By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
June 9, 2025
Horoskopi ditor për 9 qershor
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin ngre nivelin e kërcënimit: A është ky mashtrim?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Putin ngre nivelin e kërcënimit: A është ky mashtrim?
Ballina 2Rajon / Botë

Putin ngre nivelin e kërcënimit: A është ky mashtrim?

Kosova Times
Last updated: 2022/09/21 at 3:17 PM
Kosova Times Published September 21, 2022
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, po ndërmerr hapa për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Pas disa sukseseve të luftëtarëve ukrainas në fushën e betejës, ai urdhëroi “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve rusë, mëngjesin e 21 shtatorit.

Një ditë më herët, udhëheqësit e emëruar nga Kremlini të rajoneve të Ukrainës që kontrollohen nga forcat ruse, njoftuan se do të mbajnë referendume të ashtuquajtura për bashkim me Rusinë, nga data 23 deri më 27 shtator.

Parlamenti rus, po ashtu, miratoi disa amendamente në ligj, të cilat i ashpërsojnë dënimet për ushtarët që dorëzohen, dezertojnë ose refuzojnë të luftojnë gjatë periudhës së mobilizimit ose gjendjes së jashtëzakonshme.

Putin tha se mobilizimi, i cili përfshin “vetëm qytetarët që janë aktualisht në rezervë… dhe kryesisht ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura [dhe] kanë përvojë përkatëse”, do të fillojë menjëherë.

Këto veprime mund të jenë pjesë e planeve të Kremlinit për të riformuluar ndërhyrjen në Ukrainë – nga “operacion i posaçëm ushtarak” siç e quan tani, në “luftë”.

Në fjalimin televiziv, Putin kërcënoi me armë bërthamore, duke thënë se Rusia do t’i përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj. “Ky nuk është mashtrim”, tha ai.

Votimet që po organizon Rusia në rajonet Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja të Ukrainës i japin një kthesë të re këtij kërcënimi.

Votimet janë dënuar dhe cilësuar gjerësisht si të paligjshme, por ka frikë se ukrainasit do të detyrohen të mbështesin bashkimin me Rusinë.

Putin, i cili mbush 70 vjet muajin e ardhshëm, mund t’i përdorë të ashtuquajturat referendume për ta interpretuar situatën si do vetë. Ai mund të pretendojë se territori “rus” është nën sulm dhe pjesërisht i pushtuar nga forcat ukrainase, thonë analistët.

“Trupat e huaja që kalojnë kufijtë e Rusisë – edhe nëse kufiri sapo ka lëvizur – do të përdoren nga Putini për të justifikuar mobilizimin… duke shënjestruar vendet ukrainase që më parë i ka shmangur [dhe] duke i bërë kërcënimet bërthamore më pak abstrakte”, tha Aleksandr Baunov, analist në Institutin “Carnegie Endowment”, në një postim në Twitter më 20 shtator – pas njoftimit për referendume.

Sipas tij, Moska shpreson që me këtë gjë, “ta bëjë konfliktin më legjitim në sytë e rusëve të zakonshëm”.

Dara Massicot, analiste ushtarake në Institutin “Rand Corp”, tha se Kremlini shpreson të ngjallë frikë në Kiev dhe në ato vende perëndimore, mbështetja ushtarake e të cilave ka qenë kritike për suksesin e Ukrainës në fushën e betejës.

“Ata shpresojnë që aneksimi [i territoreve ukrainase] të tronditë sistemin [ndërkombëtar]” dhe kërcënimet e tyre bërthamore “të detyrojnë [arritjen e] një armëpushimi, ose të ngadalësojnë mbështetjen për Ukrainën”, shkroi Massicot në Twitter, më 20 shtator.

Lëvizjet e fundit të Kremlinit nënvizojnë shqetësimet e Putinit për pushtetin e tij, nëse humb luftën në Ukrainë, tha në anën tjetër analisti ushtarak, Rob Lee.

Në një postim në Twitter përpara fjalimit të Putinit, Lee tha se presidenti rus po përballet me pyetjen: “Cili është rreziku më i madh për të: mobilizimi, përdorimi i armëve taktike bërthamore, apo humbja e Donbasit dhe zonave të tjera të pushtuara të Ukrainës”?

Njoftimi i Putinit për “mobilizim të pjesshëm” sugjeron se ai ende po përpiqet t’i mbajë të hapura opsionet – diçka që analistët thonë se ai e bën shumë shpesh, kur ndodhet në dilemë.

