By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Memli Krasniqi prezanton të detajuara pesë masat për dalje nga kriza ekonomike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Memli Krasniqi prezanton të detajuara pesë masat për dalje nga kriza ekonomike
Ballina 1Lajme

Memli Krasniqi prezanton të detajuara pesë masat për dalje nga kriza ekonomike

Kosova Times
Last updated: 2022/09/20 at 5:14 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot të detajuara 5 masat e propozuara nga ai, që do të ndikonin në përballimin e qytetarëve me gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën po kalon Kosova.

Lideri i opozitës, ka publikuar në faqen e tij në facebook, pesë masat e detajuara, me shifra konkrete se si do të ndikonin në ndihmën e qytetarëve të Kosovës.

Deri tani, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur ndonjë reagim nëse këto propozime të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi do të marrin mbështetjen e pushtetit.

Pesë masat e propozuara nga Memli Krasniqi:

1. Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë-mujore. Duke marrë parasysh se kostoja mesatare e shportës së produkteve ushqimore esenciale për një familje kosovare është rreth 422 euro, nga kjo masë një familje mesatarisht do të përfitonte një zbritje të kostos së jetesës prej 33,76 euro në muaj.

2. Të lirohen nga akciza produktet e naftës për një periudhë gjashtë-mujore, gjë e cila do të ulë çmimin e naftës për 36 centë në litër. Duke supozuar një shpenzim mujor prej 60 litra naftë në muaj për një familje, atëherë përfitimi direkt mesatar mujor nga kjo masë do të ishte 21.6 euro në muaj.

3. Të lirohet nga TVSH-ja konsumi i energjisë elektrike për një periudhë gjashtë-mujore dhe të subvencionohen me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 këh. Duke marrë për bazë një faturë prej rreth 90 euro që rezulton nga një konsum i tillë, atëherë vlerësojmë se përfitimi mujor nga kjo masë për një familje do të jetë 27.9 euro.

4. Të rriten pagat, pensionet dhe ndihmat sociale për të paktën aq sa është norma mesatare e inflacionit (rreth 15%). Nëse e marrim për bazë pagën mesatare prej 484 euro sa ka qenë në vitin 2021, atëherë përfitimi mujor nga kjo masë për punonjësit do të ishte rreth 72.6 euro në muaj.

5. Të lejohet tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale dhe të rimbursohet gradualisht shuma e tërhequr për kontribuuesit që kanë më pak se 10,000 euro në llogaritë e Trusti-t. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emergjencë

Në ndërrimin e vitit, Kurti vizitoi FSK-në e zyrtarët policorë në detyrë

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

26 vjet nga publikimi i raportit ‘Java e terrorit në Drenicë’

Kosova Times Kosova Times February 8, 2025
Permbytjet ne Dalmaci: Vija bregdetare e shkatërruar, fekalet lundrojnë, popullsia në lot
SHBA shtyn përpara zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez
Putin akuzon Ukrainën për “akt terrorizmi” në Urën e Krimesë
Reagon Mexhiti: Mbaroi loja, gjuha shqipe nuk u ndalua
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?