By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 3:08 PM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku rus që dyshohen për evazion fiskal dhe për shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian, thanë prokurorët.

Burimet e AFP-së thanë se pronat e shënjestruara i përkasin miliarderit Alisher Usmanov.

Bastisjet u përqendruan në dy prona që thuhet se i përkasin Usmanovit, 69 vjeç, në Miesbah të Bavarisë.

Në njoftimin e Policisë, autoritetet nuk emëruan të dyshuarin, por burimet e afërta me hetimin thanë për AFP-në se bëhet fjalë për Usmanovin, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ish-shef i Federatës Ndërkombëtare të Skermës.

Midis viteve 2017 dhe 2022, i dyshuari ishte akuzuar se kishte fshehur disa miliona euro që i kishte fituar përmes aktiviteteve joligjore, përfshirë përmes ikjes së taksave. E gjithë kjo ishte bërë përmes “rrjetesh komplekse të kompanive dhe korporatave”, duke fshehur origjinën e parave, tha Policia gjermane.

Rreth 250 policë u përfshin në bastisje dhe evazioni fiskal vlerësohet se arrin në 550 milionë euro, raportoi revista Der Spiegel.

Në operacionin policor në total u shënjestruan 24 prona që i përkasin oligarkut rus dhe katër personave të tjerë, thanë prokurorët në Mynih.

Usmanov po ashtu akuzohet se ka përdorur fondet e ngrira nën sanksionet e BE-së për të paguar monitorimin e pronave nga kompani të sigurimeve, thanë prokurorët gjermanë.

Katër personat e tjerë dyshohet se kanë ofruar për oligarkun shërbime të vëzhgimit.

Mediat gjermane më herët gjatë këtë viti raportuan se autoritetet kishin konfiskuar jahtin “Dalibar”, në pronësi të Usmanovit.

Ky jaht ishte ankoruar në portin e Hamburgut që prej tetorit të vitit 2021 për riparime.

Në listën e Sunday Times, Usmaov më 2021 ishte radhitur në vendin e gjashtë në listën e personave më të pasur në botë.

Ai është një prej dhjetëra miliarderëve rusë që janë shënjestruar nga sanksionet e Perëndimit, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Usmanov besohet se aktualisht po jeton në Uzbekistan, raportoi Der Speigel.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prishtinë: Ultrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare

Kosova Times Kosova Times December 16, 2023
Një protestë e madhe në një qytet gjerman kundër mbajtjes së kongresit të AfD. Ka pasur një konflikt
Delawie: Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin
Një vit nga shkatërrimi i digës: Ukraina ende vuan pasojat e përmbytjeve
Shpërthimi para një sinagoge në Francë nuk ishte i rastësishëm: “Ata donin të vrisnin hebrenjtë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?