By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës
December 24, 2025
Identifikohet i dyshuari për aksident dhe largim nga vendi i ngjarjes
December 24, 2025
Të burgosurat në Lipjan ndajnë dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta
December 24, 2025
Kurti: Qeverisja e ardhshme fokus në zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale
December 24, 2025
Osmani dhe Ipeshkvia, mesazhe shprese e bashkimi për Krishtlindjet
December 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga politika inatçore tek ajo armiqësore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nga politika inatçore tek ajo armiqësore!
Opinion

Nga politika inatçore tek ajo armiqësore!

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 2:36 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE
Shkruan: Florim ZEQA Në historinë më të re të Kosovës viti shkollor 2022/2023 do të mbahet mend si viti më i mbrapsht i segregacionit apo ndarjes së shkollave dhe nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve sipas përkatësisë partiake, gjegjësisht të ndarjes së popullatës në dysh, pro&kontra grevës!Segregacion i paparë mes dy shtresave të popullsisëNdarja në dy taborë e prindërve dhe mësimdhënësve, pro&kontra grevës shkon në favorin e politikës e në dëm të nxënësve, të cilët po e pësojnë shkaku i inateve personale, grupore dhe partiake.Të dy taborët e barrikaduara i japin të drejtë vetes, por në fakt asnjëra palë nuk ka të drejtë absolute të bllokojë fillimin e vitit të Ri shkollorë, gjegjësisht procesin edukativo arsimorë në vendin tonë.Simpatia ndaj një partie ose tjetre i ka bërë prindërit dhe arsimtarët t’i harrojnë fëmijët, përkatësisht nxënësit e tyre! Kjo është tragjikomedi e llojit të vet, e paparë dhe e padëgjuar jo vetëm në historinë 32 vjeçare të shtetit të Kosovës, por as në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian.Greva nuk ka të ndalur për fajin e popullatësPërderisa fëmijët e shtresave të ulëta rrinë në shtëpi shkaku i prindërve që duan të respektojnë kushtet dhe rregullat e ‘Këshillit Grevist’, fëmijët e politikanëve i vijojnë mësimet në shkollat private dhe jo vetëm, ata i gëzojnë të gjitha privilegjet kur janë në pyetje bursat për studime brenda dhe jashtë vendit, kurse fëmijët e popullatës së varfër mbeten të ngujuar në shtëpi, kurse prindërit e tyre zihen njëri me tjetrin për shkakun e politikanëve milionerë dhe partive politike të dështuara në pushtet dhe opozitë.Jo ky ka faj, jo ai tjetri ka faj, greva nuk ka të ndalur për fajin e popullatës që po i mbështet këta politikanë të papërgjegjshëm dhe këto parti politike të dështuara në të gjitha qeverisjet e pasluftës e deri tek kjo e fundit!Sikurse çdo medalje që i ka dy anë, edhe kjo grevë i ka dy anët e saj! Ana negative është mosfillimi i vitit të Ri shkollor, kurse ana pozitive është se ju doli ngjyra të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitë, ku të gjitha së bashku janë fajtore për mosfillimin e vitit të Ri shkollorë.Me asgjë nuk mund ta justifikojnë barrikadimin e tyre pushteti dhe opozita, përkundrazi të dy palët, kush më pak e kush tjetër më shumë janë përgjegjëse për krizën e shkaktuar në arsim dhe jo vetëm si produkt i politikës inatçore, të kthyer së fundmi në politikë armiqësore!Pasojat e grevës së parcializuarKjo klasë politike është përgjegjëse për krijimin e pabarazisë në mes të fëmijëve në Republikën e Kosovës. Bllokimi i procesit mësimor në shkollat publike duke lejuar funksionimin e shkollave private, ka krijuar një formë të segregacionit në arsimin parafillorë, fillorë dhe të mesëm.Tragjikomedia bëhet më e madhe kur njëra palë (qeveria) bën presion tek mësimdhënësit për fillimin e mësimit në të gjitha shkollat pa dallim, ndërsa pala tjetër (opozita) e bën të kundërtën duke e mbështetur ‘Këshillin Grevist’ në dëm të nxënësve!Presioni i qytetarëve, në veçanti i Këshillit të Prindërve duhet të jetë më i ashpër ndaj dy blloqeve të pozicionuara, ndaj pushtetit dhe opozitës për të gjetur zgjidhjen e kompromisit për hir të nxënësve-të ardhmes së këtij vendi.Çka u bë mjaft u bë mjaft, u bëmë gazi i botës me stërzgjatje e grevës politike, kemi hyrë në muajin e dytë të grevës së parcializuar në arsim dhe sektorin publik, pasojat e së cilës po i vuajnë fëmijët e qytetarëve të rëndomtë, por jo edhe fëmijët e politikanëve milionerë. Prindërit në vend të sukseseve të fëmijëve të tyre po i numërojnë ditët dhe orët e humbura të pallogaritshme të mësimit!

You Might Also Like

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

Brukseli mposht Brukselin

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërkohet përgjegjësi dhe efikasitet për mbrojtën e viktimave të krimit

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Krasniqi: Raporti i HRW tregues që Kurti abuzoi me të drejtat elementare të qytetarëve
Protestuesit dhe familjet e pengjeve u mblodhën jashtë rezidencës së Netanyahut
Fitore e madhe e Istogut ndaj skuadrës greke
Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?