By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Familjarët në rolin e infermierëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Familjarët në rolin e infermierëve
Ballina 1Lajme

Familjarët në rolin e infermierëve

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 4:04 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Në hyrje të gati secilës klinikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është i vendosur orari i vizitave të pacientëve – nga ora 14:00 deri në 14:30.

Në këtë kohë përfshihen edhe konsultimet me mjekë rreth gjendjes së pacientit. Megjithatë, ajo nuk përfillet dhe vizitorë mund të shohësh në çdo orë – madje edhe natën.

“Nuk mund të rrimë në shtëpi me gajle. Vetëm një person nuk mund të kujdeset për një të sëmurë, pjesërisht të palëvizshëm”, thotë Teuta Tasholli, babai i së cilës është i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë.

Ajo tregon se familjarët e ndihmojnë atë të ushqehet dhe rreth nevojave të tjera personale.

“Gjatë ditës vijmë shumë veta, jemi familje e madhe dhe endemi shumë herë”, thotë Tasholli.

Krahas personelit shëndetësor, edhe familjarët kujdesen për të afërmit e tyre që janë të shtrirë në ndonjërën nga klinikat e QKUK-së.
Krahas personelit shëndetësor, edhe familjarët kujdesen për të afërmit e tyre që janë të shtrirë në ndonjërën nga klinikat e QKUK-së.

Udhëheqësit e kësaj klinike pranojnë se në mungesë të stafit të infermierisë, kanë nevojë për ndihmën e familjarëve, por jo të një numri të madh të tyre.

“Janë disa nevoja që ne nuk mund t’i mbulojmë dhe familjarët, në raste të tilla, paraqiten si ndihmë. Neve na duhet një familjar, por aty vijnë tre, katër, pesë…”, thotë drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, për Radion Evropa e Lirë.

“Presioni nga familjarët për vizita pengon punën… Secili dëshiron të marrë informata për pacientët direkt nga mjeku. Nuk u mjafton që ne ta informojmë vetëm një familjar”, thotë ai.

Familjarët mbipopullojnë klinikat

Familjarët mbipopullojnë klinikat

Në klinikën që udhëheq Komoni, punojnë 26 mjekë dhe rreth 70 infermierë – me ndërrime dhe kujdestari. Klinika ka shtatë reparte me 49 dhoma.

Komoni thotë se, në bazë të standardeve, një infermier do të duhej të kujdesej për 4-5 pacientë, ndërsa në Neurologji ndodh që një infermier të kujdeset për 16 pacientë.

“Nuk dihet kush është vizitor e kush pacient”

Fluks i ngjashëm familjarësh mund të shihet edhe në Klinikën e Kardiologjisë, e cila ndodhet dhjetëra metra larg Neurologjisë.

Ekipi i REL-it qëndroi atje më 15 shtator, ku, përveç të tjerëve, pa edhe vizitorë me rroba të pluhurosura që, me sa duket, kishin ardhur direkt nga vendet e punës.

Vizitorë të pacientëve që janë të shtrirë në një prej Klinikave në QKUK.
Vizitorë të pacientëve që janë të shtrirë në një prej Klinikave në QKUK.

“Njerëzit kur po vijnë këtu, nga 10-15 veta, nuk po kuptohet se kush është vizitor e kush është pacient”, tha Shaban Hoxha, një pensionist nga Prishtina, i shtruar në Kardiologji për shkak të disa problemeve në zemër.

“Vizitorët duhet të reduktohen dhe kjo punë të rregullohet”, shtoi ai.

Udhëheqësit e Kardiologjisë thonë, po ashtu, se përballen me mungesë stafi.
Drejtori Lulzim Kamberi merr shembull Njësinë e Koronarografisë në Kardiologji, ku, siç thotë, një infermier duhet të kujdeset për 14 pacientë të shtruar gjatë natës, plus pranimet e reja.

“Në këtë situatë, sikur të mos i lejojmë palët [familjarët], ne do të kishim tepër probleme. Ne mund ta sjellim vendimin për t’i mbyllur dyert, por nuk mundemi, sepse na duhen familjarët, edhe për barna, edhe për ushqime”, thotë Kamberi, duke shtuar se numri i vizitave duhet të zvogëlohet.

Një dhomë e pacientëve me gjësendet e familjarëve që qëndrojnë aty, shtator 2022.
Një dhomë e pacientëve me gjësendet e familjarëve që qëndrojnë aty, shtator 2022.

Në Klinikën e Kardiologjisë punojnë 41 mjekë, 63 specializantë dhe 48 infermierë/e.
Një infermiere pranon se stafi nuk mund t’ia dalë i vetëm, por shton se prania e shumë vizitorëve në një dhomë e vështirëson punën.

“Gati asnjëherë nuk ka dhomë që nuk ka vizitorë gjatë ditës”, thotë kjo infermiere, duke mos dashur që të identifikohet.

Në QKUK, për sigurinë e objektit, është e angazhuar një kompani private. Punëtorët e saj gjenden në hyrje të klinikave, por jo gjithmonë i ndalojnë vizitorët.

Përfaqësues të kompanisë thonë për Radion Evropa e Lirë se janë duke bërë përpjekje që të zvogëlojnë numrin e vizitorëve, por, sipas tyre, kjo çështje varet nga udhëheqja e institucionit.

Kështu dukej korridori në Klinikën e Kardiokirurgjisë më 13 shtator 2022.
Kështu dukej korridori në Klinikën e Kardiokirurgjisë më 13 shtator 2022.

Drejtoria e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thotë se, shumë shpejt, do të nisë një “fazë e re e informimit” të pacientëve dhe familjarëve që i vizitojnë ata, por nuk japin detaje se si mund të ndikojë kjo dhe a mund të ndikojë në zvogëlimin e numrit të vizitorëve.

Cilat janë kapacitetet mjekësore?

Personeli shëndetësor i Kosovës përbëhet prej më shumë se 14.000 vetash, përfshirë më shumë se 3.200 mjekë të të gjitha profileve dhe mbi 7.000 infermierë.

Sipas Federatës Sindikale të Shëndetësisë, sistemit shëndetësor të Kosovës i nevojiten mbi 4.000 infermierë shtesë.

Kosova, prej vitesh, përballet me largim të stafit mjekësor.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021. Infermierë largohen po ashtu – kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Të larguarit ankohen kryesisht për kushtet e punës, përfshirë pagat.
Paga bruto, apo e pataksuar, e mjekëve në Kosovë është 630 euro, ndërsa e infermierëve rreth 400 euro.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Është thënë se përgjegjësitë e këtij komisioni do të përfshijnë zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Broja i pafat, dalin pamjet kur i japin oksigjen pas lëndimit

Kosova Times Kosova Times January 10, 2025
OVL-UÇK: Mbështetja e SHBA-së, vendimtare në rrugëtimin drejt lirisë
KEDS e shënoi me simulim zjarri Javën e Sigurisë në Punë
Posta e Kosovës nis shpërndarjen e gjobave digjitale të trafikut
Reali fiton Superkupën e Spanjës për të 13-ën herë në histori
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?