By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky thotë se ka “rezultate pozitive” në kundërofensivat ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky thotë se ka “rezultate pozitive” në kundërofensivat ukrainase
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky thotë se ka “rezultate pozitive” në kundërofensivat ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 3:28 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka luftime të ashpra në frontet e luftës, por Kievi po sheh “rezultate pozitive”.

Këto deklarata të Zelenskyt, të bëra në orët e vona të 25 shtatorit, vijnë pasi ai ka paralajmëruar se nuk duhet të hidhen poshtë kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, teksa forcat e Moskës po humbin territor në Ukrainë.

Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka minimizuar deklaratat e fundit të Putinit, duke i cilësuar si “kërcënime false”, dhe këshilltari për siguri kombëtare në ShBA, Jake Sullivan, ka thënë se Uashingtoni i ka shpalosur Moskës “pasojat katastrofike” me të cilat do të përballej nëse do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës.

Në adresimin e tij natën e së dielës, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë shënuar përparim kundër forcave ruse në rajonet Donjeck, Harkiv, Mikolajiv dhe Zaporizhja.

“Kemi rezultate pozitive në disa drejtime”, tha ai.

Rusia dhe aleatët e saj separatistë në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës po mbajnë të ashtuquajturat referendume për të fituar pavarësinë dhe për t’iu bashkuar Rusisë. Por, këto votime nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar janë cilësuar si “referendume të rreme”.

Votimet pritet të përmbyllen më 27 shtator.

Mbajtja e këtyre votimeve përkon me kohën kur Ukraina po zhvillon kundërofensiva në verilindje dhe lindje të vendit dhe Kievi ka pretenduar se ka arritur të rimarrë mijëra kilometra katrorë territor.

Por, Putin dhe zyrtarët rusë kanë thënë se votimet, në të ashtuquajturat referendume, do të rezultojnë në transformimin e pakthyeshëm të këtyre zonave, për t’i bërë ato pjesë të Rusisë.

Putin po ashtu ka sugjeruar se Moska mund të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i mbrojtur këto rajone.

Pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u pyet nëse Moska mund të përdorë armët bërthamore për të mbrojtur rajonet e aneksuara.

Ai tha se territori që gjendet “brenda Kushtetutës” ruse është nën “mbrojtjen e plotë të shtetit”.

Zelensky tha se nëse kërcënimet e mëhershme ruse për përdorimin e armëve bërthamore mund të kenë qenë blof, tani “ato mund të jenë realitet”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Më 21 shtator, Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm ushtarak, teksa la të kuptohet se mund të përdorë armë bërthamore.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Agjencia”: lufta tashmë ka çuar në një ulje të nivelit të lindjeve në Rusi

Kosova Times Kosova Times November 25, 2022
Klix: “Serbia është në një situatë të palakmueshme, i duhet një favor nga Kurti, por nuk dinë të pyesin”
Në Kinë, 37 milionë njerëz u infektuan me Covid në një ditë
KPM publikon rregulloren për mbikëqyrjen e shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore
Osmani në Alpbach: Kosovë dhe Europa për vlera demokratike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?