By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin
December 12, 2025
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Fëmijët s’na e falin mohimin e shkollimit”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Fëmijët s’na e falin mohimin e shkollimit”
Ballina 1Lajme

“Fëmijët s’na e falin mohimin e shkollimit”

Kosova Times
Last updated: 2022/09/27 at 3:26 PM
Kosova Times Published September 27, 2022
Share
SHARE

Edhe pse mësimdhënësit në institucionet publike të Kosovës janë në grevë, çifti bashkëshortor, Mimoza dhe Lirak Salihu, çdo ditë i çon dy fëmijët e ti1j në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, duke qëndruar me ta në klasë për së paku një orë.

Aty nuk mbahet mësim, por kjo është një formë e shprehjes së mospajtimit të tyre me, siç thonë, “shkeljen e të drejtave të fëmijëve për të vijuar shkollimin”.

“Ne i dërgojmë fëmijët qe dy javë në shkollë, çdo ditë. I mbajmë atje një orë. Këtë mundësi na e japin… Pra, që t’i fusim në klasë”, thotë Mimoza.

Njëri djalë i saj do të duhej të kishte nisur mësimet në klasën e tetë, tjetri në të tretën.

Fëmijët e çiftit Salihu, pavarësisht grevës së mësimdhënësve, çdo ditë shkojnë në shkollë dhe aty qëndrojnë përreth një orë.
Fëmijët e çiftit Salihu, pavarësisht grevës së mësimdhënësve, çdo ditë shkojnë në shkollë dhe aty qëndrojnë përreth një orë.

Viti shkollor në Kosovë rëndom nis më 1 shtator, por tashmë është gati fundi i këtij muaji dhe mbi 300.000 nxënës mbeten ende jashtë bankave të klasës.

Punonjësit e arsimit janë në grevë, me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj, derisa të hyjë në fuqi Ligji i ri për paga.

Qeveria e Kosovës thotë se ky ligj, që parasheh rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, do të dalë në miratim së shpejti dhe kërkon nisjen e mësimit.

Derisa ngërçi mes tyre vazhdon, Mimoza thotë se janë pak nxënës që shkojnë në shkollë, ngjashëm si fëmijët e saj, sa për të ruajtur shprehinë.

“Presim se çfarë do të ndodhë nesër”

Mimoza punon si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, ndërsa bashkëshorti i saj, Liraku, në një kompani të huaj farmaceutike.

Ata kanë edhe një vajzë të vogël, por zgjidhjen për të, siç thotë Liraku, e kanë bërë duke e akomoduar në një çerdhe.

Për t’u kujdesur për djemtë, ai thotë se u është dashur të improvizojnë me oraret e tyre të punës, të “mbulohen” nga kolegët, si dhe të kërkojnë ndihmën e gjyshërve të tyre.

“E keqja e kësaj situate është se [nuk ka limit]. Po të kishte ndonjë limit ose afat, të dimë se kur do të përfundojë, mund të planifikosh edhe organizimin e ditës. Mirëpo, çdo ditë duhet të presim se çfarë po ndodh dhe si po ndodh. Nuk është e lehtë”, thotë Liraku për Radion Evropa e Lirë.

Mimoza dhe Lirak Salihu janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve filloristë dhe një vajze të vogël, të cilën e dërgojnë në kopsht.
Mimoza dhe Lirak Salihu janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve filloristë dhe një vajze të vogël, të cilën e dërgojnë në kopsht.

Bashkëshortja e tij, Mimoza, thotë se e ka mjaft të vështirë ta menaxhojë situatën e krijuar.

“Njëri prej nesh, gjithsesi, duhet të qëndrojë me fëmijët në shkollë, sepse duam t’i mësojmë ata që t’i kërkojnë të drejtat e tyre dhe të mos lejojnë që t’iu shkelen ato”.

“Këta janë fëmijë dhe tash nuk mund ta kuptojnë, por kur t’i bëjnë 18 vjet, unë besoj që nuk kanë për të na falur për këtë mohim të shkollimit për një muaj. Asnjëherë nuk ka për t’u kompensuar kjo humbje e mësimit”, thotë Mimoza.

