By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mjekja: Rusët torturonin të burgosurit ukrainas, shpesh deri në vdekje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mjekja: Rusët torturonin të burgosurit ukrainas, shpesh deri në vdekje
Ballina 2Rajon / Botë

Mjekja: Rusët torturonin të burgosurit ukrainas, shpesh deri në vdekje

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 8:34 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Një mjeke vullnetare ukrainase, e kapur nga forcat ruse gjatë rrethimit të përgjakshëm të qytetit port të Mariupolit, u shpjegoi ligjvënësve amerikanë të enjten se si rusët e kishin torturuar vazhdimisht atë dhe të tjerë, duke vrarë shumë të burgosur. Ky është rrëfimi më i detajuar që ajo ka dhënë publik mbi muajt e saj në robëri.

Yuliia Paievska, e arrestuar në Mariupol në mars dhe e mbajtur nga forcat ruse dhe pro-ruse për tre muaj, foli para ligjvënësve të Komisionit të Helsinkit, një agjenci qeveritare e krijuar pjesërisht për të mbështetur respektimin e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.

E njohur nga ukrainasit me pseudonimin Taira, zonja Paievska u bë një figurë e njohur në vendin e saj. Kujdesi i saj për të plagosurit gjatë luftës Rusi-Ukrainë mori vëmendjen globale pasi pamjet e regjistruara nga kamera në trupin e saj iu dorëzuan agjencisë së lajmeve Associated Press.

Para komisionit ajo tha se një rus e kishte pyetur ndërsa e torturonte “A e di pse po e bëjmë këtë?” dhe ajo i ishte përgjigjur sikurse tha: “Sepse mundesh”.

Një djalë 7-vjeçar vdiq në prehrin e saj sepse ajo nuk kishte asnjë nga pajisjet mjekësore që i nevojiteshin për ta trajtuar.

Rusët i detyronin të burgosurit ukrainas të zhvisheshin përpara tyre e pastaj i torturonin, tha ajo. Para se të vdisnin, për javë të tëra të burgosurit bërtisnin nga dhimbjet.

“Në këtë mundim prej ferri, e vetmja gjë që ata ndjenin para vdekjes ishte abuzimi dhe dhimbjet shtesë”, tha ajo.

Zonja Paievska ishte një nga mijëra ukrainasit që besohet se janë kapur rob nga forcat ruse. Kryetari i bashkisë së Mariupolit tha se 10,000 njerëz nga qyteti i tij u zhdukën gjatë rrethimit disa mujor rus. Qyteti ra në duart e rusëve në prill, pas shkatërrimit nga bombardimet ruse dhe një numri të madh viktimash.

Konventa e Gjenevës veçon mjekët, si ata ushtarakë ashtu edhe civilë, si një grup që duhet mbrojtur “në të gjitha rrethanat”. Senatori Ben Cardin, një demokrat nga Merilendi dhe bashkëkryetar i Komisionit të Helsinkit, theksoi se kushtet që ajo përshkroi për të burgosurit civilë dhe ushtarakë shkelin ligjin ndërkombëtar. Ligjvënësi republikan nga Karolina e Jugut, Joe Wilson e quajti presidentin rus Vladimir Putin një kriminel lufte.

Para se të kapej, doktoresha Paievska kishte regjistruar më shumë se 256 gigabajt pamje tronditëse me kamerën e instaluar në trupin e saj, ku mund të shihen përpjekjet e ekipit të saj për të shpëtuar të plagosurit në qytetin e rrethuar. Ajo ia dha filmimet gazetarëve të agjencisë së lajmeve Associated Press, ekipit të fundit ndërkombëtar të gazetarëve në Mariupol.

Gazetarët u larguan nga qyteti më 15 mars me kartën e futur brenda një tamponi, për ta kaluar atë nëpër 15 postblloqe ruse. Një ditë më vonë, zonja Paievska u kap nga forcat pro-ruse.

Ajo u lirua më 17 qershor, pasi kishte kaluar tre muaj në robëri, e dobët, e dëshpëruar, pasi kishte humbur mbi 10 kilogramë nga mungesa e ushqimit. Ajo tha se raporti i agjencisë së lajmeve Associated Press që tregonte se si ajo kujdesej për ushtarët rusë dhe ukrainas, dhe për civilët në Mariupol, ishte jetik për lirimin e saj.

Zonja Paievska më parë kishte refuzuar të fliste me gazetarët për kushtet në paraburgim, duke e përshkruar atë gjerësisht si ferr. Ndërsa dëshmonte ngadalë në anglisht dhe në gjuhën ukrainase në disa raste ajo mezi i mbante emocionet.

“Është shumë e rëndë të flasësh për atë që ndodhi atje”, tha ajo.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një person në Shtime, gjuajti me armë zjarri në aheng

Kosova Times Kosova Times August 11, 2024
Dhjetë ushtarë të Republikës Srpska morën 162 vjet burg për krime kundër boshnjakëve
Kurti takoi profesorin Sean Murphy, i cili e mbrojti Kosovën në GjND
Publikohet një video tronditëse pasi 6-vjeçari qëllon mësuesen në Virxhinia
Shihni fotot spektakolare të Superhënës së rrallë blu nga e gjithë bota
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?