By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj kërkon dorëheqjen e Nagavcit, SBAShK-un e këshillon që ta ndërprejë grevën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj kërkon dorëheqjen e Nagavcit, SBAShK-un e këshillon që ta ndërprejë grevën
Ballina 1Lajme

KMDLNj kërkon dorëheqjen e Nagavcit, SBAShK-un e këshillon që ta ndërprejë grevën

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 2:46 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe fajin për mosnisjen e mësimit ia ka atribuuar Qeverisë, për shkak të mungesë së dialogut, ndërkohë që SBAShK-ut i ka kërkuar që ta ndërperjë grevën, pasi çdo vazhdim i grevës dëmton reputacionin e sindikatës dhe është në kundërshtim me të drejtat e nxënësve.

Përmes një komunikate, KMDLNj ka thënë se e njeh të drejtën e grevës, si njërën ndër të drejtat e njeriut, ndërsa për Qeverinë Kurti ka thënë se nuk ka marrë ndonjë veprim për t’u arritur një marrëveshje.

“Qeveria e Kosovës ka qenë e paralajmëruar shumë muaj më parë për grevën mirëpo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta qetësuar situatën përmes një marrëveshjeje të negociuar dhe të pranuar nga dy palët, deri në një zgjidhje më të mirë, kur të krijohen kushtet dhe mundësitë”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

KMDLNj tha se në aspektin ligjor dhe të mandatit, greva e SBAShHK-ut nuk mund të kundërshtohet e as të gjykohet.

Tutje KMDLNj kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbëri Nagavci, pasi sipas tyre, ky institucion më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme.

“KMDLNj, në çdo reagim, edhe para fillimit të grevës, ka bërë thirrje publike palëve të bisedojnë kurse grevën e konsideron si masë të skajshme. Në këtë kontekst, KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar mundësitë parandaluese, në radhë të parë nga qeveria përkatësisht MASHhT –i i cili, më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme. Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon dorëheqjen e ministres së MAShT-it për shkak të mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MAShT–in dhe sidomos grevën, pas situatës së krijuar”.

“KMDLNj edhe më parë ka kërkuar të gjendet një zgjidhje për të ndërprerë grevën, qoftë përmes bisedimeve apo deklarimit të njëanshëm për ndërprerje të grevës. KMDLNj –ë, mendon se SBAShK–u e ka përmbyllur detyrimin, në këtë rast moral ndaj anëtarësisë mirëpo, çdo vazhdim i mëtutjeshëm i grevës do t’i dobësojë pozicionet e SBAShK-ut aq më parë që për dëmet e jashtëzakonshme që po i bëhet procesit arsimor, e tërë përgjegjësia po i adresohet SBAShk –ut e që nuk është e vërtetë. Me stërzgjatjen e grevës e cila është edhe kundër parashikimeve të SBASHhK–ut, janë krijuar të gjitha kushtet që SBAShK–u të tregojë një vullnet të njëanshëm (kur mungon vullneti i qeverisë) dhe të ndërprejë grevën. Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë! KMDLNj gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBAShK –ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBAShK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBAShK–u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërprejë me shkelje të këtyre të drejtave”.

“KMDLNj –ë pret dhe shpreson se greva e SBAShK-ut do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBAShK –u nuk do të jetë palë e humbur. Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre”.

Krejt në fund, KMDLNj tërhoqi vërejtjen edhe për grevën në komunën e Prishtinës, për të cilën tha se u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës.  /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Politico i shpalli Zelensky dhe Navalny “ëndërrimtarët” e vitit

Kosova Times Kosova Times November 29, 2023
Mesazh i ashpër nga Kremlini për Beogradin: Ju shkelët vëllazërinë shekullore për fitim, armët serbe po na vrasin
Qeveria shtrëngon rripin-Kurti kompanive të ndërtimit: S’ka më pa rregulla dhe pa kryerje të obligimeve
Regjimi taliban e kthen sistemin e “ndëshkimit hakmarrës” në Afganistan
S’ka transport publik, ‘Trafiku Urban’ ndërpren e qarkullimin e linjave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?