By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini akuzon Mitsotakis, Gerapetritis, Sakellaropoulou dhe Christodoulides për “rusofobinë”
August 2, 2025
Si ta dallojmë të vërtetën nga e rreme në botën e inteligjencës artificiale?
August 2, 2025
Turqia shpall parqe detare në Egje dhe Mesdheun Lindor – Përjashton Kastellorizon
August 2, 2025
Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt
August 2, 2025
UNICEF: 18,000 fëmijë të vrarë në Gaza në 22 muaj, 28 në ditë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia “ka lëvizur nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia “ka lëvizur nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia “ka lëvizur nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2022/09/20 at 2:35 PM
Kosova Times Published September 20, 2022
Share
SHARE

Inteligjenca britanike e Mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj më 20 shtator se beson që flota ruse në Detin e Zi ka lëvizur nëndetëset nga porti i Gadishullit të Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase.

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit se komanda e flotës në Detin e Zi “pothuajse me siguri ka lëvizur nëndetëset e stilit KILO”, drejt Novorosiskut në Krasnodar Krai.

“Kjo gjë ka shumë mundësi të ketë ndodhur për shkak të ndryshimeve të fundit dhe rritjes së nivelit të kërcënimit nga kapaciteti ukrainas për sulme me rreze të gjatë”, është thënë në vlerësim.

Ministria britanike ka cituar sulmet që kanë ndodhur në dy muajt e fundit në bazën e flotës ruse dhe bazën e aviacionit detar.

“Siguria e bazës tani rrezikohet drejtpërdrejt nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë ministria britanike.

Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në fillim të muajit shtator, për të rikthyer kontrollin në territoret e pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.

Ushtria ukrainase pretendon se ka fituar kontrollin e mbi 8.000 kilometrave katrorë në rajonin e Harkivit, prej nisjes së kundërofensivës.

Ushtria ruse ka thënë se trupat e saj janë tërhequr nga Harkivi për t’u rigrupuar.

Megjithatë, ekspertët besojnë se Rusia ka përdorur arsyetim të njëjtë edhe kur ka dështuar që të fitojë kontrollin e Kievit, disa javë pas nisjes së luftës, dhe për pasojë është tërhequr nga ai rajon.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Kremlini akuzon Mitsotakis, Gerapetritis, Sakellaropoulou dhe Christodoulides për “rusofobinë”

UNICEF: 18,000 fëmijë të vrarë në Gaza në 22 muaj, 28 në ditë

Rusia godet Ukrainën me predha, Shaheda, dronë reaktivë, vret dy persona në Kherson

Hidhini një sy brenda bunkerit më të madh privat në Zvicër, i cili mban më shumë se 500 njerëz

Dronët ukrainas sulmojnë objektiva në Rusi dhe në Krimenë e aneksuar

Kosova Times September 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kabashi-Rama: Shqetësuese ajo çka po ndodh në fushën e sigurisë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2024
Çfarë dihet për sanksionet amerikane kundër Vulinit?
SBU: Koloneli Voronich u qëllua nga agjentë të shërbimeve speciale ruse
Kurti mirëpret Skolimowska: Diskutime për zhvillimin dhe mbështetjen e artit në Kosovë
Largohet nga puna aktorja e vetme shqiptare në Preshevë, reagon Kamberi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?