By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit politikë rusë u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë
July 3, 2025
Ish-kryebashkiaku rus i Luhanskut u hodh në erë në një shpërthim
July 3, 2025
Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, pasojë e trendëve demografikë
July 3, 2025
Mediet belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
July 3, 2025
Putin dhe Trump folën. Putin i tha se nuk do të hiqte dorë nga qëllimet e tij në Ukrainë
July 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Financimet ruse në politikën shqiptare, ambasadorja Kim takime me KQZ-në dhe partitë politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Financimet ruse në politikën shqiptare, ambasadorja Kim takime me KQZ-në dhe partitë politike
Ballina 2Rajon / Botë

Financimet ruse në politikën shqiptare, ambasadorja Kim takime me KQZ-në dhe partitë politike

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 7:51 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Vetëm dy ditë pasi qeveria amerikane publikoi të dhëna nga një raport i komunitetit amerikan të zbulimit mbi financimet ruse në dhjetëra vende, mes të cilëve edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë përmes kompanive fantazmë, ambasadorja e ShBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kryetarin e KQZ-së, Ilirian Celibashi si dhe përfaqësues të disa partive politike.

Sipas njoftimit të ambasadës në takim u diskutua mbi kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

“Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve” – theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Departamenti amerikan i Shetit tha të mërkurën se duke u nisur nga rreziku që këto ndërhyrje përbëjnë për sovranitetin dhe demokracinë e vendeve dhe ndikimi që Rusia përpiqet të ushtrojë, Shtetet e Bashkuara folën publikisht për këtë çështje.

“Ndoshta më e rëndësishmja, ne jemi angazhuar me vendet në mbarë botën për të ndarë atë që dimë për ndërhyrjen e Rusisë në sistemet zgjedhore gjerësisht, por edhe në raste specifike. Kur kemi informacion, përfshirë informacion zbulimi, – në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë, ne shpesh jemi në gjendje ta ndajmë atë informacion të klasifikuar me qeveritë partnere”, tha zëdhënësi Ned Price.

Pas takimit me Ambasadoren Kim, Kryetari i KQZ-së së Shqipërisë, Ilirian Celibashi, tha se ligjet shqiptare kanë nevojë për t’u përmirësuar që të rritet transparenca e financimeve drejt partive politike.

“Mund të them që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, të jepet mundës praktike për të hetuar për sasinë e parave që marrin partitë politike dhe nga i marrin. – tha zoti Celibashi.

Zoti Celibashi tha se Shqipëria ka përpara një fushatë zgjedhore dhe se do të ketë ndryshime edhe në kuadër të reformës zgjedhore për të shmangur këto rreziqe. Gatishmërinë për të përmirësuar legjislacionin e kësaj fushe dhe për të shtuar transparencën e financimeve shprehën pas këtij takimi edhe përfaqësuesit e partive politike, që ishin në tryezë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, ajo Republikane dhe Partia e Lirisë.

Qeveria amerikane publikoi të martën të dhënat e një raporti nga komuniteti amerikan i zbulimit, sipas së cilit Rusia ka financuar fshehurazi prej 8 vjetësh parti e kandidatë në dhjetëra vdene, për të ndikuar demokracitë nga brenda. Mes tyre përmendet edhe Shqipëria, ku një burim i administratës amerikane tha se sipas informacionit të raportit, Rusia i dha gjysmë milionë dollarë Partisë Demokratike përmes kompanive fantazmë në vitin 2017.

Ish kryetari i PD-së në atë periudhë, Lulzim Basha, ka mohuar kategorikisht që të ketë marrë financime të huaja, aq më pak nga Rusia. Ndërsa grupimi i përkrahësve të ish kryeministrit Sali Berisha deklaruan dje se ky ishte një akt personal i zotit Basha, ndaj kërkuan rihapjen e hetimeve për këtë çështje si dhe u shprehën për një audit të brendshëm të financave të partisë.

You Might Also Like

Të burgosurit politikë rusë u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë

Ish-kryebashkiaku rus i Luhanskut u hodh në erë në një shpërthim

Putin dhe Trump folën. Putin i tha se nuk do të hiqte dorë nga qëllimet e tij në Ukrainë

FSB-ja ruse publikoi një video : Një grua u përpoq të vendoste një bombë nën një automjet në Shën Petersburg

Njerëz u qëlluan nga një makinë përpara një klubi nate në Çikago, 4 të vdekur dhe 14 të plagosur

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE fillon heqjen e masave ndaj Kosovës, por procesi mbetet i kushtëzuar

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
Politikanët u bënë yje të skenës publike, kurse qytetarët mbeten vëzhguesit që duartrokasin
Caktohet vendi për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut
Torino transferon sulmuesin e Southampton
Resuli kërkon reagimin e institucioneve: Monopolet po dëmtojnë blegtorët dhe cilësinë e qumështit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?