By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’
January 5, 2026
Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro
January 5, 2026
Muzika italiane dominon listat e vitit 2025, me Olly-n në krye të listave për albume dhe këngë
January 5, 2026
Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime
January 5, 2026
Me rënien e Maduros, Kina mund të humbasë miliarda
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OKB
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OKB
Ballina 1Lajme

Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OKB

Kosova Times
Last updated: 2022/09/27 at 8:02 PM
Kosova Times Published September 27, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, në selinë e OKB-së, ka takuar nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Znj.Rosemary DiCarlo. 

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo ka thënë se Kosova është gjithashtu e interesuar të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në OKB.

Në takim është diskutuar situata politike dhe e sigurisë në rajon e më gjerë, implikimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore, si dhe dialogu me Serbinë.

Një pjesë e diskutimit në takim ndërmjet Presidentes Osmani dhe nënsekretares DiCarlo iu kushtua agresionit rus në Ukrainë. Presidentja Osmani theksoi se Kosova e ka dënuar agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe se krahas BE, ShBA-ve dhe shteteve demokratike i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Në kontekst të cenimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, Presidentja shprehu shqetësimin për rritjen e ndikimit rus në rajon nëpërmjet Serbisë dhe tendencave destabilizuese të saj.

Ndërkaq në raport me dialogun e Serbinë, Presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të rajonit është njohja e ndërsjellë.

Sipas Presidentes, angazhimi i Kosovës në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës. Më tej, Presidentja ka theksuar se Serbia ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe ka rritur tensionet në çështjet e targave të makinave, nëpërmjet sulmeve nga struktura ilegale dhe kriminale në veri, ndaj Policisë së Kosovës.

Në takim me znj. DiCarlo, Presidentja e ka mirëpritur pjesëmarrjen e saj në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë, i cili do të zhvillohet në datat 22-23 tetor në Prishtinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Bari-Durrës

Konfiskohen tri armë zjarri dhe 159 fishekë në rajonin e Mitrovicës

Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe taksisë

Kosova Times September 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Serbia i merr mjetet nga Plani i Rritjes, Kosova ende jo

Kosova Times Kosova Times June 20, 2025
Gazetarja e RusNews është transferuar në Krasnoyarsk pasi është rrahur në një qendër paraburgimi
Hedhet poshtë ankesa Kurteshit dhe Krasniqit, kundër vendimit të PZAP-së
Ambasadori gjerman në Kosovë rikujton rregulloren e shtetit të tij për tubimet partiake
Kurti: Mbështetja për Ukrainën është e thellë dhe e vendosur deri në fitore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?