By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si e përshpejtojnë ngrohjen globale rrjedhjet e metanit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si e përshpejtojnë ngrohjen globale rrjedhjet e metanit?
Ballina 2Rajon / Botë

Si e përshpejtojnë ngrohjen globale rrjedhjet e metanit?

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 8:45 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Reuters

Rrjedhjet e metanit po shfaqen si një kërcënim kryesor për klimën globale, me incidentin e fundit në dy tubacione gazi rus nën Detin Baltik, mes një krize energjetike që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Metani, përbërësi kryesor i gazit natyror, mund të rrjedhë nga tubacionet dhe nga vendet e shpimit, dhe emetohet gjithashtu nga sektorë si bujqësia, blegtoria dhe nga mbetjet ushqimore.

Hulumtimet tregojnë gjithnjë e më shumë se ulja e emetimeve të metanit është jetike për ndaljen e ngrohjes së planetit në dy ose më pak gradë celsius mbi periudhën para-industriale dhe për të shmangur ndikimet negative të ndryshimeve klimatike.

Pas dekadash duke u fokusuar në dyoksidin e karbonit të gazit serrë, politikanët kanë filluar të pranojnë kërcënimin që vjen nga metani. Vitin e kaluar mbi 100 vende nënshkruan një memorandum për të ulur emetimet e metanit nga nivelet e vitit 2020 me 30 për qind deri në vitin 2030.

Një çështje emergjente

Pasi është injoruar gjerësisht për dekada, shkencëtarët tani e dinë se në terma afatshkurtër, metani është shumë më i fuqishëm se dyoksidi i karbonit si gaz serrë, edhe pse ai qëndron vetëm për një dekadë në atmosferë përpara se të shpërbëhet, ndërsa CO2 qëndron aty për shekuj.

Shkencëtarët normalisht krahasojnë efektet e ngrohjes globale të metanit dhe ato të dyoksidit të karbonit gjatë një shekulli, dhe sipas studimeve të fundit, gjatë kësaj periudhe kohore metani është 28 herë më i dëmshëm. Në mbi 20 vjet, metani është 80 herë më i rëndë se CO2.

Kjo është e rëndësishme, sepse bota është në rrugën e duhur për të tejkaluar objektivin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për kufizimin e ngrohjes globale në më pak se 2 gradë në vetëm pak dekada.

“Nëse do të mendoja se do t’i kishim 100 vjet për t’u marrë me ndryshimet klimatike, do të isha shumë më i qetë për këtë çështje”, tha Mike Berners-Lee, ekspert dhe autor mbi efektet e karbonit. “Nëse jeni të interesuar për ndikimet klimatike që do të përjetojmë në vitin 2050 … ju do të alarmoheshit absolutisht për emetimet e metanit”.

Ndikimi fillestar i metanit në klimë është dyfish shqetësues, sepse bota është më pranë kalimit të të ashtuquajturave “pikat e kthimit”, pas së cilave ndryshimet klimatike nisin ta shndërrojnë ngrohjen globale në një proces të pandalshëm.

Një studim në shtator paralajmëroi se disa nga ngjarjet që mund të prekin këtë procese klimatike, si kolapsi i shtresës së akullit të Grenlandës ose shkrirja e akullit të përhershëm të Arktikut, janë të pashmangshme.

Nga vijnë emetimet e metanit?

Sipas të dhënave, tri të pestat e emetimeve të metanit në botë shkaktohen nga aktiviteti njerëzor; pjesa tjetër, nga burime natyrore si kënetat.

Të dhënat e Koalicionit për Klimën dhe Ajrin e Pastër, tregojnë se nga emetimet e shkaktuara nga njeriu, dy të tretat vijnë nga blegtoria dhe lëndët djegëse fosile, me pjesën tjetër që vjen nga mbetjet e dekompozuara, si dhe nga kultivimi i orizit.

Por, agjencitë nuk kanë mbajtur të dhëna të sakta dhe shkencëtarët që po përpiqen t’i përmirësojnë ato në dekadën e fundit u tronditën me rezultatet.

“Kudo që shikuam, emetimet e metanit rezultuan të ishin më të larta se sa agjencitë thanë se duhej të ishin”, tha Robert Jackson, i cili ishte bashkautor i një studimi të publikuar në shkurt mbi ndikimet e ngrohjes së metanit. “Kjo vlente për fushat e naftës dhe gazit, depozitë e mbeturinave dhe fermat e bagëtive”.

Ndërsa, shkencëtarët mund të matin me saktësi nivelin e metanit në atmosferë, të kuptuarit se nga vijnë ato është thelbësore për politikëbërësit që kërkojnë të vendosin kufizime për të reduktuar emetimet.

Më i dëmshëm se thëngjilli?

Kompanitë dhe kombet prodhuese të naftës po lobojnë shumë mbi gazin natyror si një “karburant urë” për burimet e rinovueshme, ndërsa bota ndërmerr një tranzicion drejt energjisë së pastër për të luftuar ndryshimet klimatike. Argumenti i tyre: djegia e gazit natyror lëshon gjysmën e karbonit për kilovat, në krahasim me thëngjillin.

Por, nëse marrim parasysh faktorët e rrjedhjeve në industrisë e gazit, që nga makineritë e shpimit, tubacionet, kompresorët dhe infrastruktura të tjera, këto përfitime nuk janë të konsiderueshme.

“Ekziston një pikë e barabartë në sasinë e metanit që rrjedh, çka bën që gazi natyror në të vërtetë të jetë më i keq se thëngjilli për klimën”, deklaroi Sam Abernethy, bashkautor i studimit.

Qeveritë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po paraqesin kërkesa që industria e naftës dhe gazit të zbulojë dhe të riparojë rrjedhjet pasi studimet treguan se rrjedhjet në industri përbënin një problem të madh.

Bashkimi Evropian kohët e fundit miratoi etiketimin e disa projekteve të gazit natyror si “të gjelbra” në tentimin për ta promovuar më shumë këtë industri.

You Might Also Like

“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti

Prattipati: Kosova është shembull i partneritetit që sjell rezultate

Rubio njofton mbylljen zyrtare të USAID-it

Axhenda Ndërkombëtare

Evropa Lindore po planifikon një fushë minash kundër Putinit

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haziri akuzon qeverinë për kontroll të parasë publike

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Osmani pas takimit me opozitarët: Uniteti nacional është imperativ, për këtë duhet kontribuar të gjithë
Burrat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë thyejnë heshtjen, flasin për BBC-në
Daçiq: “Zeljka Cvijanoviq duhet të shkojë në Nju Jork për shkak të Rezolutës, por pyetja është nëse do të marrë vizë!”
Haxhiu: Në bazë të statistikave thonë se 80 për qind e viktimave të ngacmimeve seksuale dhe dhunimeve janë të mitura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?