By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nëse Ukraina bie, Ballkani dhe Polonia janë të radhës”: Ish-zëvendspresidenti amerikan sulmoi ashpër Trumpin, pretendon se këto janë qëllimet e Putinit
May 24, 2025
Tovërlani publikon listën për dy miqësoret
May 24, 2025
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës
May 24, 2025
Partia e Rashiqit e dënon incidentin me maturantët, kërkon hetim
May 24, 2025
Krasniqi për Thaçin: Të presim së shpejti në liri
May 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me ADN fillon një faqe e re politike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Me ADN fillon një faqe e re politike!
Opinion

Me ADN fillon një faqe e re politike!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 10:47 AM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

I përkas të djathtës shqiptare, andaj nuk kam nostalgji për pushtetet e kaluara, e aq më pak për neokomunistët në pushtet, e për më pak se kaq për neokomunistët e mbështjellë me flamur dardan që ju futen nën sqetull majtistëve bolshevik. I besoj vetëm ADN-së, të ardhmes politike, i besoj vetes time dhe qytetarëve të vendit tim. Me ADN-në e fillojmë një faqe të re politike në historinë e Kosovës së lirë.

Hyp njëri e zbrit tjetri nga pushteti, më i zi i riu se i vjetri

Lakmia për pushtet apo më mire të themi, dëshira për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe të paligjshme i bëri të barabartë pothuajse të gjithë ata që e shijuan pushtetin në Kosovën e pasluftës, saqë më qytetaret nuk kanë çfarë të zgjedhin dhe për kë të votojnë, pasi, nga fillimi e deri në fundin e “thesit” të njëjtë janë bërë, kusarë të pangopshëm politik mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi. Edhe përkundër konvertimit nga njëra parti në tjetrën, nga njëri paketim politik në tjetrin përmbajtja e politik-bërjes ka mbetur e njëjtë dhe e pandryshuar!

Këshilla e mikut për të mos u “djegur” politikisht

Gjatë pushimeve të gushtit në vendlindje, derisa bisedoja me një mik timin (Doktor i Shkencave Politike) rreth iniciativës për themelimin e Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), këshilla e tij miqësore ishte që të pres së paku deri në Pranverë, me arsyetimin që të mos “digjem” politikisht! Në atë moment më shkoj buza në gaz, dhe menjëherë doktori më pyeti, pse po qesh?

Përgjigja ime ishte kjo; “Unë u dogja si qiriu për katër dekada për t’u bërë dritë të tjerëve, jam i gatshëm të digjem derisa të venitem për të mirën e bashkatdhetarëve dhe interesin e atdheut tim të shenjtë. Më mirë është të digjem unë, e të mos shkretohet ky vend nga popullata e saj. A po e sheh se në çfarë niveli alarmant është zbrazja e Kosovës nga të rinjtë dhe në çfarë rreziku është ekzistenca e shtetit. Koha nuk pret, kjo iniciativë mbase është e vonuar, por më mirë tani sa nuk është bërë vonë për gjithçka”!

Për një mentalitet tjetër qeverisës

Angazhimi im politik është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën kemi punuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë duke ëndërruar dëshmorët e lirisë.

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, mentaliteti qeverisës në vendin tonë ende nuk ka ndryshuar, fatkeqësisht as me qeverinë e fundit, edhe përkundër premtimeve për ndryshim.

Këtë që e them e arsyetojë me faktin se, për një qeveri që e ka vizionin e qartë dhe donë me i qëndrua besnik parimeve dhe premtimeve të dhëna para elektoratit, do të mjaftonin gjashtë muaj për ta dëshmuar vetën që është në rrugë të mbarë. Mirëpo, të kalojnë afërsisht dy vite dhe mos me e pa asnjë ndryshim, asnjë përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, atëherë për mua është e pamjaftueshme.

Nuk mjaftojnë ndërrimet e bordeve dhe agjensioneve, duke hequr një palë njerëz nga funksionet për të vendosur njerëzit e vet. Ky nuk është mentaliteti qeverisës që i duhet Kosovës.

Vendit tonë i duhet një mentalitet tjetër qeverisës, mbi bazën e meritokracisë e jo të nepotizmit dhe aspekteve tjera korruptive.

