By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance
July 18, 2025
Rusët: Ukrainasit lëshuan dronë në Moskë, pezulluan fluturimet në tre aeroporte
July 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 korrik 2025
July 18, 2025
“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse, male dhe qytete historike
July 18, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka jua kursen rrymën?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Çka jua kursen rrymën?
Ballina 1Lajme

Çka jua kursen rrymën?

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 7:02 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Në kohë krize, çdo kilovat i kursyer i rrymës është i vlefshëm – nga amvisëria e gastronomia deri tek industritë e qendrat tregtare.

“Të fiken dritat kur nuk janë të nevojshme dhe të zëvendësohen me drita efiçiente [kursyese]”, është rekomandimi kryesor i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike – KEDS.

Kosovën e ka prekur kriza globale energjetike, e cila është përkeqësuar prej se Rusia – ndër eksportueset kryesore të gazit në botë – ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Furnizimet janë çrregulluar dhe çmimet janë rritur.

Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kosova, po ashtu, ka kapacitete të reduktuara për prodhim, për shkak të termocentraleve të vjetra. Gjatë muajit gusht ka pasur reduktime disaorëshe në ditë.

Si ta kurseni rrymën?

KEDS-i ka lëshuar një varg rekomandimesh për kursimin e rrymës, duke thënë se edhe hapat e vegjël do të ndihmonin në përmirësimin e situatës energjetike, para stinës së dimrit.

Përdorimi i rrobalarëses e enëlarëses gjatë tarifave të ulëta të rrymës apo me ujë të ftohtë, kursen rrymën.

Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit kursen po ashtu.

Për pajisjet e vjetra elektrike, që shpenzojnë rrymë më shumë, KEDS rekomandon që të zëvendësohen me modele më të reja, që janë më efiçiente.

Për ngrohjen qendrore që nuk e ka mundësinë e kufizimit të temperaturës përmes termostatit, KEDS rekomandon modifikimin e pajisjeve.

Ky veprim do të parandalonte, mes tjerash, ngrohjen e hapësirave ku nuk ka nevojë, thotë KEDS.

Rekomandimet e tjera të KEDS-it mund t’i gjeni këtu.

A keni filluar të kurseni?

Florenta Kadriu thotë se kursimi i rrymës është bërë “rregull” në familjen e saj.

“Kur të gjithë dalim nga banesa, sigurohemi që çdo gjë që funksionon me energji elektrike, ta shkyçim, përveç frigoriferit që mbetet në rrymë. Edhe atë e kemi zëvendësuar me një më efiçient”, thotë Florenta, e cila jeton në Fushë-Kosovë, pak kilometra larg Prishtinës.

Rrobalarësen dhe enëlarësen, ajo thotë se i vë në punë natën, kur rryma kushton më lirë.

“Çdoherë i ndalim edhe dritat kur nuk janë të nevojshme”, thotë Florenta, me profesion infermiere.

Ngjashëm thotë edhe Lumja, e cila jeton në Prishtinë me familjen e saj 4-anëtarëshe.

“Zakonisht, makinën e enëve e lëshoj pas orës 22:00, kur energjia elektrike është më lirë. Mundohem që edhe ushqimin ta përgatis në atë kohë, që të jetë gati për të nesërmen”, thotë ajo.

Rryma natën kushton 4 centë për kilovat më lirë sesa ditën.

Si Florenta, ashtu edhe Lumja jeton në banesë, ku e vetmja mundësi për ngrohje është me rrymë. Ajo pret që fatura e rrymës t’i rritet ndjeshëm gjatë stinës së dimrit.

Në një anketë që Radio Evropa e Lirë ka publikuar në ueb-faqen e saj me pyetjen: Me çka planifikoni të ngroheni këtë dimër?, shumica e pjesëmarrësve janë përgjigjur: me rrymë.

Sipas vlerësimeve të Institutit për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP), gjatë sezonit të dimrit, 75 për qind e konsumit të rrymës shkon për ngrohje.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se mbi 50 për qind e sektorit të amvisërisë shfrytëzon drutë e zjarrit dhe peletin për ngrohje, kurse energjia elektrike më shumë shpenzohet nga sektori i biznesit dhe ai i shërbimeve.

