By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZRrE: Elektrosever s’ka përmbushur asnjë kriter
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ZRrE: Elektrosever s’ka përmbushur asnjë kriter
Ballina 1Lajme

ZRrE: Elektrosever s’ka përmbushur asnjë kriter

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 1:41 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Kompania serbe, Elektrosever, e licencuar për furnizimin e veriut të Kosovës me energji elektrike, nuk i ka plotësuar ende kushtet që ia përcakton udhërrëfyesi për Marrëveshjen për Energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ndonëse i kanë mbetur më pak se tri javë për një gjë të tillë, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) në Kosovë thonë për Radion Evropa e Lirë se, në bazë të informacioneve që kanë, asnjë nga kriteret e përcaktuara “nuk është përmbushur”.

Marrëveshja për Energji parasheh që qytetarët në veri të Kosovës të paguajnë për rrymën e shpenzuar nga vjeshta e këtij viti – për herë të parë pas më shumë se dy dekadash.

REL ka pyetur edhe kompaninë Elektrosever për zbatimin e kritereve të marrëveshjes, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Udhërrëfyesi për Marrëveshjen e Energjisë përcakton se, në rast të mosveprimit me kushtet e caktuara brenda 100 ditësh nga licencimi, Elektrosever-it mund t’i pezullohet ose tërhiqet licenca nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Megjithatë, një vendim i tillë do të duhej të diskutohej paraprakisht mes palëve, përkatësisht mes Kosovës dhe Serbisë.

ZRrE i ka miratuar licencën Elekstrosever-it më 24 qershor, apo para 82 ditësh.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.

Kjo kompani është paraparë të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.

Licencimi i saj është paraparë me Marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për Energjinë, e cila është arritur në vitin 2013, por pajtimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, apo udhërrëfyesin, është arritur më 21 qershor.

Kushtet që duhen plotësuar

Vetëm tri ditë pas, bazuar në kushtet e udhërrëfyesit, ZRrE-ja ka licencuar Elektrosever-in.

Brenda dhjetë ditësh nga licencimi është dashur që Elektrosever të nënshkruajë marrëveshje teknike me Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, dhe me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike – KOSTT, në mënyrë që të operojë në tregun e Kosovës.

Pas marrëveshjes me KOSTT-in, brenda 15 ditësh, Elektrosever do të pajisej me disa kode identifikuese për kryerjen e aktiviteteve. Ndërsa, 30 ditë pas kësaj, KEDS-i dhe KOSTT-i do të fitonin qasje te nënstacioni i diskutueshëm i Vallaçit, si dhe në infrastrukturën tjetër për shpërndarje të rrymës.

Në udhërrëfyes, po ashtu, thuhet se brenda 45 ditësh, KOSTT dhe KEDS, në konsultim me Elektrosever-in, do t’i dorëzonin ZRrE-së një plan investimi, kostot e mirëmbajtjes, si dhe humbjet në rrjet, bazuar në analizën e infrastrukturës ekzistuese.

Brenda 21 ditësh, pastaj, ZRrE-ja do t’i miratonte këto plane në parim.

KOSTT konfirmoi për REL-in se pjesën e marrëveshjes me të, Elektrosever nuk e ka përmbushur.

“Elektrosever ende nuk i ka siguruar KOSTT-it të dhënat për konsumatorët e energjisë elektrike”, tha KOSTT.

E pyetur nga REL nëse ka dështuar zbatimi i udhërrëfyesit, ZRrE-ja tha se “është ende herët të paragjykojmë këtë”.

Në një email dërguar Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, më 9 shtator, me pyetjen se çfarë hapash mund të ndërmerren ndaj kompanisë Elektrosever në rast të mospërmbushjes së kushteve, REL po ashtu nuk ka marrë përgjigje.

“Trysnia” e faktorit ndërkombëtar

Eksperti i çështjeve energjetike, Ethem Çeku, njëherësh ish-ministër i Energjisë në Kosovë, thotë se nuk ka qenë e pritur që Elektrosever t’i plotësojë kushtet e parashtruara.

Këtë e justifikon me faktin se zbatimi i Marrëveshjes për Energjinë është zvarritur qysh në vitin 2013, kur edhe është nënshkruar.

“Vetëm trysnia e madhe e faktorit ndërkombëtar, në këtë rast e BE-së dhe ShBA-së, mund ta detyrojë [Elektrosever-in] t’i pranojë dhe kryejë obligimet sipas kontratës”, thotë Çeku për Radion Evropa e Lirë.

Problemi i rrymës në veri

Nevoja për një marrëveshje për energjinë ka lindur pasi qytetarët në veri të Kosovës – shumica serbë – nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që prej përfundimit të luftës, më 1999.

Refuzimi ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.

Nga fundi i luftës deri më 2017, rrymën e shpenzuar në veri e kanë paguar qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës, të cilët kanë marrë fatura me rritje.

Nga 2017-ta e këndej – për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve – përgjegjësia për pagesën ka kaluar te Qeveria e Kosovës.

Me Marrëveshjen për Energjinë, është paraparë që kompania Elektrosever të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri.

Elektrosever-i nuk do të prodhonte rrymë, por do ta blinte atë – qoftë nga Korporata Energjetike e Kosovës apo nga një tjetër ofertues në tregun ndërkombëtar – ndërsa inkasimin do ta bënte vetë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes, Qeveria e Kosovës nuk do të ketë mundësi që në vjeshtë të vazhdojë të paguajë rrymën në veri.

You Might Also Like

Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A po trajnon Meta inteligjencën artificiale mbi të dhënat e qytetarëve të Ballkanit?

Kosova Times Kosova Times August 5, 2024
Autoritetet ruse planifikojne të shpërndanjne pothuajse 1.6 trilion rubla në kredi për vendet “miqësore”
Barometri patriotik!
Tentoi të korruptonte një polic kufitar me 5 euro, arrestohet një 28-vjeçar nga Kosova
Britania do ta shpallë Wagner-in organizatë terroriste
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?