Një arkiv në Serbi ruan imazhe të rralla të luftës, e cila çliroi Ballkanin nga sundimi osman 110 vjet më parë. Fotografi që i bëri fotot e mrekullueshme, u zhduk pa lënë gjurmë.
Ky imazh i një gjenerali osman të kapur gjatë Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913, është një nga fotot e shumta të bëra gjatë konfliktit nga fotografi Samson Chernov.
Lufta e Parë Ballkanike filloi më 8 tetor 1912, nga një aleancë e mbretërive të krishtera ortodokse të Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi kundër Perandorisë Osmane Muslimane.
Konflikti përfundoi në katastrofë për forcat osmane. Konstandinopoja humbi rreth 83 për qind të territorit të saj evropian dhe më shumë se 120.000 ushtarë osmanë ranë në betejë ose vdiqën nga sëmundjet.
Ushtritë e Lidhjes Ballkanike, të Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, humbën më shumë se 52.000 burra në konflikt.
Fotografi të luftës, të cilat kanë cilësi të lartë, janë të rralla, por në Arkivin Shtetëror të Serbisë në Beograd, imazhet e qarta kristal nga Chernovi e sjellin në jetë konfliktin.
Chernov ishte një piktor hebre-rus nga Ryazani, afër Moskës, i cili bëri emër për herë të parë me fotografinë që dokumenton Luftën ruso-japoneze të viteve 1904-1905.
Artisti mbërriti në Serbi rreth fillimit të Luftës së Parë Ballkanike si korrespondent për botimet ruse dhe franceze.
Chernov shpejt la përshtypje te forcat serbe për trimërinë e tij në betejë, si dhe për “paturpësinë e skëterrë” përballë rregullave ushtarake të kohës së luftës.
Një bashkëkohës e përshkroi fotografin si një burrë “të çuditshëm dhe misterioz” që shkaktoi një skandal duke sjellë me vete në vijën e parë të dashurin e tij “të trashë dhe hungarez me gjak të pastër”.
Përveç punës në front, Chernov gjithashtu shfrytëzoi në maksimum mundësinë që i dha konflikti për të pasuruar bagazhin me të mirat kulturore të Ballkanit.
Chernov thuhet se ishte i njohur për inskenimin e disa fotove të tij në fushëbetejë.
Praktika të tilla ishin të zakonshme në mesin e fotografëve të luftës të epokës, sepse kamerat ishin të rënda dhe me sisteme të ngadalta. Prandaj, realizimi i fotografive të shpejta dhe të qarta ka qenë mision i pamundur.
Megjithatë, shumica e fotove të Chernovit duket se kanë arritur të kapin momente autentike nga lufta, e cila riformësoi Evropën Juglindore.
Një historian serb i quajti fotot e Chernovit “një nga segmentet më të rëndësishme të historisë serbe të ruajtura në letër fotografike”.
Pas Luftës së Parë Ballkanike, Chernovi mbeti në Ballkan dhe mbuloi Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1916, ai u konvertua në të krishter ortodoks.
Informacioni i fundit i regjistruar për Chernovin ishte nga një bashkëkohës, i cili përshkroi se e kishte parë atë në Selanik, Greqi, gjatë Luftës së Parë Botërore “me një uniformë të stilit rus. Askush nuk e ka parë më që atëherë”. /rel/