E Qeveria?

Qeveria e Kosovës, së voni, miratoi një vendim që i obligon institucionet publike, qendrore e lokale, si dhe të gjitha ndërmarrjet publike që të jenë “racionale në konsumim të energjisë” – me fokus të veçantë te ngrohja dhe ndriçimi.

Kjo, sipas vendimit, nënkupton që të ndalet ngrohja në ato zyra apo objekte, ku nuk ka prezencë fizike, si dhe në të gjitha korridoret.

“Të sigurohet që gjatë orarit të punës, prej orës 08:00 deri në 16:00, temperatura për ngrohjen e hapësirave të jetë jo më shumë se 19 gradë; të sigurohet që pas orës 16:00 deri të nesërmen në ora 07:00, temperatura e ngrohjes të zbresë në minimum, në rastet kur është e mundshme”, thuhet në vendim.

Po sipas tij, institucionet publike duhet të ndalojnë çdo reklamë që shfrytëzon energjinë elektrike.

Sa janë efektive kursimet?

“Nëse për disa orë të pikut [të shpenzimit të rrymës] e ulim kërkesën për 5 për qind gjatë dimrit, Kosova mund të kursejë deri në 30 milionë euro”, thotë Arben Kllokoqi, ekspert i çështjeve energjetike në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë.

Ai thotë se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për kursim.

“Nëse të gjithë konsumatorët i zëvendësojnë së paku tri poçe kryesore që i shfrytëzojnë në mbrëmje, me drita [kursyese] LED, mund të ulim importin dhe të kursejmë rreth 10-15 milionë euro vetëm gjatë dimrit”, thotë Kllokoqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, edhe reduktimi i shfrytëzimit të ashensorit ka efekt kursimi. “Ashensori, mesatarisht për një shfrytëzim, shpenzon së paku sa një dritë për një orë”, thotë Kllokoqi.

“Ndonjë pajisje mund të lëshohet gjatë natës apo orëve të hershme të mëngjesit dhe jo gjatë mbrëmjes (bojlerët për ngrohjen e ujit, makinat larëse dhe tharëse, hekurosja, ngrohëset etj.). Nëse kjo arrihet në masë të gjerë, efekti mund të jetë i jashtëzakonshëm”, shton ai.

Kllokoqi, po ashtu, thekson se këto kursime duhet të përcillen edhe me masa të tjera.

“Lehtësira fiskale, apo edhe subvencionim në ndërrimin e poçeve elektrike dhe pajisjeve të tjera efiçiente”, thotë ai.

“Të gjitha këto në përgjithësi, dhe assesi vetëm njëra prej tyre, mund të zbusin efektin e krizës dhe eventualisht çmimin shumë të lartë të energjisë”, thotë Kllokoqi.

Sa kushton rryma?

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) ka miratuar në shkurt të këtij viti tarifa më të shtrenjta të rrymës, të cilat do të jenë të vlefshme deri më 31 mars, 2023.

Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë/orë, brenda një muaji.

Ata paguajnë 12.5 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta, ndërsa 5.9 centë gjatë tarifave të ulëta.

Tarifa e lirë e energjisë elektrike në Kosovë vlen nga 1 tetori deri më 31 mars, nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.

Nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lirë vlen nga ora 23:00 deri në 8 të mëngjesit.

Sipas llogaritjeve të ZRrE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj.

Për konsumatorët që shpenzojnë më pak, çmimi i rrymës nuk ka ndryshuar – ata vazhdojnë të paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.

You Might Also Like

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për krime lufte në Kosovë

FMN heq Kosovën nga lista e shteteve të brishtësisë dhe konfliktit

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së “s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet”

Kosova Times Kosova Times April 1, 2023
Talibanët ndalojnë publikimin e çdo imazhi të njerëzve dhe kafshëve
“Bullgaria bëri presion të madh para regjistrimit të popullsisë në Shqipëri”
Ukraina dhe Evropa do të përfshihen në fazat e mëvonshme të bisedimeve për paqen, thotë Rubio
Murati për shtesat për fëmijë dhe pensionistë: S’ka nevojë për aplikim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?