By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të shtëna me armë në Universitetin e Kentucky-t në SHBA: Një student u vra, policia njoftoi identitetin e sulmuesit
December 10, 2025
Tensione të rrezikshme midis Kinës dhe Japonisë, një seri incidentesh. Reagojne ShBA
December 10, 2025
Papa kritikon Trumpin për komentet mbi Evropën
December 10, 2025
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti u “informua nga AKI” për planin për atentat ndaj tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti u “informua nga AKI” për planin për atentat ndaj tij
Ballina 1Lajme

Kurti u “informua nga AKI” për planin për atentat ndaj tij

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 3:54 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) se ka pasur një plan për atentat ndaj tij në vitin 2021.

“Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti të lëshuar më 19 shtator.

Aty nuk jepen hollësi të tjera, por në bazë të raportimeve të mediave në Shqipëri, njësia kundër-terrorizmit e Policisë së Kosovës ka marrë informacione nga burime të inteligjencës për plane për vrasjen e tre personave: Albin Kurti, Xhavit Haliti dhe Ismet Haxha.

Haliti, deputet i subjektit opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar për mediat lokale në Kosovë se ka pranuar informacione për kërcënime ndaj jetës së tij.

Ndërkaq, Ismet Haxha është ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Vrasja e këtyre tri figurave ishte planifikuar me qëllim të, siç thuhet në dokumentin të cilit i referohen mediat në Shqipëri, “destabilizimit të Kosovës”.

Sipas raportimeve, Prek Kodra, shtetas i Shqipërisë, dyshohet se ka planifikuar vrasjen e tyre. Ai po ashtu, sipas dokumentit, ka qenë i dyshuar për përfshirje në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e këtij dokumenti.

Ky dokument thuhet se është publikuar nga hakerët që kanë sulmuar ueb-faqet e institucioneve shqiptare në korrik dhe në shtator të këtij viti. Shqipëria ka fajësuar Iranin për sulmet kibernetike dhe ka ndërprerë raportet diplomatike me Teheranin.

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Paralajmërohen barrikada në veri, Kosova thotë se po zbaton ligjin sa i përket targave

Kosova Times Kosova Times October 27, 2022
Osmani: Ilir Konushevci, ndër figurat më të rëndësishme të UÇK-së
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik
Kurti përfundon takimet me udhëheqësit evropianë
Kievi raporton për sulmin e tretë masiv rus brenda katër ditëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?