By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapa që mund të zgjidhin problemin e vjetër të qenve endacakë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hapa që mund të zgjidhin problemin e vjetër të qenve endacakë
Ballina 1Lajme

Hapa që mund të zgjidhin problemin e vjetër të qenve endacakë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/25 at 6:12 PM
Kosova Times Published September 25, 2022
Share
SHARE

Edukimi në shkolla, regjistrimi i qenve me pronarë, dënimet për braktisjen e qenve dhe kontrolli i mbarështimit shihen si hapa që mund të çojnë në zvogëlimin e numrit të qenve endacakë në Kosovë.

Sulmet nga ta janë të shumta, sidomos gjatë stinës së dimrit, kur janë më të uritur. Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm në periudhën janar-mars të këtij viti janë regjistruar 42 raste të sulmeve nga qentë endacakë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në prill për rastin e një qytetari në Prishtinë, Fidan Imeri, i cili është sulmuar pranë qendrës së qytetit.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje në nivel vendi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në fund të korrikut, ka hedhur në diskutim “Strategjinë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë në Republikën e Kosovës” për vitet 2022-2028.

Në Kosovë nuk dihet numri i qenve endacakë dhe as i atyre me pronarë.

Strategjia, e cila është hartuar me iniciativë edhe të shoqërisë civile, synon që problemit të qenve endacakë t’i qaset përmes kontrollit të qenve me pronarë.

Sipas saj, burimet kryesore të qenve endacakë në Kosovë “identifikohen lehtësisht” dhe janë të lidhura me: braktisjen e qenve të padëshiruar nga pronarët, mbarështimin dhe shitjen e pakontrolluar të qenve, importin e paligjshëm të kafshëve shoqëruese dhe riprodhimin e vazhdueshëm të qenve të pasterilizuar në rrugë.

Ky dokument, tani për tani, vetëm është draftuar dhe mund të hyjë në fuqi vetëm pasi të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Pse nuk regjistrohen qentë në Kosovë?

Albion Raçi, një 31-vjeçar nga Prishtina, thotë se ka pasur gjithmonë dëshirë të mbajë qen në shtëpi. Ai ka në pronësi dy qenë të racës “Belgian Malionis”.

Raçi thotë se qentë e tij i ka pajisur me një mikroçip, që u është vendosur nën lëkurë nga veterinari. Kjo i siguron qenit një pasaportë për të lëvizur jashtë shtetit dhe për t’u identifikuar.

Albion Raçi
Albion Raçi

Raçi thotë se e ka bërë këtë në mënyrë vullnetare dhe nga dëshira personale, por tregon se pronarët e qenve në Kosovë edhe mund ta shmangin këtë hap.

“Mund të kesh një qen në Kosovë pa pikë problemi, askush nuk vjen të të pyesë diçka”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë nuk ka ndonjë databazë shtetërore, ku do regjistroheshin qentë me pronarë, përmes së cilës do të bëhej pastaj edhe identifikimi i qenve të humbur apo të braktisur. Regjistrimi i qenve, aktualisht, bëhet vetëm në baza individuale nëpër veterinari.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) thotë se po bën përpjekje për të nisur regjistrimin e qenve me pronarë.

“AUV, posa të fillojë projektin e identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronarë, do të bëjë njoftimin për të gjithë pronarët që t’i sjellin qentë pranë ambulancave veterinare të kontraktuara, në mënyrë që të bëjnë vendosjen e mikroçipit, vaksinimin kundër sëmundjes së tërbimit dhe pajisjen me pasaportë”, thotë AUV në një deklaratë për REL-in, por nuk specifikon kohën se kur mund të nisë një gjë e tillë.

Emina Haxhiu, pronare e katër qenve në Prishtinë, thotë se nuk sheh arsye për t’i regjistruar qentë e saj.

“Mua, para katër muajsh, më ka humbur qeni dhe ka pasur mikroçip. Në fund, nuk është arritur të gjendet”, thotë Haxhiu.

“Policia [e Kosovës] nuk e ka aparatin që e lexon mikroçipin. Atë pajisje e posedojnë vetëm veterinarët dhe në kufi”, thotë ajo.

Emina Haxhiu
Emina Haxhiu

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Policinë e Kosovës nëse mund t’i identifikojë qentë me mikroçip, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Elza Ramadani, nga organizata Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë, thotë se regjistrimi dhe identifikimi i qenve me pronarë është hapi kryesor drejt menaxhimit të qenve endacakë.

“Qentë endacakë vijnë nga qentë me pronarë. Në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë menaxhim të qenve me pronarë”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Qentë endacakë në Prishtinë.
Qentë endacakë në Prishtinë.

Pse projektet e deritashme nuk e kanë zgjidhur problemin?

