By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 27, 2026
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin
January 27, 2026
Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur
January 27, 2026
VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit
January 27, 2026
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me moton “Teshat nuk m’definojnë” grupi i fëmijëve “Respect Our Rights” dënon përdhunimet seksuale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Me moton “Teshat nuk m’definojnë” grupi i fëmijëve “Respect Our Rights” dënon përdhunimet seksuale
Ballina 1Lajme

Me moton “Teshat nuk m’definojnë” grupi i fëmijëve “Respect Our Rights” dënon përdhunimet seksuale

Kosova Times
Last updated: 2022/09/17 at 4:25 PM
Kosova Times Published September 17, 2022
Share
SHARE

Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights” – ROR dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve të Kosovës sot realizuan fushatën për parandalimin e përdhunimeve seksuale me moton “Teshat nuk m’definojnë”. 

Kjo fushatë kishte për qëllim rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe vetëdijes së qytetarëve lidhur me këto dukuri dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të ROR-it, institucioneve shtetërore dhe vendimmarrësve. “Të gjithë jemi të jashtëzakonisht të shqetësuar me rastet e fundit të ngacmimeve dhe abuzimit seksual ndaj të miturve/fëmijëve.

Duke parë që institucionet e drejtësisë nuk janë duke dhënë dënimet e merituara e më kohë për abuzuesit, na ka shtyrë që sot, në këtë mot me shi, përmes këtij instalacioni të synojmë të rrisim përgjegjësinë institucionale dhe vetëdijen e shoqërisë që këto dukuri të parandalohen me kohë”, ka thënë Drion Shaqiri nga Grupi ROR.

“Këto kukulla qe jeni duke i parë, simbolizojnë fëmijët e Kosovës pa dallime racore, etnike e fetare dhe gjuhës që flasin dhe se identiteti, dukja dhe rrobat e tyre kurrë nuk janë shkas,” ka shtuar ai. Në anën tjetër, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen që fëmijët të jenë të mbrojtur kudo dhe të krijohen mjedise të sigurta për ta.

Ai më tej i bëri thirrje qeverisë, shoqërisë civile dhe gjithë atyre që punojnë me fëmijë të ofrojnë mbështetje. “Bëjmë thirrje që më shumë të angazhohemi t’i kuptojmë nevojat e fëmijëve, t’i mbështesim ata duke krijuar legjislacion, ndërtuar shkolla, parqe dhe mjedise të nevojshme e të sigurta për ta kudo, me ç’rast edhe ne si Zyre jemi të angazhuar përmes mbështetjes tonë për qeverinë dhe organizatat e shoqërisë civile,” tha Ambasadori i BE-së në Kosovë, Szunyog.

Përpos Ambasadorit Szunyog, në fushatë ishin të pranishëm ishte edhe diplomatja e Ambasadës së Suedisë në Kosovë Katja Holböll, Policia e Kosovës, Drejtori i Organizatës Save the Children Ahmet Kryeziu dhe përfaqësues të fushës së mbrojtjes së fëmijës nga Organizata Syri i Vizionit. Ani pse institucionet me të larta shtetërore, si Ministria e Arsimit dhe ajo e Drejtësisë, u ftuan në këtë fushatë dhe konfirmuan praninë e tyre, ato sot nuk u panë në këtë ngjarje.

Fushata u realizua në kuadër të programit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e tyre “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.

Ky aktivitet është financuar nga Qeveria e Suedisë. Përgjegjësia për përmbajtjen i takon tërësisht krijuesit.

Sida nuk ndan domosdoshmërisht pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura. /Kosovatimes/

Image

Image

Image

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kosova Times September 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pasuria e të afërmëve te Assad në Moskë

Kosova Times Kosova Times December 10, 2024
ShBA-ja dhe Filipinet fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake
Ministri Maqedonci alarmon partneret nderkombetare për të parandaluar Serbine per një eskalim të mundshëm të tensioneve në rajon
KAOS NË RUSI: Partizanët me mjete të blinduara në pikën kufitare i dërguan mesazh Putinit…
Aksion kundër narkotikëve: Katër të arrestuar, konfiskohen mbi 25 mijë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?