By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Ushtria suedeze po nis një luftë të paprecedentë kundër krimit
October 2, 2023
Rusia bombardoi më shumë se 150 vendbanime
October 2, 2023
Turqia do të transferojë Bayraktar me raketa lundrimi në Ukrainë
October 2, 2023
Analisti i preferuar i Vuçiqit u shpërnda në rrjetet sociale dhe e fshiu postimin, por ishte tepër vonë…
October 2, 2023
Likuidohet inspektori policor, ka të plagosur
October 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “TIRANIA”, nga i shtypuri i djeshëm, është e rrezikshme!
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Opinion > “TIRANIA”, nga i shtypuri i djeshëm, është e rrezikshme!
Opinion

“TIRANIA”, nga i shtypuri i djeshëm, është e rrezikshme!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/24 at 11:49 PM
Kosova Times Published September 24, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Agim BAJRAMI

Kur i vuajturi, i shtypuri, nuk e kupton lirinë si përgjegjësi, shndërrohet në “tirani të tmerrshme” ndaj tjetrit. Atëherë kur arkëtimi mbaron, zbulohet e vërteta.

Shoqëria kosovare është në të vërtetën e tyre të shthurur, dhe shuarja e asaj si shoqëri vije kur në ta, mendja ju thotë vetëm paranë, seksin, egoizmin, lakminë për vetën, e kur në ta është e përjashtuar nga vetja e tyre: bujaria, dashuria për të mirën e përgjithshme shoqërore, botën që e rrethon, ambientin, e për të tjerët në përgjithësi, apo sakrifikimi për të mirën e përgjithshme. Dhe për ata/ato që kanë më së shumti nevojë si; fëmijët, invalidët, të sëmurit, të moshuarit, është mizoria e shoqërisë e atyre të cilët nuk tregojnë, ndjesinë më të vogël për të tjerët në nevojë.

Këto vlera njerëzore, nuk ekzistojnë në shoqërinë kosovare, e as në shtresën e shoqërisë, që do të duhej të ishte më e drejta, më e avancuara ndaj progresit të përgjithshëm shoqëror, më humania, më mendje ndritura, më sakrifikuesja për dobishmërinë njerëzore…

Dhe kjo shtresa e shoqërisë kosovare, siç është ‘mësimdhënia kosovare’, është më manipulantja, më sabotuesja, më regresive, ndaj së mirës shoqërore, dhe është virusi i të keqes njerëzore dhe shoqërisë kosovare, kur fëmijët dhe arsimimin e tyre, i përdorin si mjetin për sulm ndaj të mirës së përgjithshme, kur deri dje, ‘kësaj jo vlere’, i thurej lavde për të mirë, nga jo e mira e tyre…. për jo cilësi arsimore, e sakatosje të fëmijëve dhe ardhmërisë së tyre… Le të na kujtohen për një çast pamjet të cilat edhe mund të përsëritën(thuhet historia është përsëritje e ngjarjeve),pamjet e skenave të tmerrshme, kur Serbia i dëboj masat e gjëra të popullatës civile nga shtëpitë e tyre, në lloçin e Çegranit, malet e Kosovës, nëpër të ftohtë dhe shi, borë, opinioni i civilizuar gjerman dhe perëndimi në përgjithësi, u alarmuan nga gjendja e kushteve në të cilat gjendeshin, e sidomos, fëmijët, të moshuarit, të sëmurit, invalidët…Civilizimi i vlerave njerëzore perëndimore, u alarmua nga gjendja e tillë e mjerueshme e popullatës civile, kur me shpejtësi, bashkësia ndërkombëtare u mobilizua, dhe me angazhimin e tyre human për të shpëtuar nga vdekja mizore, ‘tiranët e sotëm’, e duke e rrezikuar lirinë e tyre, për ti shpëtuar nga vdekja, të shtypurit/vuajtësit e djeshëm, ndërsa sot, u bënë, egërsirë, të pandjeshëm ndaj fëmijëve, e kategorive tjera shoqërore, për plotësimin e egos së tyre të ultë, e jo të drejtë, dhe me pa mundësi në realizimin e egove shtazarake të tyre për nga limitet buxhetore…

Kur sot, të shtypurit e djeshëm, mësuesit e sotëm në liri, po i privojnë fëmijët/nxënësit e tyre, nga e drejta e shkollimit, dhe nxënësit përdoren si mjet për sulmin ndaj institucioneve shtetërore, dhe zyrtarëve të tyre për egon e ultë të tyre, e qëllimeve të te tjerëve, për minimin e vlerave demokratike e shoqërore për të nesërmen e shoqërisë në përgjithësi…Thuhet ne fjalët e urta, kur i shtypuri, nuk e kupton lirinë e vetë si përgjegjësi, ai shndërrohet ‘tiranin’ më të egër ndaj tjetrit…

Sot ‘tirania dhe e keqja’ është brenda vetë shoqërisë kosovare.

You Might Also Like

Kur ushtria (para) të mos kthehet nga Kosova

KEARNS: “Perëndimi duhet të veprojë urgjentisht. Përndryshe do të kthehemi në vitet ’90 të përgjakshme”

Keqpërdorimi i objekteve religjioze ortodokse në Kosovë nga KOS e cila po i mbështet paramilitarët serbë

MARKOVIQ: “Regjimi i Vuçiqit haptas u mbajt në anën e terroristëve dhe kështu zyrtarisht u bë një kërcënim sigurie për paqen në rajon”

Kosovës, tani i duhen veprime të matura dhe të urta!

Kosova Times September 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pas rrjedhjeve në Baltik, Norvegjia dërgon ushtarë në uzinat e naftës dhe gazit

Kosova Times Kosova Times October 3, 2022
Pritje me muaj për kontroll te mjeku specialist
Berisha kthehet te Ylli
“Për shkak të “zgjidhjes” së Holbrooke do të vuajë BiH, për shkak të “zgjidhjeve” të Chollet i gjithë Ballkani Perëndimor”
Si të ndalet konflikti, të cilin Putini është gati ta bëjë të pafund?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?