Problemi me qentë endacakë është i pranishëm prej vitesh në Kosovë.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në një studim të publikuar në vitin 2020, ka gjetur se më shumë se gjysma e qytetarëve, i kanë perceptuar qentë endacakë si kërcënim për sigurinë publike.

Projektet e para për trajtimin e qenve endacakë në Kosovë kanë nisur në vitin 2018 me metodën e kapjes, sterilizimit, vaksinimit dhe lëshimit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se atë vit janë trajtuar rreth 14 mijë qen.

“Projekti ka vazhduar edhe gjatë viteve 2020-2021, kur janë trajtuar rreth 7.000 qen endacakë”, thotë AUV dhe shton se kjo metodë nuk e ka zgjidhur problemin.

Projekte të shumta janë zhvilluar edhe nëpër nivele komunale, me ngritje të strehimoreve dhe vendeve për ushqyerjen e qenve endacakë.

Pikë ushqyese për qentë endacakë në Prishtinë.
Pikë ushqyese për qentë endacakë në Prishtinë.

AUV thotë se gjatë vitit 2020 ka ngritur 29 strehimore për trajtimin e qenve endacakë.

Nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve thonë se metoda e kapjes, sterilizimit, vaksinimit dhe lëshimit të qenve është përcjellë edhe me parregullsi dhe dyshime për trajtim jo të mirë të kafshëve.

“Duhet theksuar se, në të kaluarën, masat që janë ndërmarrë, janë bërë pa monitorime dhe vlerësime, pa e kontrolluar mirë punën e veterinarëve në terren”, thotë Elza Ramadani nga ky fondacion.

Ajo thotë se në gjykata janë dorëzuar disa kallëzime penale, nën dyshimet për keqtrajtim të kafshëve nga veterinarët e kontraktuar për të praktikuar metodën e kapjes, sterilizimit, vaksinimit dhe lëshimit të qenve, por, sipas saj, rastet nuk kanë marrë epilog.

Modeli i Holandës dhe shpresat për zbatim në Kosovë

Një nga shtetet që llogaritet të jetë model suksesi për zgjidhjen e problemit me qen endacakë është Holanda.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë ekzistojnë rreth 200 milionë qen endacakë.

Edukimi nëpër shkolla për përgjegjësinë e mbajtjes së kafshëve shtëpiake dhe rregullat e rrepta për mbajtjen e qenve shtëpiakë dhe mosbraktisjen e tyre janë vetëm disa nga metodat e përdorura në Holandë për eliminimin e problemit me qen endacakë.

Sipas një shkrimi në ueb-faqen e lajmeve Dutchreview, Holanda ka rritur edhe taksat për blerjen e qenve, për të inkurajuar adoptimin e qenve të rrugës nga strehimoret.

Qen endacak në Prishtinë
Elza Ramadani thotë se organizata ku vepron ajo, ka insistuar që modeli i Holandës të futet brenda strategjisë kombëtare të Kosovës për qentë.

Sipas saj, problemi duhet të trajtohet nga rrënja, përfshirë edukimin në masë.

“Holanda ka bërë edukime masive nëpër shkolla, ka sanksionuar vazhdimisht braktisjet, ka ndaluar secilën shitore të kafshëve që të mbarështojë pa rregull etj.”, thotë Ramadani.

Në Kosovë, aktualisht, mungon edhe kontrolli i mbarështuesve ose personave që bëjnë shumimin e qenve, për t’i shitur më pas. Në këtë situatë nuk mund të dihet se ku përfundojnë këlyshët e qenve që mbarështohen.

Marrë parasysh koston financiare që mund të ketë realizimi i strategjisë kombëtare, Elza Ramadani nuk pret që Kosova të bëhet si Holanda së shpejti, por beson se qasja gjithëpërfshirëse është hap pozitiv.

Sipas saj, strategjia do të jetë e suksesshme edhe nëse “vetëm 50 ose 60 për qind e saj zbatohet siç duhet”.

You Might Also Like

Policia në Ferizaj arreston të dyshuarën që kërkohej për vjedhje të rëndë

Takimi i Osmanit, Kusari-Lila: Besoj se LVV do të ketë përgjigje pozitive

Limaj: Kuvendi është çështje politike

Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Bajrami: As LVV dhe koalicioni i tyre, as opozita e djeshme s’i ka numrat

Kosova Times September 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kamenicë: Shembet dheu, zjarrfikësit e nxjerrin të gjallë një person

Kosova Times Kosova Times December 25, 2022
Haradinaj premton ulje të çmimit të energjisë
Albin Kurti i përgjigjet për herë të parë sulmit të Richard Grenell
Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për marrje ryshfeti dhe mashtrim
Gjashtë tentimet e të riut nga Kukësi për të hyrë në Britani: “Kam frikë se do ta provoj prapë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?