By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Ngarkesa e gjykatave me lëndë civile si pasojë e kontratave kolektive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD: Ngarkesa e gjykatave me lëndë civile si pasojë e kontratave kolektive
Ballina 1Lajme

IKD: Ngarkesa e gjykatave me lëndë civile si pasojë e kontratave kolektive

Kosova Times
Last updated: 2022/09/20 at 2:29 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën, ka mbajtur konferencë për media, gjatë së cilës është publikuar raporti: “Regresi i drejtësisë civile”, i cili raport paraqet gjetjet nga monitorimi që IKD i ka bërë rasteve gjyqësore civile gjatë vitit 2021.

Anesa Hoxha, hulumtuese në IKD tha se ngarkesa e gjykatave me lëndë civile është si pasojë e administrimit jo adekuat të institucioneve përkitazi me kontratat kolektive.

Fillimisht, Hoxha ka thënë se nga monitorimi sistematik që IKD i bën sistemit të drejtësisë gjatë vitit 2021 ka monitoruar gjithsej 1.166 seanca të natyrës civile prej të cilave 911 janë mbajtur ndërsa 255 janë shtyrë, e që sipas këtyre të dhënave del se çdo e pesta seancë civile është shtyrë.

Ajo ka shtuar se viti 2021 është një nga vitet i cili ka shënuar rekord të ngritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti.

“Nëse e shohim kronologjikisht, që nga viti 2018 e deri në fund të vitit 2021, numri i lëndëve të pazgjidhura pothuajse është dyfishuar përderisa në vitin 2018 numri i lëndëve të pazgjidhura ka qenë 44,213, në vitin 2021 ka qenë 85,087”, tha Hoxha.

Sa i përket ngarkesës së gjykatave me lëndë civile, sipas Hoxhës, faktori kryesor i kësaj dukurie është rritja eksponenciale e numrit të lëndëve të pranuara, ku gjatë vitit 2021 janë pranuar 43,536 lëndë.

Ndërsa, ajo shtoi se shkaktari kryesor i rritjes së numrit të lëndëve të pranuara dhe i rëndimit kaq të madh të sistemit gjyqësor konsiderohet të jetë administrimi jo adekuat i institucioneve të cilat janë të obliguara që të përmbushin detyrimet sipas Kontratave Kolektive.

Mos zbatimi i obligimeve që rrjedhin nga këto kontrata, sipas Hoxhës, ka bërë që të drejtat që rrjedhin nga këto kontrata të fitohen vetëm përmes rrugëve gjyqësore dhe kjo qasje ka rënduar tejmase gjendjen e sistemit të drejtësisë.

“Vetëm gjatë vitit 2021, rreth 17.400 lëndë civile apo 40% e lëndëve të pranuara janë lëndë të cilat rrjedhin nga kontestet që ndërlidhen me zbatimin e obligimeve përkitazi me kontratën kolektive”, tha Hoxha.

Përpos rëndesës së sistemit gjyqësor, ky mos veprim nga ana e institucioneve administrative, siç tha Hoxha, dëmton edhe buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që kur realizimi i të drejtave që rrjedhin nga kontratat kolektive i nënshtrohet rrugëve gjyqësore, atëherë krijohen edhe shpenzimet procedurale, që në disa raste dinë të jenë më të larta se sa vet e drejta që kërkohet.

Sa i përket efikasitetit të gjyqtarëve, Hoxha tha se nëse merret si pikë reference numri i lëndëve të cilët gjyqtarët obligohen ti zgjidhin brenda një viti, atëherë del se rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura i ka kontribuar edhe mos efikasiteti i gjyqtarëve, kjo pasi që sipas Hoxhës, mesatarisht brenda vitit ka zgjidhur 115 lëndë më pas se sa obligimi i tyre i përcaktuar nga KGjK.

