By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani në Potsdam: Kosova, rrëfim suksesi në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani në Potsdam: Kosova, rrëfim suksesi në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor
Ballina 1Lajme

Osmani në Potsdam: Kosova, rrëfim suksesi në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 6:25 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci. Në këtë konferencë i pranishëm është edhe Kancelari federal gjerman Olaf Scholz, si dhe diplomatë, gazetarë e përfaqësues nga akademia dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

Në një diskutim të veçantë të kësaj konference kushtuar strategjisë së sigurisë në Evropë, Presidentja Osmani ka theksuar se Republikën e Kosovës është shembull i garantimit të paqes së qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, si dhe si rrëfim suksesi në forcimin të lirisë së medias dhe demokracisë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka folur mbi rritjen e vazhdueshme të Kosovës në indekse ndërkombëtare të lirive dhe demokracisë, si dëshmi e përkushtimit të palëkundur të popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj për vlerat demokratike.

Presidentja Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon dhe Evropë, dhe përmes veprimeve konkrete ka dëshmuar se është partner i besueshëm i demokracisë perëndimore. Presidentja Osmani ka veçuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejmë të aleancave me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë përmes bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme karshi zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për popullin ukrainas. Presidentja ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike dhe bashkërenduese në BE dhe NATO, në mënyrë që Evropa të jetë edhe më e fortë dhe më e bashkuar karshi sfidave me të cilat përballet.

Presidentja, ndër të tjera, bëri thirrje për përkrahjen e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për urgjencën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Qëllimi i konferencës ndërkombëtare Kolokiumi M100 Sanssouci është bashkëbisedimi dhe ndërveprimi në mes përfaqësuesve nga politika, media dhe akademia nga e gjithë Evropa e më gjerë rreth perspektivave për një Evropë të lirë dhe demokratike përballë një rendi të ri botëror dhe rolit të mediave në këtë proces. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia për vrasjen në Kavajë: Dyshohet se ndodhi për motive hakmarrjeje

Kosova Times Kosova Times May 21, 2023
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
Borrell i “tmerruar” nga sulmet izraelite që vranë 45 njerëz në Rafah
Nait Hasanit i është konfiskuar telefoni nga EULEX-i
Viti i djalit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?