Partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur platformën e organizatës “Gratë për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”, me ç’rast kreu i kësaj partie, Albin Kurti ka shpalosur programin e tij për të fituar edhe një mandat në krye të kësaj partie.
Fillimisht, folën, kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia dhe kandidatja e organizatës “Gratë për Vetëvendosje” Albulena Haxhiu.
Kryetari i Degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, pati fjalë të mëdha për kreu e partisë njëherësh kryeministër, Albin Kurti.
Ai tha se për këto vite, emri i tij është lidhur me drejtësi e me punë të palodhshme.
“Ne synojmë me gratë e vajzat drejtësinë, me djemtë drejtësinë e me popullit barazinë. Ne këmbëngulim për ndryshimin e gjendjes. Para 100 ditësh shënuam themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje. 17 vjet ide, punë e angazhim. Këtë vit të 17-të ka nevojë për frymën, vullnetin e vendosmërinë. Kryeministri jonë sot e shpalos kandidaturën e tij për 4 vjetët e ardhshme. Në gjithë këto vjet emri i tij është lidhur më vendosmërinë e punën e palodhshme dhe drejtësinë për qytetarët. I palëkundur i vendosur dhe me vizion të qartë ky është drejtuesi ynë Albin Kurti”, u shpreh Vitia.
Kandidatja për Kryetare e organizatës “Gratë për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, tha se rrugëtimi i grave në këtë parti ka një historik të gjatë dhe sipas saj jep një kuptim përpjekës së tyre. Tha se vetëthemelimi i platformës “Gratë për Vetëvendosje” është menduar për të krijuar hapësira që gratë të jenë të përfaqësuara në të gjitha nivelet.
“Ky rezultat është puna dhe mundi i grave dhe vajzave ndër vite të cilat kanë kërkuar drejtësinë. Aktivistet i kanë sjellë aksionin, pra nuk është vetëm një feminizëm por për luftë të barazisë e drejtësisë. Përpjekja e grave përmban zjarrin dhe vrullin e VV-së. Ne kemi trashëguar histori të grave të Kosovës, gratë e pajtimit të gjaqeve, gratë në UÇK, e kështu më radhë. Në zgjedhjet e fundit mbi 50 për qind e vota për VV-në erdhën nga gratë, dhe fitorja ju takon vajzave dhe grave”, tha Haxhiu.
Tutje, Haxhiu paraqiti platformën e saj, e cila sipas saj parasheh barazi për gratë dhe vajzat.
“25 për qind janë vajza dhe gra ndërsa 75% burra. Ne do të punojmë që asnjë rast i seksizmit të mos mbetet i pandëshkueshëm. Nuk e pranojmë më gjuhën fyese. Jam e bindur që do të arrihen me punën e madhe të aktivisteve të VV-së dhe grave e vajzave që do të bashkohen. Ajo çka na duhet është te jemi bashkë për njëra tjetrën dhe zotohem se do të luftoj për këto parime pa kursim”, tha ajo.
190689 847448Some times its a discomfort in the ass to read what blog owners wrote but this internet website is rattling user friendly ! . 551937