By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmet kibernetike, KMShK rekomandon mediat të kenë kujdes në trajtimin e informacioneve sekrete
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sulmet kibernetike, KMShK rekomandon mediat të kenë kujdes në trajtimin e informacioneve sekrete
Ballina 1Lajme

Sulmet kibernetike, KMShK rekomandon mediat të kenë kujdes në trajtimin e informacioneve sekrete

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 4:55 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e fundit ka diskutuar edhe për publikimin në media të informacioneve që kanë rrjedhë nga hakerët iranianë, e që kishin të bënin edhe me Kosovën.

Sipas njoftimit për media, është diskutuar edhe vendimi i Prokurorisë së Tiranës që ua ndalon mediave në Shqipëri t’i publikojnë këto informacione.

Në njoftim thuhet se duke marrë parasysh se informacione të ngjashme mund të ofrohen në të ardhmen edhe për gazetarët dhe mediat në Kosovë, Këshilli e ka parë të arsyeshme që të dalë me një qëndrim se si duhet qasur informacioneve të tilla dhe çfarë duhet pasur kujdes para publikimit të tyre.

Siç thuhet në njoftim çështja e publikimit ose jo të informacioneve që rrjedhin nga burime të ndryshme është e ndjeshme dhe në Kosovë.

“Kjo është e rregulluar me ligjet përkatëse që kanë të bëjnë me klasifikimin e informacioneve, mbrojtjen e burimeve të gazetarisë dhe Kodin e Etikës të KMShK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gazetarët duhet të kenë kujdes kur përdorin informacione që rrjedhin nga organet e sigurisë, veçanërisht ato të ndjeshme.

“Të gjitha informacionet duhet trajtuar me kujdes. Është e nevojshme që gazetarët dhe mediat të ndërtojnë standarde se si t’i përdorin këto informacione. Është e rëndësishme që mediat të kenë qëndrim editorial pse kanë vendosur t’i publikojnë materialet që mund të rrjedhin edhe nga hakerët, siç është rasti në Shqipëri dhe cili është interesi i publikut për to. Po ashtu, duhet konfirmuar vërtetësia e informacionit që është rrjedhë, në mënyrë që publiku të mos vihet në lajthitje”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit, gazetarët dhe mediat duhet verifikuar nëse kanë të bëjnë me sekret shtetëror dhe nëse me publikimin e të dhënave cenohet sekreti i hetimit.

“Nuk duhet zbuluar emrat e dëshmitarëve ose rrethanat që mund t’i dëmtojnë hetimet. Në rastin e raportimit për atentatet e supozuara në Kosovë sekreti i hetimit nuk është cenuar, sepse rasti ka ndodhur muaj më parë. Mediat duhet të kenë kujdes se si i publikojnë informacionet, duke i redaktuar dhe mos i bërë publike të dhënat personale të personave që përmenden aty”.

Mediat, po ashtu sipas njoftimit duhet të konfirmojnë që burimi është i saktë.

“Duhet pasur parasysh mundësinë e falsifikimit, si p.sh. informacionet mund të ofrohen nga një email i rrejshëm ose mund të paraqiten edhe në forma të ndryshme të lajmeve të rreme, si ‘deep fake’. Hakerët mund të falsifikojnë, me qëllim që ta dezinformojnë publikun”.

Ndër të tjera në njoftim sqarohet se publiku ka interes që të informohet se çfarë ka mundur t’iu ndodh udhëheqësve shtetërorë ose zyrtarëve të tjerë të rëndësishëm. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK Qeveria e paaftë fillon me rritje të tatimit duke goditur qytetarët

Kosova Times Kosova Times January 24, 2023
Projektligji për tërheqjen e ushtrisë amerikane dhe sistemit PRO nga Arabia Jugore dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të “aleancës me Rusinë”
Kosova shumë e fortë për Moldavinë
Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë
Meta syzet njohin njerëzit, privatësia në rrezik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?