Ndërsa, sipas hulumtueses së IKD-së, Justina Frrokaj, njëra ndër sfidat tjera të administrimit te drejtësisë civile vazhdon të mbetet kohëzgjatja e procedurave gjyqësore.

Tutje, ajo ka thënë se sipas llogaritjeve të KGJK-së, mesatarja e kohëzgjatjes së lëndëve të zgjidhura vetëm në shkallë të parë është 1.261 ditë. Kjo nënkupton së për të marrë epilog një lëndë civile, vetëm në shkallë të parë, qytetarët duhet të presin gjithsej 3.4 vite.

Sipas këtyre llogaritje ajo është shprehur se në total, kohëzgjatja e një lëndë civile nga momenti i parashtrimit në gjykatë e deri në momentin kur e njëjta përfundon në Gjykatën e Apelit është gjithsej 5.3 vite.

“IKD ka evidentuar një rast kur nga data e paraqitjes së padisë e deri në nxjerrjen e vendimit nga ana e Gjykatës së Apelit kanë kaluar gjithsej 14.2 vite”, ka shtuar Frrokaj.

Në anën tjetër, ajo ka thënë se IKD ka evidentuar trajtim selektiv të rasteve në kuptim të caktimit të seancës përgatitore duke theksuar se nga gjetjet është evidentuar një rast në të cilin kanë kaluar mbi 18 vite deri në caktimin e seancës përgatitore.

IKD e ka kritikuar një qasje e tillë duke thënë se paraqet dëmtim të të drejtave të palëve si dhe dëmton imazhin e gjyqësorit në publik.

Po ashtu, nga ky raport është identifikuar një shpërndarje jo proporcionale e gjyqtarëve në vitin 2021.

Lidhur me këtë, Frrokaj ka thënë se Gjykata Themelore në Gjakovë dhe Pejë me më pak gjyqtarë ka pasur më shumë lëndë për të trajtuar në krahasim me Gjykatën Themelore në Gjilan e cila ka pasur më shumë gjyqtarë dhe më pak lëndë.

“Në Gjykatën Themelore në Gjakovë gjatë vitit 2021 kanë qenë 4 gjyqtarë të cilët kanë gjykuar lëndë të natyrës civile, në Pejë kanë qenë 6 derisa në Gjilan kanë qenë 9 të cilën kanë trajtuar më pak lëndë sesa ato në Gjakovë e Pejë”, ka thënë ajo.

Sipas IKD-së, gjatë monitorimit të sistemit të drejtësisë ka pasur raste të kundërligjshmërisë dhe jo uniformitetit lidhur me tërheqjen e padisë.

Për këtë, Frrokaj ka thënë se ka pasur raste kur paditësit nuk janë paraqitur në seancë dhe gjyqtarët i kanë konsideruar të tërhequra paditë, përkundër faktit se në seancë nuk ka marrë pjesë edhe i padituri.

“Neni 423.3 i Ligjit Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore përcakton se “Në qoftë se paditësi nuk vjen në seancën kryesore, edhe pse është thirrur rregullisht, konsiderohet se e ka tërhequr padinë, përveçse kur i padituri deklaron se kërkon që të zhvillohet shqyrtimi kryesor i çështjes në mungesë të paditësit”, ka shtuar hulumtuesja e IKD-së.

Për këtë dukuri, IKD ka vlerësuar se në këto situata duhet të ndërhyjë Gjykata Supreme, duke dhënë një mendim juridik lidhur me mënyrën adekuate të vendosjes në këto raste. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sulm vdekjeprurës në një muze në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times April 25, 2023
Kurti: Greqia mund të na njohë së shpejti
Kurti me përfaqësuesin e Gjermanisë për Ballkan: Marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht
Xhamitë në Kosovë mbledhin mbi 400 mijë euro për të prekurit nga termeti
Niset nga aeroporti i Prishtinës për në Dortmund, aeroplani kthehet mbrapsht, kjo është arsyeja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?