By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Britania shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në Bashkësinë Politike Evropiane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Britania shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në Bashkësinë Politike Evropiane
Ballina 2Rajon / Botë

Britania shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në Bashkësinë Politike Evropiane

Kosova Times
Last updated: 2022/09/20 at 9:16 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Mbretëria e Bashkuar po e shqyrton mundësinë që të bëhet pjesë e Bashkësisë Politike Evropiane gjatë muajit të ardhshëm.

Takimi i parë i Bashkësisë Politike Evropiane pritet të mbahet më 6 tetor në Pragë të Çekisë. Ideja për krijimin e kësaj bashkësie është prezantuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në muajin maj, i cili ka thënë se do të ishte “një hapësirë e re” për bashkëpunim.

Qeveria britanike, siç raporton BBC, dëshiron më shumë detaje për samitin, para se kryeministrja Liz Truss të vendosë nëse do të marrë pjesë në takimin në Pragë.

Macron ka sugjeruar se ky grup mund të diskutojë për sigurinë, energjinë, transportin, por edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Bashkësia Politike Evropiane mëton që të jetë një forum që shkon përtej 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor pritet që të ftohen që të marrin pjesë në këtë bashkësi, por edhe të gjitha shtetet e BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Kur është prezantuar si ide, Franca ka thënë se Bashkësia Politike Evropiane nuk do të jetë alternativë për anëtarësimin në BE.

Ide të ngjashme për krijimin e një bashkësie të tillë ka dhënë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Edhe ai ka thënë se këto ide nuk duhet të shihen si zëvendësim për anëtarësimin në bllok.

Por, njohësit e çështjeve politike evropiane, i kanë thënë më herët REL-it se propozimet për krijimin e një organizate politike, me qëllim të bashkimit të shteteve që ndajnë vlerat e BE-së, por që s’janë pjesë e bllokut, janë një përpjekje për të ndalur zgjerimin e BE-së.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse Vulin u hoq nga lista e Vuçiqit për qeverinë e re?

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
Sveçla: Në sulmin në Banjskë mori pjesë bashkëpunëtori i afërt i djalit të Vuçiqit
NATO filloi dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë
Autobusi përfshihet në një aksident të rëndë në Kroaci: Disa të vdekur dhe të plagosur
Garda Revolucionare e Iranit konfiskon një anije afër Ngushticës së Hormuzit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?