By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Permeti me veprimtari perkujtimore per Naim Frasheri – 125 vjet nga ndarja!
October 20, 2025
Ngushtimi i rrugës që po shkakton aksidente të shumta
October 20, 2025
Gedoviç Handanoviq: Bullgaria nuk do të lejojë rrjedhën e gazit rus në Serbi, situata është pothuajse e pashpresë
October 20, 2025
Bloomberg: KFOR-i, model për çdo mision të ardhshëm në Gaza
October 20, 2025
Londër, gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kosovën e përfaqëson Kurti
October 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Greva përplas sërish pozitë-opozitë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Greva përplas sërish pozitë-opozitë
Ballina 1Lajme

Greva përplas sërish pozitë-opozitë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/29 at 11:51 AM
Kosova Times Published September 29, 2022
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës në seancën e radhës, po diskuton çështjen e grevës së mësimdhënësve ku sërish pati përplasje midis pozitës dhe opozitës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pakoja për përballje me inflacionin është edhe si rezultat i trysnisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura me greva. Në fjalimin në Kuvend, Kurti ka thënë nuk mund t’i trajtojë grevat në arsim si problem specifik.

“S’ka synim për triumfalizëm. Më 1 shtator kemi takuar kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin, dhe ia kemi ofruar triumfin ta publikojmë bashkë pakon për inflacion. Kam dashur që ata të bëhen pjesë e fitores. Është edhe rezultat i trysnisë së tyre pakoja që po e bëjmë. Ju ka pëlqyer, por nuk kanë pranuar pasi kanë dalë nga takimi e nuk e di me kë janë konsultuar. Ju ka pëlqyer ideja që po sjellim pako për përballje për inflacion. BASKK-ja do ta kishte triumfin më 2 shtator e të mos detyrohesha vetëm unë me ministrin ta prezantonim pakon më 3 shtator”, ka thënë Kurti.

Ai ka vazhduar se çmimet s’janë rritur vetëm për arsimtarët dhe se pakoja për përballje me inflacionin i prek të gjithë pasi produktet janë shtrenjtuar për të gjithë.

“Në markete nuk shkruan se këto produkte janë më shtrenjtë vetëm për mësimdhënësit”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje ka garuar me platformën për punësim dhe drejtësi. Ka shtuar se s’ka pasur synim për rritje pagash, por se kjo do të ndodhë me Ligjin për Paga.

Kurti është shprehur i habitur se përse Haradinaj flet në emër të mësimdhënësve.

Ai ka thënë se njerëzit që po ikin nga vendi janë kryesisht punëtorë të sektorit privat. Ka thënë se pa u rregulluar ky sektor në aspektin e pagave dhe kushteve të punës, njerëzit do të vazhdojnë të ikin.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se do të marrë përgjigjen e mësimdhënësve kur të “vijë vakti”.

Haradinaj nga foltorja e Kuvendit ka shpjeguar se pengohet vazhdimisht gjatë fjalimit nga kabineti qeveritar dhe tregon se kjo ishte arsyeja pse pak minuta më parë kishte ndalur fjalimin në gjysmë.

“Sa herë flasë prej foltores nga prapa pengohem, mënyra të ndryshme me fjalor jo aq njerëzor. Nuk e dëgjon publiku, por e dëgjon ai që flet. Ka të tjerë, s’po përmendi emra, nëse vazhdon praktika duhet të kthehem me ja kthy unë në atë mënyrë. Ju paralajmëroj pasi nuk kam rrugë tjetër. Ky ‘good guy’ i yni këtu është i keqtrajtum, është rritur me urrejtje. Regjimet, regjimi i këtij, i atij. Prej që është bërë regjim, është kthyer duke u urryer ata që e kanë sjellë këtu, si ka mbetur kënd me urryer tjetër. I ka urryer me shpirt. Prej që është bërë regjim, po i urren tash ata që e kanë sjellë. Armiqtë e brendshëm, kush janë për të, sindikatat, mësuesit, duhet me i urryer, me tentu me i nënshtru. S’po e nënshtron PAN-in, por mësuesit, ta tregojnë ata vendin kur vjen koha. I ka gjetur miqtë e brendshëm brenda VV-së po ashtu, do nuk ia votojnë do ia votojnë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ministrja nuk e meriton të jetë në këtë pozitë.

Sipas tij, qeveria nuk duhet të bëjë thirrje, por zgjidhje.

“Ministrja del këtu dhe lexon se si i kanë përmirësuar kushtet. Mësimdhënësit po dalin po thonë që janë duke jetuar shumë vështirë. Nuk po e ofroni asnjë mundësi që ai ligj të vjen sa më shpejtë në Kuvend. Ofroni zgjidhje”, ka thënë ai.

Nagavci thotë se kanë plotësuar mbi 90 për qind të kërkesave të mësimdhënësve

Nagavci ka thënë se mund të flasin çfarëdo që duan, por u ka bërë thirrje mësuesve e prindërve që të gjykojnë drejtë. “Kjo Qeveri i ka rregulluar koeficientet në Ligjin për Paga për të gjithë mësimdhënësit. Në mbledhjen e Komisionit, përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë pranuar që Qeveria i ka plotësuar mbi 90 për qind e kërkesave të mësimdhënësve. Thërras të gjithë mësimdhënësit që thirrje të jetë e sinqertë që të hënën të nis mësimi”, ka thënë ai.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesë për debat parlamentar lidhur me “mosrealizimin e projekteve kapitale për vitin 2022”.

Deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, duke shtuar se ende nuk ka ndonjë investim apo realizim substancial të investimeve kapitale që ndërlidhin qendrat e qyteteve.

Sipas tij, nuk është parë asnjë investim kapital sa i përket investimit në kapacitetet e reja gjeneruese në fushën e energjisë.

Para deputetëve, ai ka deklaruar Qeveria ka rreth 800 milionë euro në llogaritë bankare, që nuk investohen në projekte kapitale.

“Ne sot kemi deponuar një kërkesë për debat për mosrealizimin e investimeve kapitale për vitin 2022”, është shprehur deputeti Mustafa. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ drejt përfundimit të numërimit të votave nga jashtë Kosovës

Basha për ankesën e Listës Serbe: Është e drejta e secilit të ankimojë

Diskutimet për qeverinë, Osmani: Vonesat po dëmtojnë vendin

Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar

Osmani:Ta kthejmë kujdesin për shëndetin e qytetarëve në prioritet kombëtar

Kosova Times September 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasadori i BiH në Serbi takohet me njeriun në listën e zezë dhe e falëndëron…

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Vazhdon greva, dy minatorë dërgohen në Emergjencë
Varane drejt Italisë, e kërkon gjiganti i Serie A
Bllokada politike rrezikon krizë buxhetore e pasoja në zhvillimin ekonomik
Izraeli sulmon selinë e Hezbollahut në Bejrut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?