By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Kryeministri britanik: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë dëbuar 1800 shqiptarë
June 5, 2023
Në Transbaikalia, kandidati i vetë emëruar mundi Rusinë e Bashkuar, duke fituar 72%
June 5, 2023
Dënim me kusht për dy drejtorë të spitalit modular në Tetovë
June 5, 2023
Në radio në një numër rajonesh ata transmetojnë “Apelin e Putinit” për mobilizimin
June 5, 2023
Kremlini shpall gatishmërinë e Putinit për bisedime pas sulmit me dron në Moskë
June 5, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin falënderon Xi për qëndrimin e “balancuar” për Ukrainën
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Putin falënderon Xi për qëndrimin e “balancuar” për Ukrainën
Rajon / Botë

Putin falënderon Xi për qëndrimin e “balancuar” për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 6:40 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka falënderuar liderin e Kinës, Xi Jinping, për pozicionin “e balancuar” për Ukrainën, dhe i ka ofruar atij mbështetje për Tajvanin.

Dy liderët u takuan të enjten në kuadër të samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO). Ky samit mbahet në Samarkand më 15 dhe 16 shtator.

“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e balancuar të miqve tanë kinezë në lidhje me krizën ukrainase”, tha Putin.

“Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja në këtë drejtim dhe sigurisht që do të ofrojmë një shpjegim të detajuar të qëndrimit tonë në lidhje me këtë çështje gjatë takimit të sotëm, edhe pse tashmë kemi folur për këtë më herët”, i tha Putin – liderit kinez.

Një deklaratën e qeverisë kineze, pas takimit, nuk përmend në mënyrë specifike Ukraina, por u tha se Xi premtoi “mbështetje të fortë” për “interesat thelbësore” të Rusisë.

Qeveria e Xi ka refuzuar të kritikojë veprimet ushtarake të Rusisë.

Ky është takimi i tyre i parë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.

Në përpjekjen për të forcuar aleancën me Kinën, Moska e ka mbështetur Pekinin edhe për Tavanin.

“Ne dënojmë provokimet e ShBA-së dhe satelitëve të saj në ngushticën e Tajvanit”, tha lideri rus.

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës vazhdojnë të jenë të larta qëkur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin vetëqeverisës më herët gjatë gushtit. Kina u kundërpërgjigj duke mbajtur stërvitje ushtarake pranë ishullit.

Në kohën e pushtimit rus t Ukrainës, samiti po zhvillohet në sfondin e armiqësive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, jo shumë larg Uzbekistanit, si dhe tensioneve në marrëdhëniet e Kinës me Uashingtonin, Evropën, Japoninë dhe Indinë, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi teknologjinë, sigurinë dhe territorin.

Putin u takua gjithashtu me liderë të shteteve të tjera, përfshirë ata të Indisë, Pakistanit, Turqisë dhe Iranit.

Kina dhe Rusia janë pjesë e SCO-s qëkur kjo nismë u krijua më 2001. Në këtë nismë bëjnë pjesë ish-shtetet sovjetike në Azinë Qendrore dhe organizata për Bashkëpunim e Shangait shihet si alternativë për grupet multilaterale perëndimore.

Kina nuk është pjesë e sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Pekini po ashtu nuk ka dënuar këtë pushtim, por as nuk ka shprehur mbështetje publike për Moskën.

You Might Also Like

Në Transbaikalia, kandidati i vetë emëruar mundi Rusinë e Bashkuar, duke fituar 72%

Dënim me kusht për dy drejtorë të spitalit modular në Tetovë

Në radio në një numër rajonesh ata transmetojnë “Apelin e Putinit” për mobilizimin

Kremlini shpall gatishmërinë e Putinit për bisedime pas sulmit me dron në Moskë

Hungaria refuzon të investojë në qendrën e gazit të Putinit në Turqi

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mehaj: Komandot tona stërviten në kushte të vështira dimri së bashku me forcat partnere

Kosova Times Kosova Times January 12, 2023
ShBA: Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri
Haradinaj e Basha në dasmën e djalit të këngëtares së njohur
Matematikani i Universitetit Shtetëror të Moskës që u largua nga Rusia u bë taksapaguesi më i madh i Britanisë
Gjermania ofron viza të përkohshme për të prekurit nga tërmetet në Turqi e Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?