By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !
December 9, 2023
Abdixhiku tregon përbërjen e re të kryesisë së LDK-së
December 9, 2023
Kurti: Filluam me qeverisje të mirë, duke luftuar korrupsionin
December 9, 2023
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
December 9, 2023
Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani
December 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Opinion > Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!
Opinion

Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/22 at 7:08 PM
Kosova Times Published September 22, 2022
Share
SHARE
(Ja shpjegimi sociologjik për; gjuhën e urrejtjes, frustrimit, komplekseve dhe protagonizmave tonë individual e kolektiv…) Shkruan: Fadil MALOKU 1. Kohëve të fundit, përveç politikanëve, moderatorëve, e pedagogëve të shndërruar në (b)analist, edhe ca gazetarë bashkë me ca klerik fetar, e tashmë edhe ca sindikalist e deputet, janë bërë model i shfrenimit publik, duke përdorur si gjuhën e urrejtjes, ashtu edhe motivet e denigrimit publik! I gjithë ky “promovim” sociokulturor në “imagjinatën” sociologjike shquhet edhe si cancel culture. Që në shqip (cancel culture) i bie me “konsumu” sistematikisht një qëndrim publik lëçitës ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që e keqpërdorin statusin e tyre qoftë në mediat sociale, apo edhe në format tjera të njohura të komunikimit masiv. Pra, ky koncept në fakt është edhe një formë e apelit publik për të denoncuar e lëçitur publikisht, njerëz e persona të jetës publike të cilët duke shfrytëzuar statusin e tyre sociopolitik (qofshin ata; pedagoge, mjek, politikan, këngëtarë, sindikalist, deputet, etj.) prononcohen për një temë apo çështje të caktuar publike. 2. Prononcimi i tyre shkaku i protagonizmave, frustrimeve e protagonizmave, arrin të zgjojë si irrritime ashtu edhe denoncime të ashpra si tek komuniteti i origjinēs ashtu edhe tek publiku gjerë. Ky zemërim masiv publik, për referuesin ngandonjëherë mund të ndodhë që përveç shkaqeve të shpeshta (i)racionale të “prodhoj” edhe pasoja pragmatike e padyshim edhe të papritura. Këto pasoja, zakonisht shoqërohen edhe me insistime publike, që personat e anatemuar, dosido edhe të tjetërsohen p.sh. nga privilegjet dhe statuset që i kanë shfrytëzuar si “katapultë” për të “zemëruar” publikun e gjerë, të një komuniteti, grupi apo edhe shoqërisë së gjerë. 3. Insistimi publik, për personat që e keqpërdorin statusin dhe privilegjet e shoqërisë, është një mekanizëm disiplinimi, por, edhe ndëshkimi sidomos për ato tipa njerëzish që kanë turp. Kultura e turpit në sociologji është koncept që në shoqëritë patriarkale normën e turpit e ka përdorur si mjet themelor për të ushtruar kontroll social si mbi subkulturën e gjinisë femërore ashtu edhe mbi atë fëmijëve. Ndërkaq, imperativ moral kishte ruajtjen e rendit dhe kohezionit familjar. Së këndejmi themi që njeriu i frustruar dhe u etur për protaganizëm (qoftë ai edhe i shëmtuar dhe tejet negativ) sidomos tani me rritjen e përdorimit të mediave sociale (ku siç pajtohen shumica e kulturologëve) është shumë më i dëmshëm se sa qytetari i ngarkuar me sjellje devijante dhe prirje kriminale…?!

You Might Also Like

Pse mungoj Dita e Zisë për Liridonen?!

Heqja e dënimit me vdekje gabim fatal i Evropës!

‘Draft-Statuti’ i ndarjes së sovranitetit në dysh!

Nivel alarmant i pasigurisë!

Albert Kamy hero i së vërtetës

Kosova Times September 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?