By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Përfundon seanca e mbyllur ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti para gazetarëve të huaj në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Kurti para gazetarëve të huaj në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor
Ballina 1Lajme

Kurti para gazetarëve të huaj në Japoni: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 5:32 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Në ditën e dytë të qëndrimit në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti një konferencë për media në Klubin e Korrespondentëve të Huaj të Japonisë (The Foreign Correspondent’s Club of Japan).

Duke iu drejtuar të pranishmëve me një fjalë hyrëse, ai fillimisht foli për figurën, rëndësinë dhe roli e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, të cilit i dhanë lamtumirën e fundit dje. “Kryeministri Abe ishte një politikan i madh dhe një burrështetas edhe më i madh: Ai ishte një lider që kishte një vizion afatgjatë dhe transformues se si vendi i tij do të mund të shërbente si një forcë e të mirës në botë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në adresimin e tij, më tej kryeministri Kurti prezantoi sukseset e Kosovës dhe arritjet e Qeverisë. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, tha ndër të tjera kryeministri Kurti, teksa listoi përmirësimet e Kosovës në raportet ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporters without Borders dhe World Justice Project.

Ai tha se progresi demokratik dhe sundimi i ligjit gjatë vitit që po lëmë pas janë shoqëruar edhe me zhvillim ekonomik. “Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 10.7%, kurse këtë vit për herë të parë eksportet pritet të tejkalojnë shifrën prej 1 miliard euro”, deklaroi kryeministri Kurti.

Përveç sukseseve të brendshme, kryeministri Kurti foli edhe për angazhimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Me pjesëmarrjen në Defender Europe 2021 përkrah 26 vendeve tjera dhe me vendosjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Rusisë në njërën anë, dhe akomodimin e mbi 1800 refugjatëve afganë dhe 9 gazetarëve nga Ukraina në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar se është partner i sigurt dhe aleat besnik në arenën ndërkombëtare, tha kryeministri Kurti.

Duke veçuar lidhjet e ngushta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, dhe rrezikun që ato paraqesin për rajonin, kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Japonia kanë një lidhje të veçantë si dy shtete që janë të përkushtuara për qeveri demokratike, por të cilat po ashtu përballen me regjime autokratike në rajonet përkatëse. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Përfundon seanca e mbyllur ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës

Osmani takon presidentin e Emirateve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt-Murselit arrijnë në Gjykatë

Tentim vrasje në Prishtinë, policia konfiskon 5 gëzhoja

Ndërron jetë personi që u godit nga një veturë të shtunën në Prishtinë

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?