By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parlamenti i Kosovës debaton mbi grevën në sektorin publik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Parlamenti i Kosovës debaton mbi grevën në sektorin publik
Lajme

Parlamenti i Kosovës debaton mbi grevën në sektorin publik

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 8:20 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Parlamenti i Kosovës debatoi të enjten me tone të ashpra për shkak të grevës në sektorin publik të vendit, e cila ka filluar më 25 gusht.

Grevistët po kërkojnë 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit për Pagat, për shkak të siç thuhet krizës ekonomike. Qeveria ka ofruar 50 euro shtesë në muaj për punonjësit e sektorit publik në kuadër të paketës për përballjen me inflacionin. Të dy palët, pavarësisht diskutimeve, nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje përmes së cilës kjo grevë do të merrte fund.

Partitë opozitare e kritikuan qasjen e qeverisë ndaj kësaj situate, duke mbështetur kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kryeministri, Albin Kurti, tha se kërkesa për 100 euro në muaj është e paarsyeshme dhe e papranueshme, ndërsa shprehu bindjen se zgjidhja duhet të gjendet nëpërmjet paketës së ofruar për përballje me inflacionin.

“Nuk është problemi te mungesa e komunikimit, ose te kurrfarë arrogance ose inati, por e kemi një mospajtim themelor sepse unë jam i bindur që në këtë krizë duhet të dalim përmes pakos që mundëson përballjen me inflacion e jo përmes kërkesave partikulare derisa të votohet projektligji për pagat i cili që nga sot është në diskutim publik. Pra nuk mund të thuhet që ne i mirëmbajmë në mënyrë demokratike, të ligjshme dhe të shëndetshme financat shtetërore nëse një grupi të caktuar ia plotësojmë kërkesën për një shtesë të caktuar, nuk ka rëndësi sa është ajo, deri sa të bëhet projektligji për paga i plotfuqishëm në parlamentin e Kosovës”, tha Kryeministri Kurti.

Ai akuzoi partitë opozitare për mbështetje të grevës me synim sulmin ndaj qeverisë së tij, akuzë të cilën partitë opozitare e hodhën poshtë.

“50 euro që i merr mësimdhënësi jo deri sa të kalojë ligji i pagave, por për t’u përballur me inflacionin, janë rritje më e madhe në pagën e tyre sesa rritja ekonomike e Kosovës vitin e kaluar. Në çdo vend të Evropës Perëndimore një sindikatë që do të realizonte kaq kërkesa do të bënte festë e jo grevë, por këtu po shihet se çështja është dikund tjetër, komplet opozita e mbështet grevën”, tha Kryeministri Kurti.

“Nuk është puna e 100 eurove as e 80 eurove por e dinjitetit, të mund të shkojnë siç duhet para nxënësve e të mos turpërohen sepse i ka sjellë në pikën që të turpërohen. Edhe akuzon se është e opozitës, sikur ta kishte mbështetur opozita ndryshe do të ishte, ta dini. Mos e sillni punën që ne ta mbështesim grevën sepse do të çuditeni. Është e tyre, është për ta, është e mësimdhënësve dhe ju e keni çelësin e zgjidhjes”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Përtej paranojës që e kishte se armiq të padukshëm ju kanë bërë bashkë për ta rrëzuar, e siç ju thashë më shpesh e përmendin rrëzimin këta sesa ne, mendojeni këtë gjë pak, ai listoi disa masa pa kuptuar vetë problemin me to. Pra foli për rritje për pako të çmimeve por në anën tjetër i ka 20 për qind inflacion, foli për pako të energjisë e në mes të verës nuk kemi pasur rrymë”, tha Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për shkak të grevës mbi 300 mijë nxënës nuk kanë nisur ende mësimin që zakonisht fillon më 1 shtator. Ekspertë të arsimit dhe përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e vlerësojnë këtë si shkelje të së drejtës themelore për arsim, ndërsa tërheqin vërejtjen për pasojat e një bllokade të tillë të sistemit arsimor.

You Might Also Like

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Kurti takon kryetarin e VATRA-s: Zë i fuqishëm për çështjen shqiptare

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Garë miqësore shahu mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Dekoratat e Vuçiqit që njollosin fytyrën e Serbisë”: Natasha Kandiq pasi presidenti serb shpërbleu Rusinë që nuk votoi për Rezolutën për Srebrenicën

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Tentoi vrasje dhe më pas qëlloi veten, dy gratë kishin një lidhje
Vrasja e policit në Kaçanik, Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin
Stuhia Nelson goditi Spanjën: Katër persona u mbytën në det, dallgët 8 metra të larta
Në burgun e Dubravës janë gjetur substanca narkotike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?