By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendimi për kthimin në shkolla “brenda dy ditësh”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendimi për kthimin në shkolla “brenda dy ditësh”
Lajme

Vendimi për kthimin në shkolla “brenda dy ditësh”

Kosova Times
Last updated: 2022/09/28 at 4:35 PM
Kosova Times Published September 28, 2022
Share
SHARE

Brenda dy ditësh pritet që anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të japë mendim për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Hanife Salihu, anëtare e Këshillit grevistë në SBAShK.

“Ne iu kemi drejtuar edhe kryetarëve të sindikatave komunale që të marrin mendimin e anëtarësisë se si të vazhdohet më grevën, të pezullohet për një kohë të caktuar apo të marrim hapa të tjerë, po presim që brenda këtyre dy ditëve të japin një përgjigjeje”, thotë ajo.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim deri në janar të vitit 2022, dhe procesi mësimor të nisë nga tre tetori.

Në një komunikatë për media, SBAShK-u thotë se kërkimi i mendimit të anëtarësisë për pezullim të grevës vjen për shkak të mungesës së dialogut social.

Ata kanë thënë se nuk tërhiqen nga kërkesat për shtesë në pagë deri në zbatimin e Ligjit për paga, ndryshimin e Ligjit për skema pensionale dhe Ligjit për sigurime shëndetësore.

Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.

Arsyeja e grevës dhe kërkesa kryesore e sindikatave të arsimit drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Sipas sindikalistëve të arsimit, kërkesa e tyre për 100 euro shtesë është e bazuar, për shkak të rritjes së inflacionit.

Qeveria e Kosovës thotë se ky ligj, që parasheh rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, do të dalë në miratim së shpejti dhe kërkon nisjen e mësimit.

Çfarë thonë sindikalistët e arsimit dhe Qeveria?

Qeveria e Kosovës, në disa raste, ka bërë thirrje për fillimin e procesit mësimor. “Nuk bën bojkot e grevë shtetit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Në disa shkolla, mësimdhënësit kanë vendosur në mënyrë individuale t’i mbajnë orët, por shumica janë në grevë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtore për mbylljen e shkollave është Qeveria, e cila, sipas tij, “nuk reflekton karshi kërkesave të sindikalistëve”.

Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj.

Sindikata e Arsimit nuk e ka pranuar këtë “ofertë”.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times September 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Inaugurohet ‘FIFA Arena’ në SHFMU ‘Hasan Prishtina’

Kosova Times Kosova Times December 20, 2025
Ministria e Mbrojtjes tregoi pamjet e para të Shoigut pas rebelimit të Prigozhin
Aksident me fatalitet në rrugën Prizren-Suharekë, humbë jetën një 40 vjeçar
Kush është Jaish Al-Adl, grupi separatist që po i sulmon forcat iraniane?
Polonia i arreston dy rusë për shpërndarje të “propagandës së Wagner-it”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?