By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në ShBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në ShBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin
Ballina 2Rajon / Botë

Në ShBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin

Kosova Times
Last updated: 2022/09/24 at 6:44 PM
Kosova Times Published September 24, 2022
Share
SHARE
Associated PressMjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare, për të kuptuar nëse vuajnë nga ankthi, ka propozuar Task-forca për shërbime parandaluese në Shtetet e Bashkuara.Kjo është hera e parë që është rekomanduar diçka e tillë për të rriturit pa simptoma.Propozimi është i hapur për diskutime publike deri më 17 tetor, mirëpo ky grup shpesh e ka të konfirmuar draft-udhëzimin.Rekomandimet janë të bazuara në një hulumtim që ka nisur para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, i cili ka vënë në pah përfitimet dhe rreziqet nga kontrolle të tilla.Duke marrë parasysh problemet në rritje të shëndetit mendor, të cilat janë të lidhura me izolimin dhe stresin e pandemisë, udhëzimet e reja kanë ardhur “në kohën e duhur”, ka thënë Lori Pbert, anëtare dhe bashkë-autore e dokumentit.Pbert është hulumtuese për psikologji në Shkollën Mjekësore Chan, që funksionon në kuadër të Universitetit Masaçusets.Task-forca ka thënë se të dhënat për përfitimet, duke përfshirë trajtimet efektive, tejkalojnë të gjitha rreziqet.Çfarë është ankthi?Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Mendor në ShBA, ankthi i zakonshëm është pjesë normale e jetës.Shumë njerëz brengosen për shëndetin, problemet familjare apo situatën financiare.Mirëpo problemet me ankth janë më të gjata dhe më të rënda sesa shqetësimi i përkohshëm.Niveli i tillë i ankthit nuk largohet pa trajtim, dhe madje mund të përkeqësohet pas një kohe.Simptomat mund të ndikojnë në përditshmërinë e një individi, sikurse në punë, shkollë dhe marrëdhëniet me komunitetin.Ekzistojnë disa lloje të ankthit: sulme paniku, shqetësim nga turmat dhe fobi të ndryshme.Disa faktorë që mund të çojnë në shqetësime të tilla janë:
  • Ndjenja e nervozes kur një person përballet me situata të reja
  • Ekspozimi në ambiente negative dhe stresuese
  • Historiku i çrregullimeve të tilla në mesin e familjarëve
Problemet me stresin janë në mesin e ankesave më të shpeshta sa i përket shëndetit mendor, duke prekur 40 për qind të grave amerikane, të paktën një herë në jetën e tyre.Probleme të ngjashme raportojnë edhe më shumë se një në katër burra, ka thënë Pbert.Njerëzit me ngjyrë, ata që jetojnë në varfëri, njerëzit që kanë humbur partnerët, dhe ata që kanë probleme tjera mendore, janë në mesin e të rriturve që kanë më shumë mundësi të përballen me ankth, i cili mund të shpërfaqet si sulm paniku apo fobi të ndryshme.Po ashtu, rreth një në 10 gra shtatzëna apo lehona përballen me ankth.Kontrollet e zakonshme do të përfshinin pyetësorë të shpejtë rreth simptomave sikurse frika dhe shqetësimet që ndërlidhen me aktivitete të zakonshme.Shërbime të tilla mund të ofrohen në qendrat për kujdes parësor, ka thënë task-forca, ndonëse nuk e ka specifikuar sa shpesh duhet të kryhen kontrolle të tilla.“Gjëja më e rëndësishme që duhet ditur është se një testim i tillë nuk është i mjaftueshëm për të diagnostikuar ankthin”, ka thënë Pbert.Hapi i radhës përfshin një vlerësim më të thuktë nga një profesionist i shëndetit mendor, ndonëse Pbert e ka pranuar se sigurimi i një ndihme të tillë mund të bëhet proces i vështirë, duke marrë parasysh mungesën e profesionistëve.Megan Whalen, 31-vjeçare, specialiste e marketingut, është diagnostikuar me ankth më 2013.Ajo beson se kontrollet për shëndetin mendor duhet të bëhen po aq shpesh sa ato për shëndetin fizik.“Shëndeti është shëndet, qoftë problem që shihet apo jo”, ka thënë Whalen, nga Nju Xhersi.Asaj i kanë ndihmuar terapitë me ilaçe dhe konsultat tjera me mjekun, ndonëse simptomat i janë përkeqësuar përgjatë pandemisë së koronavirusit.“Pandemia më ka bërë që të frikësohem nëse e lë shtëpinë, ankthi më ka bërë të mendoj se secili ambient jashtë shtëpisë së fëmijërisë time është i pasigurt”, ka thënë Whelan.“Unë ende përballem me ndjenjën e frikës ndonjëherë. Është pjesë e jetës sime tani, edhe pse tentoj ta menaxhoj sa më mirë që mundem”.Task-forca beson se ende nuk janë bërë hulumtime solide nëse duhet rekomanduar që të kryhen kontrolle të rregullta kundër ankthit te personat mbi moshën 65-vjeçare.Ky grup vazhdon të rekomandojë që fëmijët dhe të rriturit të bëjnë kontrolle rreth simptomave të depresionit, mirëpo ka thënë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të vlerësuar përfitimet dhe dëmet e kontrolleve të tilla te personat që nuk kanë simptoma shqetësuese për vetëvrasje.Edhe më 2020, një grup i lidhur me Kolegjin amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, ka rekomanduar kontrolle rutinore për vajzat mbi moshën 13-vjeçare dhe gratë, ashtu që të kontrollohen simptomat e ankthit.Melissa Lewis-Duarte, instruktore për mirëqenie nga Arizona, ka thënë se frymëmarrja ritmike, meditimi dhe përpilimi i një liste – në baza ditore – me tri gjërat për të cilat jeni mirënjohës/e, i ka ndihmuar asaj në menaxhim të ankthit.“Mjekët thonë ‘Sigurohuni që po flini mjaftueshëm, kontrolloni stresin tuaj’. Po, e kuptoj këtë gjë”, mirëpo jo secili di ta menaxhojë këtë situatë, ka thënë 42-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve.“Është e vështirë që të bëni prioritet shëndetin ndaj vetvetes, mirëpo diçka e tillë është e domosdoshme”.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times September 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Kosova në prag të rikthimit të mallrave nga Serbia, pas presionit të Gjermanisë
Urdhër për evakuim në qytetin kanadez pas avancimit të zjarreve pyjore
21 orë inteligjente në Romë për të mbrojtur gratë viktima të dhunës
Të paktën 36 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?