Fitoret e Ukrainës

Veprimet e fundit të Kremlinit vijnë në kohën kur forcat ukrainase po bëjnë kundërsulme të suksesshme në verilindje të vendit të tyre.

Ushtria e Ukrainës dëboi forcat ruse nga rajoni i Harkivit në fillim të këtij muaji, duke rikthyer pjesë të mëdha territoresh.

Shpejtësia e kundërsulmeve të Ukrainës ka zemëruar nacionalistët rusë. Ata i kanë bërë thirrje Putinit që të shpallë mobilizim të përgjithshëm, të bombardojë infrastrukturën civile të Ukrainës dhe, madje, të pozicionojë armë bërthamore.

Putin ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt – sipas analistëve, me besimin se forcat ruse do të marrin kontrollin e Kievit brenda disa ditësh dhe do të instalojnë një qeveri pro-Moskës.

Ai ka vënë në rrezik ekonominë e Rusisë, duke e ditur se vendet perëndimore do t’i vendosnin sanksione shtesë. Analistët thonë se ai ka nënvlerësuar aftësinë e ushtrisë ukrainase, unitetin e ukrainasve dhe vendosmërinë e tyre për të ruajtur pavarësinë, ashtu si edhe unitetin e Perëndimit.

Suksesi i fundit i Ukrainës raportohet se ka habitur Kremlinin dhe, sipas analistëve, ai është bërë shkak për lëvizjet e papritura më 20 shtator.

Mbajtja e referendumeve “nuk është plan, është dështim i planit”, shkroi R.Politik, një organizatë analizash e kryesuar nga ekspertja ruse, Tatyana Stanovava, në një postim në Twitter, më 20 shtator.

Massicot paralajmëroi se Kremlini mund të “shpërthejë”, duke bërë sulme me raketa apo sulme kibernetike, ose duke shfaqur armët e tij bërthamore nëpër stërvitje, nëse strategjia e tij e aneksimit të territoreve nuk arrin t’u japë fund luftimeve dhe mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

“Rreziqe masive politike”

Zmbrapsjet e Rusisë në fushën e betejës kanë ndodhur pjesërisht për shkak të qasjes së saj të kufizuar në ushtarë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha të mërkurën se 5.937 trupa ruse janë vrarë deri më tani në Ukrainë.

Kjo është hera e tretë që zyrtarët rusë japin shifra për humbjet ushtarake atje. Hera e fundit ka qenë në fund të marsit.

Por, agjencitë perëndimore të inteligjencës thonë se numri i ushtarëve të vrarë rusë është shumë më i lartë se kaq – sipas tyre, janë dhjetëra mijëra të vrarë, të plagosur ose të zënë robër. Dhe, ka prova të shumta se ushtria po lufton për t’i zëvendësuar ata.

Në të njëjtën kohë, thuhet se një numër në rritje ushtarësh po refuzojnë të luftojnë.

Kremlini, deri më tani, ka refuzuar ta cilësojë pushtimin e Ukrainës si “luftë”, nga frika e reagimit popullor, dhe ka bërë një fushatë të fshehtë për rekrutimin e luftëtarëve, duke përfshirë ofrimin e stimujve të mëdhenj financiarë apo zgjatjen e kufizimeve të moshës.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Rusi thonë se qindra, nëse jo mijëra trupa, po refuzojnë urdhrat për t’u pozicionuar, për të vazhduar luftimet ose për të qëndruar në fushën e betejës pa rotacion ose pa u kthyer në shtëpi.

Amendamentet e fundit në ligj synojnë adresimin e kësaj çështjeje.

Lee shkroi më 20 shtator se Putin do të përballej me “rreziqe masive politike” nëse do të thërriste mobilizim të përgjithshëm ushtarak, pasi nuk ka “asnjë garanci” se një gjë e tillë do t’i ndihmonte përpjekjet luftarake të Rusisë.

Sipas tij, “një numër i madh i ushtarëve [rusë] të trajnuar dhe motivuar dobët nuk është avantazh i madh”.

You Might Also Like

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Axhenda ndërkombëtare

Sulme të ashpra ruse në perëndim të Ukrainës. Polonia ngriti avionë ushtarakë

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Kosova Times September 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takon Gashin, flasin për realizimin e projekteve infrastrukturore

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
Biden mbajti fjalimin e tij të parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë. “Trump gjuan, pastaj synon”
Malisheva – Buduçnost, formacionet zyrtare
Pacolli i ka disa pyetje për vajzat që e rrahën të moshuarën: Keni abuzuar me një nënë dëshmori
Shtëpia e Bardhë shpjegoi se kujt i shërben Musk nën Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?