By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush e përcakton fundin e pandemisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kush e përcakton fundin e pandemisë?
Ballina 2Shëndetësi

Kush e përcakton fundin e pandemisë?

Kosova Times
Last updated: 2022/09/20 at 4:56 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Një përcaktim të qartë se kur fillon dhe kur mbaron një pandemi, nuk ka. Po ashtu, kërcënimi që paraqet shpërthimi global i një sëmundjeje mund të ndryshojë nga vendi në vend.

“Është disi një gjykim subjektiv, sepse nuk ka të bëjë vetëm me numrin e rasteve. Ka të bëjë edhe me ashpërsinë dhe ndikimin”, thotë Michael Ryan, shef i urgjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli një koronavirus – që më vonë u emërua SARS-CoV-2 – “krizë globale shëndetësore, me shqetësim ndërkombëtar”.

Pak kohë më vonë, në mars të atij viti, OBSh-ja shpalli pandeminë, që nënkuptonte përhapjen e koronavirusit pothuajse në çdo kontinent.

Në më shumë se dy vjet e gjysmë deri më tash, mbi 6.5 milionë njerëz humbën jetën nga ky koronavirus, ndërsa u infektuan mbi 612 milionë, tregojnë shifrat e Universitetit Johns Hopkins në ShBA.

Vaksinat dhe trajtimet ndihmuan në uljen e shkallës së viktimave dhe, sipas OBSh-së, numri i vdekjeve globale nga koronavirusi, javën e kaluar, ishte më i ulëti që nga marsi i vitit 2020.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën se pandemia në ShBA “ka marrë fund”, edhe pse ky vend vazhdon të operojë nën urgjencën e shëndetit publik, e cila është shpallur për herë të parë në janar të vitit 2020.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, tash për tash, pritet ta ripërtërijë këtë përcaktim në tetor.

Ekspertë të sëmundjeve infektive thonë se pandemia mund të konsiderohet gjerësisht e përfunduar, kur OBSh-ja përcakton se virusi nuk është më emergjencë me shqetësim ndërkombëtar. Komiteti i ekspertëve të OBSh-së e rivlerëson gjendjen çdo tre muaj.

“Nuk do të ketë një ditë kur dikush do të thotë: Në rregull, pandemia ka mbaruar”, thotë Chris Woods, ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Duke në ShBA.

Ai thotë se nuk ka kritere të miratuara në mënyrë universale për fundin e pandemisë, por shton se vendet ka të ngjarë të presin një periudhë kur numri i rasteve është në rënie të vazhdueshme.

Shkencëtarët presin që COVID-19 – sëmundja që e shkakton koronavirusi SARS-CoV-2 – të bëhet më e parashikueshme si gripi, që do të thotë se do të shkaktojë shpërthime stinore, por jo rritje të madhe të numrit të rasteve.

Por, edhe atëherë, thotë Woods, disa shprehi, të tilla si mbajtja e maskave në vende publike, mund të vazhdojnë.

“Edhe pasi të përfundojë pandemia, COVID do të jetë ende me ne”, thotë ai.

Aktualisht, në qarkullim është varianti Omicron i koronavirusit, i cili vazhdon të shkaktojë sëmundje të rënda, e madje edhe vdekje, sidomos në mesin e njerëzve me sëmundje shoqëruese.

“Është e rrezikshme të supozohet se Omicron do të jetë varianti i fundit”, thotë shefi i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar, ai tha se “fundi i pandemisë po shihet”, por kërkoi nga vendet që të ruajnë vigjilencën.

Një pandemi tjetër?

Në një opinion të publikuar në mars të këtij viti, OBSh-ja vlerësoi se “nuk është kurrë shumë herët për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme”, pasi “fatkeqësisht, COVID-19 nuk do të jetë e fundit”.

“Derisa rikuperohemi nga kjo krizë, ne duhet të ndërtojmë sisteme për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur urgjencave të ardhshme të shëndetit publik. Ato duhet të jenë bashkëpunuese, multi-sektoriale dhe gjithëpërfshirëse”, tha OBSh-ja.

Zgjidhja, sipas OBSh-së, është e trefishtë: forcimi i sistemeve shëndetësore, afrimi i shërbimeve shëndetësore me njerëzit dhe investimi në gatishmëri dhe reagim ndaj pandemisë.

Shpëtimi i jetëve fillon me investime në shëndet dhe në sistemet shëndetësore, sipas OBSh-së.

You Might Also Like

Uashingtoni me ligj detyrohet: Nuk ka vizatime kufijsh apo ndarje territoresh në Ballkanin Perëndimor, “spiunët” rusë dhe kinezë po hetohen

Trump ndryshon politikën që i dha botës një gjumë më të qetë për 30 vjet: Urdhëron testimin e armëve bërthamore

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

VIDEO: Droni rus drejtohet drejt një ekipi gazetaresh, ushtari ukrainas e qëllon me pushkë

Bill Gates surprizon me deklaratat mbi ndryshimet klimatike

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Odessa u sulmua nga dronë, në Kharkov ditë zie për të vrarët më 23 janar

Kosova Times Kosova Times January 25, 2024
Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore
Superliga vazhdon sot me dy duele interesante
Sylvinho do qëndrojë në Shqipëri!
Nën rrjeta merimangash, Psikiatria trajton mijëra pacientë në vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?