Sot në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës , Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së dhe z. Sami Gashi, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe ShKK-së.
Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.
Marrëveshja përveç tjerash përfshin bashkëpunimin për mbështetje në aspektin e sigurisë gjatë transportimit të të burgosurve, shkëmbimin reciprok të informatave bazuar në autorizimet ligjore të dy institucioneve, mbështetjen reciproke në çështje të trajnimeve në fushat me interes për të dy palët etj. /Kosovatimes/