura godet turmën e njerëzve në Munih, disa të lënduar

Kosova Times Kosova Times February 13, 2025
Në rrugët e Moskës, premtimet e paqes të Trump u hodhën poshtë përpara inaugurimit
Zgjimi i vonuar i Presidentes!
Ish-pjesëtari i FSK-së deklarohet i pafajshëm në gjykatë
Dhuna në luftë ndaj femrave, ka pasoja edhe për brezat që vijnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?