By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Britania sanksionon rusët e lidhur me referendumet e rreme në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Britania sanksionon rusët e lidhur me referendumet e rreme në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Britania sanksionon rusët e lidhur me referendumet e rreme në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 8:34 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditura 92 sanksione të reja, si përgjigje ndaj autoriteteve të instaluara nga Rusia në Ukrainë, për mbajtje të referendumeve të rreme në katër rajone ukrainase.

Sipas Britanisë, të ashtuquajturat referendume përbëjnë “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Ministria e Jashtme britanike ka thënë se referendumet, të cilat kanë nisur të mbahen javën e kaluar, dhe do të vazhdojnë të mbahen deri më 27 shtator, “janë përpjekje dëshpëruese për të grabitur tokë dhe për të arsyetuar luftën ilegale”.

Sipas deklaratës, në mesin e sanksionuarve janë zyrtarë rusë të përfshirë në procesin e referendumeve të rreme.

“Referendumet e rreme, që po mbahen nën tytën e pushkës, nuk mund të jenë të lira dhe nuk do t’i njohim kurrë. Ato janë vazhdimësi e dhunës, frikësimit, torturës dhe dëbimeve të dhunshme në zonat e Ukrainës që i ka pushtuar Rusia”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly.

Sanksionet godasin edhe 55 anëtarë të organizatave të lidhura me shtetin rus, për të cilat Mbretëria e Bashkuar ka thënë se vazhdojnë të jenë të lidhura me “makinerinë ruse të luftës”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Gruaja i mbijeton zjarrit në një bar në Zvicër, tregon si duket tani

Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”

Protestat në Iran: Një tjetër pengesë për Kremlinin?

Ukraina, Rusia dhe SHBA-të bien dakord për më shumë bisedime javën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

Strategjia e re e sigurisë amerikane e quan Rusinë një “kërcënim të menaxhuar”

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia i dhuron dronë liderit verikorean

Kosova Times Kosova Times September 17, 2023
Kush qëndron pas ‘masakrës’ së Latakisë?
Kur Serbia votoi kundër Rusisë në OKB dhe sa mbështeti deklaratat e BE?
Dmitriev: Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë “pranë një zgjidhjeje diplomatike”
Musk sulmon ashpër buxhetin e Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?