By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Ushtria suedeze po nis një luftë të paprecedentë kundër krimit
October 2, 2023
Rusia bombardoi më shumë se 150 vendbanime
October 2, 2023
Turqia do të transferojë Bayraktar me raketa lundrimi në Ukrainë
October 2, 2023
Analisti i preferuar i Vuçiqit u shpërnda në rrjetet sociale dhe e fshiu postimin, por ishte tepër vonë…
October 2, 2023
Likuidohet inspektori policor, ka të plagosur
October 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNJ kërkon mirëkuptim nga SBAShK-u
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNJ kërkon mirëkuptim nga SBAShK-u
Ballina 1Lajme

KMDLNJ kërkon mirëkuptim nga SBAShK-u

Kosova Times
Last updated: 2022/09/23 at 1:46 PM
Kosova Times Published September 23, 2022
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të ndërpritet greva dhe të fillojë mësimi, në mënyrë që të shmangen pasojat për nxënës.

KMDLNj thekson se për shkak të grevës 300 mijë nxënës po i humbin orët e mësimit.

Lexoni të plotë reagimin e KMDDLNj-së:

Për shkak të grevës së organizuar  nga SBASHK-u dhe mospërmbushjes së kërkesave nga qeveria e Kosovës, mbi 300.000 nxënës të të gjitha niveleve po humbin orët e mësimit në kohën kur shumë orë janë humbur më heret dhe kur arsimin e kemi thuaja në fund të pusit. E drejtë e njeriut është të kërkosh përmbushjen e tyre edhe përmes grevës, kur bëhet në përputhje me ligjin dhe mandatin që e ka dhe, në këtë kontekst SBASHK-u është edhe në kuadër të ligjit dhe të mandatit.

E drejta për shkollim është gjithashtu e drejtë e njeriut e që në rastin konkret greva e SBASHK-ut po ua mohon nxënësve në Kosovë përjashtimisht rasteve të rralla që nuk iu binden SBASHK-ut. Pa asnjë dyshim se nxënësve në Kosovë, me këtë grevë po iu shkelen të drejtat e njeriut. Qeveria e Kosovës është treguar kryeneçe duke bërë përpjekje, jo ta zgjidhë problemin përmes një marëveshjeje të negociuar me SBASHK-un, por ka sulmuar frontalisht SBASHK- un duke përdorur fjalor linçues, bulizues, kërcënues dhe shantazhues sidomos ndaj kreut të Sindikatës, Rrahman Jasharaj sikur edhe duke i penalizuar përmes heqjes së pagës për kohën që kanë bërë grevë.

Edhe kërcënimi i sindikalistëve grevistë me pasoja, heqja e pagës dhe përpjekja për thyerje të grevës janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare. Në anën tjetër të drejtat e njeriut e humbin kuptimin kur me këtë veprim i shkelni të drejtat e të tjerëve, të nxënësve, në rastin konkret.  KMDLNj, në të gjitha reagimet ka deklaruar se greva mbetet mundësi dhe veprim i fundit, vetëm pasi të shterren përpjekjet tjera e që në këtë rast nuk janë shfrytëzuar nga adresa kryesore e pêrgjegjësisë institucionale, qeverisë së Kosovës përkatësisht Ministrisë për Arsim që, në vend të dialogut, ka ofruar muskuj përballë SBASHK -ut, prandaj KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon shkarkimin e ministres, Arbërie Nagavci.

Përpjekjet për ndërmjetësim kanë dështuar shkaku se Presidentja nuk ishte e paanshme, Avokati i Popullit ishte kundërthënës (sipas SBASHK – ut), kurse kërkimi i ndërmjetësimit ndërkombëtar që edhe dështoi ishte nën çdo dinjitet. Në ndërkohë situata në terren ka filluar të lëvizë duke shfaqur mospajtim me kohëzgjatjen e grevës sikur që edhe presioni qeveritar po ndikon.

Dje, me datë 22 shtator 2022, një numër i konsiderueshëm i prindërve të cilët kanë fëmijët në institucionet parashkollore kanë realizuar një marsh për të bërë thirrje tek palët për të arritur marrëveshje në mënyrë që të hapen institucionet parashkollore. KMDLNj e ka monitoruar gjithë marshin, nga Qeveria e Kosovës deri tek zyret e SBASHK-ut. Prindërit kanë pohuar se fëmijët e tyre janë ata të cilët kanë pësuar shumë gjatë këtyre javëve të mosshkuarsjes në kopësht, nga mungesa e aktiviteteve, socializimit, arsimimimit (për moshën 5 vjeç), edukimit, por edhe se ata kanë shterrur gjithë mundësitë e pushimit nga puna për arsye të kujdesit ndaj fëmijëve. Prindërit pohuan se mund të rëndohet gjendja e tyre edhe më shumë sepse në këtë situatë ata mund të mbesin dhe pa punë shkaku i moshapjes së qerdheve.

Në situaten e krijuar duhet një zgjidhje e ndërmjetme, as kërkesa e SBASHK-ut e as refuzimi i qeverisë, si ishte deri më tani. Nëse nuk do të ketë marrëveshje, situata dhe qëllimi i grevës do të degradojë deri në masën që të krijohet një anarki. Në përballjen e dy të drejtave të padiskutueshme siç është kjo e SBASHK-ut dhe e nxënësve përparësi ka realizimi i të drejtës së nxënësve sepse prodhon pasoja shumë më të rënda andaj KMDLNj kërkon nga SBASHK -u të tregojë mirëkuptim duke hequr dorë nga kërkesat maksimale për faktin se mosmbajtja e mësimit po prodhon efekte zinxhirore në të gjitha fushat, që nga entet parashkollore e deri te arsimi universitar. KMDLNj thërret që procesi mësimor të fillojë menjëherë në të kundërtën edhe SBASHK do të ketë përgjegjësi konkrete për shkelje të drejtave të njeriut përmes bllokimit të procesit mësimor. Po shterren kufijtë e durimit për prindër dhe nxënës të cilët nuk duhet dhe nuk mund ta pësojnë për shkak të kryeneçësisë së qeverisë dhe SBASHK- ut. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Analisti i preferuar i Vuçiqit u shpërnda në rrjetet sociale dhe e fshiu postimin, por ishte tepër vonë…

Në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Kurti do të takojë sot kryetarët e komunave

Rashiq: “Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë”

Britania e Madhe po dërgon 200 ushtarë për t’iu bashkuar KFOR-it

Kosova Times September 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blerjet e CKB janë të klasifikuara. Putini po trajtohej nga një onkolog

Kosova Times Kosova Times February 14, 2023
Kefalonia ndër 10 ishujt më të mirë
Si u shndërrua Brezovica në skemë korrupsioni
Si i komentojnë qytetarët në Prishtinë e Beograd trazirat në veri?
Bie besimi i maqedonasve ndaj institucioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?