By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !
December 9, 2023
Abdixhiku tregon përbërjen e re të kryesisë së LDK-së
December 9, 2023
Kurti: Filluam me qeverisje të mirë, duke luftuar korrupsionin
December 9, 2023
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
December 9, 2023
Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani
December 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ballkani pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > Ballkani pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës
Ballina 2Sport

Ballkani pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 9:09 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Ndonëse ka shënuar dy gola, Ballkani largohet pa pikë nga Praga e Çekisë. Të enjten mbrëma kampioni i Kosovës, Ballkani, humbi 3:2 nga Slavia, që ishte favorite e madhe.

Madje Ballkani dy herë kaloi në epërsi ndaj skuadrës së madhe çeke. Për 1:0 shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 23-të. Ai shënoi gol nga afërsia, pas një aksioni të bukur të suharekasve. Për Krasniqin asistoi Armend Thaqi. Por menjëherë në minutën e 26-të, Slavia barazoi rezultatin.

Pas goditjes së David Jurasek nga krahu i majtë, Stivi Frashëri devijoi topin për ta dërguar në portën e tij.

Ballkani nuk u ndal, ndërsa golin për 2:1 e shënoi Meriton Korenica në minutën e 29-të. Ishte Albion Rrahmani që pasoi për Korenicën që gjuajti saktë. Por sërish Slavia barazoi shpejtë. Peter Olayinka realizoi gol të bukur për 2:2 në minutën e 34-t.

Ndërkohë një tjetër reagim i zbehtë në mbrojtjen e Ballkanit solli golin e tretë të Slavias, që ishte edhe i fundit në ndeshje. Lukash Maspoust shënoi nga afërsia në minutën e 41-të. Topin e goditur prej tij e devijoi Lumbardh Dellova.

Në pjesën e dytë nuk janë shënuar gola, ndërsa më shumë nga loja sërish ka pasur Slavia, skuadra me përvojë të gjatë në garat evropiane. Por Ballkani nuk ishte inferior në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Konferencës. Në minutën e 84-t, Astrit Thaçi u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Ballkani në ndeshjen e parë kishte barazuar 1:1 ndaj Clujit në Prishtinë. Ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Sivassporit, po në udhëtim, më 6 tetor.

Në grupin G udhëheq Slavia me katër pikë, sa i ka edhe Sivasspori. Ndërkohë Ballkani dhe Cluji i kanë nga një pikë.

Pra grupi mbetet i hapur dhe Ballkani me paraqitje si të enjten në Pragë, mund të shpresojë ende.

You Might Also Like

Njësitë speciale protestojnë para Qeverisë, shpalosin një sërë kërkesash

Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Britania vë sanksione ndaj furnizuesve të ushtrisë së Rusisë

Biden: Nëse nuk do të ishte për Trump, nuk jam i sigurt se do të kandidoja për zgjedhjet e vitit 2024

Nëntori është muaji i gjashtë rresht që vendos rekord të nxehtësisë, thonë shkencëtarët

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?