By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sardele të marinuar nga Mali Athos
May 17, 2025
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lot dhe lutje teksa rezervistët rusë nisen për luftë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lot dhe lutje teksa rezervistët rusë nisen për luftë
Ballina 2Rajon / Botë

Lot dhe lutje teksa rezervistët rusë nisen për luftë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 3:34 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, së fundi urdhëroi “mobilizim të pjesshëm” për luftën në Ukrainë, shumë rezervistë, përfshirë disa që pohojnë të mos kenë kurrfarë përvoje ushtarake, po paraqiten për të shërbyer nëpër pikat e caktuara të grumbullimit në vend.

Pas përshëndetjeve emocionale me më të dashurit e tyre dhe pas bekimeve nga priftërinjtë, burra të rinj po transportohen në baza ushtarake.

Ka pasur protesta të shpërndara nëpër vend dhe disa qendra të mobilizimit janë sulmuar. Është raportuar po ashtu se qindra mijëra rusë kanë ikur nga vendi, për t’iu shmangur thirrjes për ushtri.


Rekrutët rusë duke u mbledhur brenda një qendre grumbullimi ushtarak në Batajsk, në rajonin jugor rus të Rostovit mbi Don, më 26 shtator. Një kundërofensivë ukrainase së fundi zmbrapsi forcat ruse nga pjesa më e madhe e rajonit të Harkivit, teksa është raportuar për humbje të mëdha të ushtarëve dhe të armatimit.
Rekrutët rusë duke u mbledhur brenda një qendre grumbullimi ushtarak në Batajsk, në rajonin jugor rus të Rostovit mbi Don, më 26 shtator.

Një kundërofensivë ukrainase së fundi zmbrapsi forcat ruse nga pjesa më e madhe e rajonit të Harkivit, teksa është raportuar për humbje të mëdha të ushtarëve dhe të armatimit.

Një prift ortodoks duke i bekuar ushtarët e ardhshëm. Patriku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, u ka thënë besimtarëve se “sakrifica e kryerjes së detyrave ushtarake pastron nga të gjitha mëkatet”. Komentet e patrikut gjatë shërbesës së të dielës, më 25 shtator, erdhën mes protestave nëpër vend dhe rritjes së kritikave për vendimin e fundit të Kremlinit për “mobilizim të pjesshëm” për mbushjen e radhëve ruse në fushëbetejë në Ukrainë.
Një prift ortodoks duke i bekuar ushtarët e ardhshëm.

Patriku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, u ka thënë besimtarëve se “sakrifica e kryerjes së detyrave ushtarake pastron nga të gjitha mëkatet”. Komentet e patrikut gjatë shërbesës së të dielës, më 25 shtator, erdhën mes protestave nëpër vend dhe rritjes së kritikave për vendimin e fundit të Kremlinit për “mobilizim të pjesshëm” për mbushjen e radhëve ruse në fushëbetejë në Ukrainë.

Një rezervist i thirrur duke u përshëndetur me më të dashurit e tij para largimit. Në pjesë të Ukrainës lindore dhe në rajonin verilindor të Harkivit kanë nisur luftime të ashpra ndërmjet forcave ukrainase dhe atyre ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rajoni lindor i Donjeckut mbetet prioriteti kyç strategjik i Ukrainës – dhe i Rusisë – teksa luftimet po zhvillohen në disa vendbanime, ndërsa trupat ruse po përpiqen të avancojnë drejt jugut dhe perëndimit.
Një rezervist i thirrur duke u përshëndetur me më të dashurit e tij para largimit.

Në pjesë të Ukrainës lindore dhe në rajonin verilindor të Harkivit kanë nisur luftime të ashpra ndërmjet forcave ukrainase dhe atyre ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rajoni lindor i Donjeckut mbetet prioriteti kyç strategjik i Ukrainës – dhe i Rusisë – teksa luftimet po zhvillohen në disa vendbanime, ndërsa trupat ruse po përpiqen të avancojnë drejt jugut dhe perëndimit.

Rekrutët duke arritur në një pikë grumbullimi në Batajsk. Komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës ka thënë më 27 shtator se kundërofensiva e saj në rajonin juglindor të Hersonit i ka shkaktuar armikut humbjen e 77 pjesëtarëve, gjashtë tankeve, pesë obusëve, tri sistemeve kundërajrore dhe 14 autoblindave. Ky pohim nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.
Rekrutët duke arritur në një pikë grumbullimi në Batajsk.

Komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës ka thënë më 27 shtator se kundërofensiva e saj në rajonin juglindor të Hersonit i ka shkaktuar armikut humbjen e 77 pjesëtarëve, gjashtë tankeve, pesë obusëve, tri sistemeve kundërajrore dhe 14 autoblindave. Ky pohim nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Ndarjet mes lotësh ishin të shpeshta në mesin e familjeve të rezervistëve në qytezën siberiane Tara, në rajonin e Omskut. Numri i njerëzve të arrestuar në Rusi, pas protestave kundër mobilizimit të pjesshëm ushtarak në vend, ka arritur në gati 2.500 në mbarë vendin.
Ndarjet mes lotësh ishin të shpeshta në mesin e familjeve të rezervistëve në qytezën siberiane Tara, në rajonin e Omskut.