Për këtë arsye nuk pajtohem me mentalitetin aktual qeverisës të vendit tonë dhe për këtë arsye i kam vu mision vetes, për të cilin do të angazhohem deri në vdekje për ta krijuar një mentalitet të ri qeverisës për t’i kthyer qytetarit vendimmarrjen dhe dinjitetin e nëpërkëmbur nga të gjitha qeveritë e deritanishme.

Qëllimi nuk është faktorizimi, gjegjësisht që unë personalisht të bëhem faktor politik përmes një subjekti të ri politik, por është e kundërta, qëllimi im është që ta krijojë një bërthamë të shëndoshë me veprimtarë dhe atdhetarë të dëshmuar, me djem të rinj që kanë studiuar në vendet evro-perëndimore, në Kosovë dhe në trojet etnike, në mënyrë që unë dhe gjenerata ime të jemi mbështetës të tyre, të jemi suporti i tyre, t’ua trasojmë rrugën gjeneratës së re kah duhet të shkohet.

Ngulfatja nga antivlerat

Ardhja në pushtet e një klase krejtësisht të re politike, jo për nga mosha, por të një klase të pastër politike të pa korruoptume dhe të pashantazhume, pra me një gjak të pastër kombëtar, me njerëz të rinj, me figura të reja të papërfshira në aktivitetet e partive aktuale politike, për shkak të konsumimit të skajshëm të figurave të caktuara nëpër partitë tona politike.

Nëpër të gjitha partitë tona politike ka njerëz të mirë me të cilët jam i gatshëm të bashkëpunojë, të cilët e meritojnë të jenë pjesë e ADN-së. Qëllimi është unifikimi i të gjitha forcave të pastra kombëtare në një organizim të përbashkët për t’i dhënë shpirt dhe dritë këtij vendi.

Si pasojë e thyerjes së shpresave dhe mungesës së perspektivës, viteve dhe muajve të fundit jemi dëshmitar të largimit masiv të popullatës nga Kosova. Njerëzit të cilët nuk janë të lidhur me të fortët e politikës dhe grupet tjera të interesit nuk e prekin dorën e shtetit apo thënë ndryshe, dora e shtetit nuk i prekë ata. Njerëzit që nuk e kanë një lidhje me pushtetarët apo ata që nuk qëndrojnë mirë materialisht vuajnë për gjithçka, duke filluar nga mungesa e mjekimit, pamundësia e punësimit apo e regjistrimit e të rinjve në drejtimet përkatëse të shkollimit superior dhe universitar.

E gjitha kjo për shkak të ngufatjes nga antivlerat. Prandaj duhet të vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta njerëzore dhe kombëtare për ndërtimin e shtetit, për barazi qytetare, në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë veten të barabartë në shtetin e tyre.

Vetëm në një shtet ku qytetarët e ndjejnë veten të barabartë para ligjit, atëherë mund themi se jemi shtet ligjor dhe demokratik, në të kundërtën çdo gjë kthehet në anarki siç është kthyer Kosova e këtyre viteve të fundit, ku për dikë shteti është bërë “nanë” e për dikë tjetër “njerkë”!

Kemi kapacitete intelektuale dhe njerëzore në Kosovë dhe mërgatë për tejkalimin e kësaj situate anarkike në vendin tonë. Me dashuri për vendin, me qëllim të mirë, përkushtim dhe vendosmëri, bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të shkurtër mund ta bëjmë kthesën e madhe dhe epokale, me ç’rast popullatës do t’i kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.

You Might Also Like

Mos formimi i organeve të shtetit, na ka futur në kaos politik, urrejtje dhe madje mosbesim kombëtar

Çipa : Artan Lame iku…., si një pasionant buzëhollë

Edhe sa kohë do të vendosin të pa përgjegjëshmit për fatin e popullit dhe të shtetit?

Me i folë Parlamentit të Kosovës si me i folë murit- nuk po dështon pse aty ka urrejtje të madhe politike por ka “dashuri” të tepërt për pushtet

Ilaci më i mirë ,një shkundje kolektive

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Rashica në dyshim për sfidën ndaj Bjellorusisë

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
Presidentja Osmani inkurajon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për njohje të statusit në Komisionin shtetëror
“Dënime të buta”: Mbi 230 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve
Publikohet video e likuidimit të kapitenit të Flotës së Detit të Zi, shpërthimi e ngriti automjetin në ajër
Lista e sanksioneve të BE-së përfshin Mikhalkov, Leps, Rusinë e Bashkuar dhe ushtrinë ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?