By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kasata
September 21, 2025
Për gurmanët e vërtetë: Makarona të mira në një salcë të hollë kremoze me kërpudha
September 21, 2025
Bie nga lartësia e një objekti banesor, vdes një person në Istog
September 21, 2025
Ish-komandanti i grupit Sever, gjenerali Lapin, është shkarkuar nga ushtria
September 21, 2025
GUR: Tre helikopterë rusë të shkatërruar në Krimenë e aneksuar
September 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Britania vlerëson shërbimin e Mbretëreshës në ditën e varrimit të saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Britania vlerëson shërbimin e Mbretëreshës në ditën e varrimit të saj
Ballina 2Rajon / Botë

Britania vlerëson shërbimin e Mbretëreshës në ditën e varrimit të saj

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 4:10 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Në Kishën Uestminister të Londrës është mbajtur ceremonia fillestare e varrimit të Mbretëreshës britanike, Elizabeta II.

Në këtë Kishë ajo është martuar dhe është shpallur mbretëreshë.

Në mesin e 2.000 të ftuarve kanë qenë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, dhe qindra udhëheqës tjerë shtetesh.

Udhëheqësi i ceremonisë, David Hoyle, ka vlerësuar shërbimin e kryer nga Mbretëresha gjithë jetën e saj.

Mbreti Charles III, ka qëndruar mbrapa arkivolit të mbretëreshës së ndjerë.

Pamje nga ceremonia e mbajtur në Kishën e Uestministerit.
Pamje nga ceremonia e mbajtur në Kishën e Uestministerit.

Ceremonia është përcjellë me muzikë kishtare dhe lexim të Biblës.

Kryepeshkopi i Kantburit, Justin Welby, e ka përfshirë në predikimin e tij shprehjen e përdorur nga mbretëresha, “ne do të takohemi sërish”.

Ajo e pati përdorur këtë shprehje në një adresim të rrallë para kombit, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

“Dhimbja e kësaj dite – e ndjerë jo vetëm nga familja e mbretëreshës, por edhe nga i gjithë kombi, dhe vendet tjera në botë – lind nga jeta dhe shërbimi i saj i bollshëm”.

Ceremonia në këtë kishë ka përfunduar me dy minuta heshtje.

Arkivoli i mbretëreshës është duke kryer një shëtitje të fundit në Londër, para se të dërgohet në Kështjellën Uindsor.

Aty do të mbahet një shërbim më privat me 800 persona.

Në fund, Mbretëresha Elizabeta II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Dita e varrimit pritet të jetë emocionale për shumë britanikë.

Britania nuk ka organizuar ceremoni të tilla varrimi që 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i ish-kryeministrit, Winston Churchill.

Kush nuk është ftuar?

Për shkak të raporteve të tensionuara, Mbretëria e Bashkuar ka ftuar ambasadorët – jo krerët e shtetit – të disa shteteve, sikurse Iranit, Nikaraguas dhe Koresë së Veriut.

Rusia dhe Bjellorusia janë në mesin e një grupi të vogël që nuk janë ftuar fare në varrim për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin – ndaj të cilit Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione për udhëtim – veçse ka thënë se nuk do të mund të marrë pjesë në varrim.

Në këtë ceremoni nuk janë ftuar as liderët talibanë afganë dhe as ata të Mianmarit, Sirisë dhe Venezuelës.

“E mbaj mend përgjatë gjithë jetës sime”

Qindra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Londrës, nëpër të cilat do të kalojë arkivoli i Mbretëreshës.

Miliona të tjerë pritet të përcjellin ceremoninë mortore përmes transmetimeve të drejtpërdrejta.

Agjencia e lajmeve, Reuters, ka biseduar me dhjetëra persona që kanë udhëtuar nga rajone të ndryshme të Britanisë për të nderuar Mbretëreshën e ndjerë.

“Ajo ka qenë e pranishme te ne për kohë të gjatë, prandaj të gjithë e kemi marrë për të sigurt atë fakt. Jam këtu, sepse ajo është pjesë e historisë”, ka thënë Alexandra Stevenson, infermiere 35-vjeçare nga Londra.

Disa qytetarë duke pritur nëpër rrugë ceremoninë e varrimit të mbretëreshës.
Disa qytetarë duke pritur nëpër rrugë ceremoninë e varrimit të mbretëreshës.

“Atë e mbaj mend përgjatë gjithë jetës sime. Nuk jam shumë e dhënë pas familjes mbretërore, mirëpo më ka pëlqyer mbretëresha”, ka thënë Vicky McConkey, 70-vjeçare nga Londra.

