By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci në CybHER Boot Camp, mbështet vajzat në sigurinë kibernetike
February 7, 2026
Istogu shënon `Ditët e Kulturës Japoneze` me aktivitete artistike
February 7, 2026
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e Llapi
February 7, 2026
Suedezja Karlsson fiton medaljen e artë në garën e skiatlonit
February 7, 2026
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë ndodh pas referendumeve të ashtuquajtura të Rusisë në Ukrainë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë ndodh pas referendumeve të ashtuquajtura të Rusisë në Ukrainë?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë ndodh pas referendumeve të ashtuquajtura të Rusisë në Ukrainë?

Kosova Times
Last updated: 2022/09/27 at 5:30 PM
Kosova Times Published September 27, 2022
Share
SHARE

AFP

Të ashtuquajturat referendume, të mbajtura nga autoritetet që ka instaluar Kremlini në katër rajone të pushtuara të Ukrainës, kanë hyrë të martën në ditën e tyre të fundit.

Votimi, që mund të rezultojë me aneksimin e këtyre zonave nga Rusia, është cilësuar si përshkallëzim i fushatës së Moskës dhe si “fals” nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë.

Këto janë ato që do të ndodhin, sipas medias shtetërore ruse, bazuar në aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014:

Rezultate të shpejta

Ashtu sikurse aneksimi i Krimesë që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar, Kievi dhe aleatët e tij janë zotuar se nuk do t’i pranojnë rezultatet e këtyre të ashtuquajturave referendume.

Kremlini, megjithatë, është i etur t’u japë votimeve karakter legjitim.
Do të ketë një periudhë të numërimit të votave, pas së cilës “komisionet zgjedhore”, të ngritura nga Kremlini në secilin prej katër rajoneve, do t’i shpallin “rezultatet paraprake”.

Këto priten të martën në mbrëmje ose në fund të kësaj jave.

Roli i Parlamentit rus

Nëse rajonet votojnë për t’u aneksuar nga Rusia – që është një rezultat i pritshëm – Parlamenti rus, Duma e Shtetit, do të miratojë një traktat që i përfshin zyrtarisht të katër rajonet në territorin rus.

Fundjavën e kaluar, agjencitë ruse të lajmeve, TASS dhe Ria Novosti, kanë cituar burimet parlamentare të kenë thënë se projektligji për aneksim mund të propozohet të martën në mbrëmje dhe të miratohet nga Duma të mërkurën.

Kryetari i Parlamentit, Vyatcheslav Volodin, ka thënë javën e kaluar se “do të mbështesë” integrimin në Rusi të rajoneve: Luhansk dhe Donjeck në lindje dhe Zaporizhja dhe Herson në jug.

Projektligji më pas do të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit – Këshilli i Federatës. Ky formalitet mund të përfundojë të mërkurën ose të enjten, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Deklarata e Putinit

Po sipas tyre, presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të deklarojë zyrtarisht të premten se rajonet e Ukrainës janë bërë pjesë e Rusisë.

Kjo mund të bëhet përmes një fjalimi në Kremlin për anëtarët e njërës ose të të dyja dhomave të Parlamentit.

TASS ka raportuar se senatorëve u është thënë të bëjnë tri teste për sëmundjen COVID-19, në përgatitje për një “ngjarje të rëndësishme” të premten – një parakusht ky për të gjithë ata që takojnë presidentin në Kremlin.

Megjithatë, ka mundësi që Putin të dalë me njoftim edhe para së premtes.

Në vitin 2014, ai ka nënshkruar traktatin për përfshirjen e Krimesë në Rusi vetëm dy ditë pasi Kremlini ka mbajtur atje të ashtuquajturin referendum.

Nënshkrimi në një ceremoni të veçantë në Kremlin është bërë, madje, para se projekt-traktati t’i dorëzohej Parlamentit.

You Might Also Like

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

Dronët e SBU-së godasin uzinën ruse që furnizonte karburant për raketat Kh-55 dhe Kh-101

Media: Të dyshuarit për atentat ndaj gjeneralit Alekseev janë ndaluar

Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi

Zelensky: SHBA-të po punojnë për të arritur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës deri në qershor.

Kosova Times September 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

Kosova Times Kosova Times August 8, 2025
Prishtina e Drita ndahen baras
Peshiq: “Historia e Serbisë së Dytë lindi kur serbët filluan të bënin luftëra në rajon…”
FSK përfundon operacionin e kërkim shpëtimit
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?