Dy bashkëshortët thonë se përpiqen që, sadopak, t’ua kompensojnë fëmijëve të tyre “dëmin” nga të mosmbajturit mësim. Ata u shpjegojnë leksione të caktuara nga lëndë të ndryshme, edhe pse, siç thonë, nuk kanë kompetencë për një gjë të tillë.

Për ta është e parëndësishme se cila palë duhet të lëshojë pe, në mënyrë që greva të përfundojë dhe të nisë mësimi.

Lirak Salihu.
Lirak Salihu.

Liraku thotë se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është dërgimi i fëmijëve në shkollë, pavarësisht nëse mbahet mësim ose jo.

“Le të shohin edhe palët tjera që fëmijët janë në shkollë, vijnë përditë dhe duhet të jenë aty. Nuk ka rrugëdalje tjetër”.

“Në qoftë se kjo zgjat edhe më shumë – që do të ishte edhe më keq – unë e shoh si zgjidhje të vetme që të gjithë prindërit t’i marrin përgjegjësitë e tyre që i kanë, si prindërore, familjare, por edhe ligjore, dhe t’i dërgojnë fëmijët në mësim, edhe pse nuk mbahet mësimi”, thotë Liraku.

Mimoza shton se sindikalistët dhe Qeveria, palë që do të duhej të gjenin zgjidhje sipas saj, nuk duhet të qëndrojnë indiferente ndaj faktit që fëmijët nuk po vijojnë mësimet tash e gati një muaj.

“Veç kjo indiferencë, për mua është zhgënjim. Nuk ka arsyetim për të mos i dërguar fëmijët në shkollë. Nuk dua ta përmend fjalën presion ndaj kësaj pale ose palës tjetër, sepse shumë herë po kërkohet nga prindërit që të kenë mirëkuptim ndaj mësimdhënësve”.

“Unë nuk po flas as për mirëkuptimin ndaj mësimdhënësve dhe as për mirëkuptimin ndaj Qeverisë apo dikujt tjetër. Unë po flas nga këndvështrimi si prind dhe për mbrojtjen e të drejtave elementare të fëmijëve”, thotë Mimoza.

Të hënën, prindërit me nxënës të Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë kanë protestuar para objektit të shkollës, duke kërkuar fillimin e procesit mësimor.
Të hënën, prindërit me nxënës të Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë kanë protestuar para objektit të shkollës, duke kërkuar fillimin e procesit mësimor.

Çfarë thonë sindikalistët e arsimit dhe Qeveria?

Qeveria e Kosovës, në disa raste, ka bërë thirrje për fillimin e procesit mësimor. “Nuk bën bojkot e grevë shtetit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Në disa shkolla, mësimdhënësit kanë vendosur në mënyrë individuale t’i mbajnë orët, por shumica janë në grevë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtore për mbylljen e shkollave është Qeveria, e cila, sipas tij, “nuk reflekton karshi kërkesave të sindikalistëve”.

Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj.

Sindikata e Arsimit nuk e ka pranuar këtë “ofertë”.

Në një anketë të Radios Evropa e Lirë me pyetjen se kush duhet të lëshojë pe për grevën, shumica e pjesëmarrësve janë përgjigjur: sindikalistët.

Ku gjendet Projektligji për paga?

Projektligji për paga, nga data 15 shtator deri më 6 tetor, është në procedurat e konsultimeve publike. Më pas, ai duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ligji hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Mësimdhënësit në shkollat fillore të Kosovës aktualisht paguhen 470 euro në muaj, ndërsa me ligjin e ri, paga e tyre pritet të arrijë në 620 euro. Mësimdhënësit në shkollat e mesme marrin nga 530 euro dhe kjo shumë pritet të rritet në 696 euro.

Sipas sindikalistëve të arsimit, kërkesa e tyre për 100 euro shtesë është e bazuar, për shkak të rritjes së inflacionit.

Norma e inflacionit në muajin gusht ka arritur në 13 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në gushtin e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

You Might Also Like

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Kosova Times September 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rama takim me Ndihmës Sekretarin amerikan

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Policia parandalon kontrabandimin e 750 pulave nga Serbia
OKB i kërkon Rusisë të ndalë “transferimin me forcë” të fëmijëve ukrainas
Horoskopi ditor për 26 Dhjetor 2024!
Gjykata Ndërkombëtare Penale do të nisë rastet e krimeve të luftës kundër Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?