Numri i njerëzve të arrestuar në Rusi, pas protestave kundër mobilizimit të pjesshëm ushtarak në vend, ka arritur në gati 2.500 në mbarë vendin.

Rezervisti i thirrur për të shërbyer, Dmitry, dhe nusja e tij, Yevgenia, u martuan pak para nisjes së tij drejt një baze ushtarake. Hetuesit e Këshillit për të Drejta të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundim se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë, si bombardimin e zonave të banimit civil, “një numër të madh ekzekutimesh”, torturime dhe dhunë seksuale, përfshirë përdhunimin e fëmijëve.
Rezervisti i thirrur për të shërbyer, Dmitry, dhe nusja e tij, Yevgenia, u martuan pak para nisjes së tij drejt një baze ushtarake.

Hetuesit e Këshillit për të Drejta të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundim se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë, si bombardimin e zonave të banimit civil, “një numër të madh ekzekutimesh”, torturime dhe dhunë seksuale, përfshirë përdhunimin e fëmijëve.

Një autobus me rezervistë duke u nisur nga Tara, më 26 shtator.
Një autobus me rezervistë duke u nisur nga Tara, më 26 shtator.
Njerëzit duke u përshëndetur me rezervistët në vendbanimin siberian Bolshereçje, në rajonin rus të Omskut, më 25 shtator.
Njerëzit duke u përshëndetur me rezervistët në vendbanimin siberian Bolshereçje, në rajonin rus të Omskut, më 25 shtator.
Rezervistët e thirrur për të shërbyer duke marrë pjesë në një ceremoni lamtumirës, para një qendre rekrutimi në Batajsk.
Rezervistët e thirrur për të shërbyer duke marrë pjesë në një ceremoni lamtumirës, para një qendre rekrutimi në Batajsk.
Një grua duke e përqafuar një rezervist të thirrur gjatë mobilizimit të pjesshëm, para nisjes së tij drejt në baze ushtarake, në Batajsk, në rajonin rus të Rostovit, më 26 shtator.
Një grua duke e përqafuar një rezervist të thirrur gjatë mobilizimit të pjesshëm, para nisjes së tij drejt në baze ushtarake, në Batajsk, në rajonin rus të Rostovit, më 26 shtator.
Një grua duke qarë në Batajsk, teksa rezervistët e thirrur gjatë mobilizimit të pjesshëm niseshin drejt bazave ushtarake, më 26 shtator.
Një grua duke qarë në Batajsk, teksa rezervistët e thirrur gjatë mobilizimit të pjesshëm niseshin drejt bazave ushtarake, më 26 shtator.
Dhjetëra rezervistë u grumbulluan në Batajsk, para nisjes drejt bazave ushtarake ruse.
Dhjetëra rezervistë u grumbulluan në Batajsk, para nisjes drejt bazave ushtarake ruse.
Grumbullimet zgjatën deri natën në Tara, më 26 shtator.
Grumbullimet zgjatën deri natën në Tara, më 26 shtator.
Një pllakat rekrutimi në Moskë, me sloganin “Lavdi heronjve të Rusisë”. Bashkimi Evropian planifikon t’i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjerëve në vendosjen e sanksioneve ndaj organizatorëve të “referendumeve ilegale dhe jolegjitime”, të cilat janë zhvilluar në katër rajone të Ukrainës, të cilat janë të paktën pjesërisht të kontrolluara nga Moska. Referendumet, të cilat nisën më 23 shtator, dhe zgjatën deri më 27 shtator, janë dënuar nga Kievi, nga udhëheqësit perëndimorë, dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, si përgatitje jolegjitime dhe të orkestruara për aneksim ilegal territoresh nga ana e Rusisë.
Një pllakat rekrutimi në Moskë, me sloganin “Lavdi heronjve të Rusisë”.

Bashkimi Evropian planifikon t’i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjerëve në vendosjen e sanksioneve ndaj organizatorëve të “referendumeve ilegale dhe jolegjitime”, të cilat janë zhvilluar në katër rajone të Ukrainës, të cilat janë të paktën pjesërisht të kontrolluara nga Moska.

Referendumet, të cilat nisën më 23 shtator, dhe zgjatën deri më 27 shtator, janë dënuar nga Kievi, nga udhëheqësit perëndimorë, dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, si përgatitje jolegjitime dhe të orkestruara për aneksim ilegal territoresh nga ana e Rusisë.

You Might Also Like

Një fëmijë i vogël (2) i mbijeton rënies nga kati i 15-të

Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike

Kosova Times Kosova Times November 24, 2022
PE zyrë në Tiranë, Rama: Moment kyç për pozicionin ndërkombëtar
BE kërkon që Kosova dhe Serbia të mos i politizojnë vizitat zyrtare
Zëvendësi kryesor i Lavrov u shtrua në spital pas zgjedhjeve të Putinit
Rusia në mes të OKB-së përjeton humbje të madhe: Vendet që Moska kërkon të ketë në krah, i kanë dhënë goditje të rëndë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?