“Atë e kemi quajtur shefe. Kam ardhur për ta respektuar. Jam veshur, i kam shkëlqyer këpucët, gjithçka”, ka thënë Mario Reid, veteran që ka shërbyer 22 vjet me inxhinierët në familjen mbretërore.

“Jam nga komuniteti i Karaibeve, dhe ne e festojmë jetën në vend që të vajtojmë – mirëpo e bëjmë këtë gjë me respekt”, ka thënë Craig Chambers, 32-vjeçar, punëtor në hekurudha.

Mbretëresha Elizabeta II ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë.

Ajo ka qenë në fron për 70 vjet – më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar.

Mbreti Charles III duke qëndruar pranë arkivolit të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II.
Mbreti Charles III duke qëndruar pranë arkivolit të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II.

Fronin e ka trashëguar djali i saj i madh, Charles, i cili tani njihet me emrin Mbreti Charles III.

Pallati Bakingam ka thënë se vetë Mbretëresha Elizabeta II – sa ka qenë gjallë – ka shtuar detaje personale në planin për ceremoninë e varrimit të saj.

Kisha e Uestministerit, ku do të mbahet shërbesa fetare, është vendi ku janë kurorëzuar mbretërit e mbretëreshat e Britanisë, përfshirë edhe Elizabeta II më 1953.

Në këtë kishë ajo është martuar me Princin Philip më 1947.

Në Uestminister nuk është mbajtur asnjë ceremoni mortore e monarkëve që nga shekulli i 18-të, edhe pse më 2002, aty është organizuar ceremonia e varrimit të Nënës Mbretëreshë, nënës së Elizabeta II.

Sfidat e sigurisë

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se varrimi shtetëror i Mbretëreshës Elizabeta II paraqet një sfidë “të pashembullt” sigurie, pasi qindra mijëra persona do të jenë në Londër.

“Kanë kaluar dekada qëkur ne kemi pasur kaq shumë liderë botërorë në një vend. Kjo është situatë e pashembullt… në raport me gjërat e tjera që ne po trajtojmë njëkohësisht”.

Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se mund të ketë persona që duan t’iu bëjnë keq liderëve botërorë, prandaj, “ne po punojmë jashtëzakonisht fort – policia, shërbimet e sigurisë dhe shumë të tjerë – për t’u siguruar që varrimi shtetëror të shkojë si duhet”.

Flamuj britanikë të vendosur në rrugët që çojnë në Pallatin Bakingam.
Flamuj britanikë të vendosur në rrugët që çojnë në Pallatin Bakingam.

Mbi 10.000 policë do të ofrojnë siguri në Londër të hënën. Qindra vullnetarë dhe anëtarë të ushtrisë po ashtu do të jenë në detyrë.

Për shkaqe sigurie, autoritetet në Londër kanë ndaluar fluturimin e përkohshëm të dronëve, ndërkaq aeroporti Hithrou do të ndalojë fluturimet, me qëllim që të mos krijohet zhurmë gjatë funeralit të monarkes.

Sfidë tjetër e sigurisë do të jenë turmat e njerëzve. Arkivoli i Mbretëreshës do të udhëtojë nëpër Londër në një distancë prej 32 kilometrash dhe e gjithë rrugët që do të përshkojë kortezhi mortor, do të ketë barriera. Kjo pasi, anash pritet të mblidhen afër qindra mijëra persona.

You Might Also Like

Ish-komandanti i grupit Sever, gjenerali Lapin, është shkarkuar nga ushtria

GUR: Tre helikopterë rusë të shkatërruar në Krimenë e aneksuar

Presidenti finlandez paralajmëron Evropën: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë gatishmëri për të luftuar Rusinë

Zjarret e mëdha në Turqi po shkatërrojnë Antalian pjesë-pjesë, elementi i zjarrtë po i afrohet vendpushimeve të famshme

Rusia si në Mesjetë, 17 skllevër të gjetur në punë të detyruar në një fermë në rajonin e Rostovit

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Diga në Ukrainë: Kur sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krime lufte?

Kosova Times Kosova Times June 7, 2023
Kriptorrëmujë në Kosovë: Ligji ende i papërfunduar
Rusia mund të shpërthejë në mini-shtete të armatosura me armë bërthamore në gjakderdhjen e Ballkanit, thotë ish-analisti i CIA-s
Përpjekjet për lirimin e gazetarit ukrainas Vladyslav Yesypenko
Parcelimi, hapi i parë drejt funksionalizimit të Parkut të Biznesit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?