Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kazermën “Adem Jashari”, në ditën e parë të vitit 2024. Bashkë me të ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“Nga Kazerma “Adem Jashari”, te ushtarë e oficerë kujdestarë, me Ministrin e Mbrojtjes Ejupin dhe Komandantin e Ushtrisë Bashkimin, gëzimi i Forcës së Sigurisë i jep siguri e forcë gëzimit të Kosovës në vitin 2024. Ju dëshiroj të gjithëve ngado që jeni shëndet e lumturi, suksese e mbarësi për çdo ditë gjatë Vitit të Ri”, ka shkruar Kurti në “Facebook”. /Kosovatimes/