By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Analiza e Andrei Kolesnikov për zgjedhjet ruse të 2024-ës
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca vizitoi Lezhën dhe bëri nderime te Memoriali i Skënderbeut
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca vizitoi Lezhën dhe bëri nderime te Memoriali i Skënderbeut
Lajme

Konjufca vizitoi Lezhën dhe bëri nderime te Memoriali i Skënderbeut

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 5:18 PM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

Në vazhdën e vizitës në Shqipëri, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetari Bekim Arifi, shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, vizitoi sot qytetin e Lezhës.

Në Bashkinë e këtij qyteti kryetari Konjufca u prit në një takim të përzemërt nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Duke e falënderuar kryetarin Ndreu për pritjen, kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh i nderuar që gjendet për vizitë në qytetin historik të besëlidhjes shqiptare dhe tani njëri nga vendet me resurse të veçanta turistike.

Kryebashkiaku Ndreu, nga ana e tij, e njohu kryetarin Konjufca për angazhimet e shtuara, me qëllim të përmirësimit të kushteve për turistët, veçanërisht pushuesit bregdetarë, të cilët, siç u tha, po i japin një hov të madh zhvillimin të turizmit.

Në takim u vlerësua se midis Kosovës dhe Lezhës tashmë është sendërtuar një lidhje e fuqishme, jo vetëm për shkak të vlerave historike që ofron Lezha, por edhe për faktin se bregdeti që shtrihet në këtë zonë vazhdon të mbetet pikë referimi për mijëra qytetarë të Kosovës gjatë sezonit së pushimeve.

Gjatë qëndrimit në Lezhë, kryetari Konjufca vizitoi edhe Memorialin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe vendosi lule pranë vendvarrimit të heroit kombëtar.

Pas nderimeve, kryetari Glauk Konjufca e konsideroi Lidhjen e Lezhës njërën nga tri ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, ndërsa Skënderbeun figurën më të rëndësishme përbashkuese për kombin shqiptar.

“Kam kënaqësinë të jem në Lezhë dhe të kemi një mikpritje vëllazërore nga kryetari i Bashkisë. Jemi këtu në njërin prej vendeve historike më të rëndësishme të kombit shqiptar. Kuvendi i Lezhës është njëra ndër tri ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë, ndërsa figura dhe personaliteti i heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, padyshim që është historikisht më e rëndësishmja për kombin shqiptar. Luftërat e tij të lavdishme por edhe qëndresa e tij madhështore, ndodhen në themel të identitetit dhe vetëdijes sonë kombëtare”, theksoi kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi se krahas historisë, qytetarët e Kosovës me Lezhën i lidhë edhe përditshmëria.

“Lezha është një vend shumë i dashur dhe turistik për qytetarët tanë, të cilët vijnë masivisht për pushime dhe këtu gjejnë një mikpritje e cila i frymëzon edhe më shumë për të ardhur në vitet e tjera”, tha kryetari Glauk Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani takon presidentin e Emirateve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt-Murselit arrijnë në Gjykatë

Tentim vrasje në Prishtinë, policia konfiskon 5 gëzhoja

Ndërron jetë personi që u godit nga një veturë të shtunën në Prishtinë

Peach vizitoi ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdoi për kontributin në KFOR

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?