By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 11:06 AM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, insistoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia duhet të bëhen pjesë e familjes evropiane, sepse, siç tha ajo, pa këto shtete, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”.

Von der Leyen mbajti më 14 shtator fjalimin vjetor në Parlamentin Evropian.

Shefja e KE-së tha se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin evropian.

“Kjo fillon me ato shtete që tashmë janë në rrugë drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi në anën e tyre në secilin hap të kësaj rruge, sepse rruga drejt demokracisë së fuqishme dhe rruga drejt Bashkimit Evropian është e njëjtë. Prandaj, dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, në Moldavi dhe në Gjeorgji ta dinë: ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja e juaj është në union dhe unioni ynë nuk është i kompletuar pa ju”, tha von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian përmendi Ballkanin në disa pjesë të fjalimit të saj, kur foli për nevojën që të rishqyrtohet politika e jashtme e BE-së.

“Tash është koha për të investuar në forcën e demokracisë. Kjo punë fillon me grupin bazë të partnerëve që mendojnë si ne, me miqtë tanë në secilin komb demokratik në botë. Ne e shohim botën me të njëjtin sy. Dhe, ne duhet ta mobilizojmë fuqinë tonë kolektive”, tha ajo.

Mbështetje për idenë e Bashkësisë Politike Evropiane

Duke folur për rrugën e anëtarësimit në BE, presidentja e KE-së tha se mbështet idenë për formimin e një bashkësie politike evropiane, duke shtuar se propozimet për këtë temë do të paraqiten gjatë samitit të bllokut evropian.

Samiti i BE-së pritet të zhvillohet në tetor në Pragë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderët e vendeve evropiane që nuk janë në BE, sikurse Britania e Madhe, Norvegjia e të tjera.

Idenë për krijimin e një bashkësie politike evropiane e ka përmendur së pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë kryesimit të vendit të tij me Presidencën e BE-së në 6-mujorin e parë të vitit 2022. Idenë e Macronit e ka mbështetur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Von der Leyen tha se krijimi i kësaj bashkësie nuk do të kishte qëllim zëvendësimin e e zgjerimit të BE-së.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Putin “do të dështojë, Ukraina do të triumfojë”

Pjesa më e madhe e fjalimit të von der Leyen iu kushtua pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe pasojave që ka shkaktuar kjo luftë, jo vetëm për Ukrainën, por edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë: rritjen e madhe të çmimeve të naftës dhe gazit.

E veshur me rroba me ngjyra të flamurit të Ukrainës, von der Leyen tha se BE-ja tashmë ka zvogëluar dukshëm varësinë energjetike nga Rusia.

Ajo rikujtoi se, vitin e kaluar, BE-ja merrte 40 për qind të gazit nga Rusia, ndërsa sivjet tha se kjo sasi ka rënë në 9 për qind.

Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, von der Leyen tha se ato po japin rezultate dhe se ato “janë aty për të mbetur”.

“[Presidenti i Rusisë, Vladimir] Putin do të dështojë, Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë”, tha ajo.

Shefja e Komisionit Evropian, po ashtu, prezantoi disa masa për të ulur konsumin e energjisë gjatë dimrit, teksa e akuzoi Rusinë se po manipulon me tregun e energjisë, duke djegur gaz dhe duke rritur çmimet e energjisë në tregjet botërore.

Mysafire e veçantë gjatë fjalimit të von der Leyen në Parlamentin Evropian ishte bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kosova Times Kosova Times February 2, 2025
Certifikohen 48 pjesëtarë të rinj në Njësinë Speciale Operative
Skenat nga plazhi i famshëm Ipanema janë dëshmi se femrat braziliane janë më të bukurat në botë
Kërcënime e pasiguri: Realiteti i vrazhdë i gazetarëve në Maqedoninë e Veriut
Nisma Socialdemokrate mban tubimin përmbyllës në Malishevë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?