By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Disa mësimdhënës nisin mësimin, të tjerët në grevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Disa mësimdhënës nisin mësimin, të tjerët në grevë
Ballina 1Lajme

Disa mësimdhënës nisin mësimin, të tjerët në grevë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 3:44 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Në Kosovë është duke u rritur numri i shkollave dhe mësimdhënësve që kanë ndërprerë grevën në institucionet arsimore, e cila ka hyrë në javën e pestë.

Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.

Këshilli i arsimtarëve dhe Këshilli grevist i shkollës fillore, “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ka njoftuar të hënën se më 27 shtator do të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore nga 45 në 30 minuta.

Javë më parë grevën e kanë ndërprerë edhe disa shkolla dhe mësimdhënës në Gjakovë, Prishtinë, Fushë Kosovë e disa vende tjera të Kosovës.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Qeveria e Kosovës thotë se Ligji për pagat, që parasheh rritjen e tyre, do të dalë në miratim së shpejti. Para disa javësh, ajo ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj.

Por, me këtë shumë nuk janë pajtuar sindikalistët e arsimit.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë të hënën për Radion Evropa e Lirë se mund të ketë ide të ndryshme për mënyrën e grevës, por qëndrimi i Këshillit grevist është që greva të jetë e plotë.

Sipas tij, idetë që greva të mbahet duke mbajtur procesin mësimor me orar të shkurtuar nuk vjen nga organet drejtuese të SBAShK-ut.

“Kemi një grevë unike, 98.5 për qind e institucioneve arsimore janë në grevë. Uroj që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe të tjerët të ulen dhe të bisedojnë me këshillat grevist dhe të bëhet një zgjidhje”, ka thënë ai.

Të hënën, prindërit e nxënësve të Shkollës Fillore “Faik Konica”, në Prishtinë kanë mbajtur një protestë duke kërkuar nga mësimdhënësit hapjen e shkollave për fëmijët.

Jasharaj beson se mundësitë për të dalë nga kjo situatë janë të lehta.

Ai kërkon nga Qeveria që të negociojë me Këshillin grevist dhe të sjellë një ofertë të re.

Përveç mësimdhënësve, në grevë janë edhe punëtorët e administratës publike, si dhe shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A po fillon premtimi i “ndarjes së elitave”? Do të japë dorëheqjen guvernatori i Shën Petersburgut?

Kosova Times Kosova Times November 2, 2022
Presidentja Osmani dekretoi 21 prokurorë me mandat fillestar
“The Guardian” shkruan për Sanduloviqin: Ka mbetur pjesërisht i paralizuar
Motra sulmohet nga vëllai dhe bashkëshortja e tij në Klinë
Turma të mëdha mblidhen në Teheran për ceremoninë e varrimit të Raisit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?