By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Ky është gjarpri më i gjatë në natyrë te eger
February 5, 2026
Ky aeroport gjigant po ndërtohet në mes të asgjëkundit dhe kur të përfundojë, do t’u shërbejë 100 milionë njerëzve
February 5, 2026
Ky është treni i vdekjes më i shpejtë, më i lartë dhe më i gjatë në botë – vetëm ata me shëndet të plotë lejohen ta hipin në të
February 5, 2026
Duhet ta provoni këtë recetë për tortilje të mbushura me pulë dhe djathë – janë krokante nga jashtë dhe shumë lëngshme nga brenda
February 5, 2026
Një truk i vogël për një gjellë perimesh fantastike
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Miqësia e Kosovës me Gjermaninë e veçantë pasi ndajnë edhe vlerat liberale dhe sociale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Miqësia e Kosovës me Gjermaninë e veçantë pasi ndajnë edhe vlerat liberale dhe sociale
Ballina 1Lajme

Kurti: Miqësia e Kosovës me Gjermaninë e veçantë pasi ndajnë edhe vlerat liberale dhe sociale

Kosova Times
Last updated: 2022/09/29 at 11:16 PM
Kosova Times Published September 29, 2022
Share
SHARE

Kosova dhe populli i vet janë të gëzuar që e njohin një Gjermani të bashkuar demokratike, me popullin e mirë dhe qeverinë e besuar në krah të vet. Kështu theksoi në një fjalim kreu I qeverisë së Kosovës Albin Kurti në pritjen e organizuar nga Ambasada gjermane, në shënim të Ditës së bashkimit të Gjermanisë. Ai tha se miqësia e Kosovës me Gjermanin është e veçantë, shkruan Kosovatimes.

“Nuk është e bazuar vetëm në interesa strategjike, politike apo ekonomike. Është shumë më shumë se kaq: Ne ndajmë konceptimin e njëjtë të të drejtave themelore të njeriut dhe të vlerave liberale dhe sociale”, tha Kurti.

Ai ndër të tjera ka përmendur lidhjet e forta në mes dy vendeve që në masë të madhe bartet nga mërgimtarët tanë që banojnë në Gjermani, të cilët janë po ashtu të angazhuar thellësisht në Kosovë, me zemrat dhe mendjet dhe kursimet e veta.

“Nëse e kam zili Gjermaninë për diçka (përveç që na kanë sjellë dijetarët dhe kompozitorët më të famshëm), është se ajo është vendbanimi i gjithë këtyre njerëzve punëtorë. Na keni borxh të madh”! Mirëpo, Gjermania ka dhënë shumë në dekadat e fundit, për të cilat Qeveria e Kosovës shprehu mirënjohje: “Jemi mirënjohës që na mirëpritët dhe që iu dhatë strehë refugjatëve të Kosovës gjatë dekadës së fundit të shekullit 20. Jemi mirënjohës që qëndruat të vendosur me NATO-n dhe me popullin tonë për të ndalur gjenocid. Jemi mirënjohës për më shumë se 1 miliard EUR në ndihmë zhvillimore dhe jemi mirënjohës për mbështetje të vazhdueshme politike në rrafshin ndërkombëtar”, tha Kurti duke u falënderuar në gjuhën gjermane Vielen Dank und Glückëunsch.

Ai në fund rikujtoi se pikërisht ata që nuk dëshironin që të binte muri në Berlin, tashmë po bëjnë një luftë kriminale kundër Ukrainës.

“Ata humbën atëherë dhe, tri dekada më vonë, do të humbasin përsëri”, tha ai.

Ndryshe Kurti në fjalimin e tij përgëzoi popullin gjerman për Ditën e bashkimit të Gjermanisë. 3 tetor 1989 ishte një përfundim dhe një fillim.

“Ishte përfundimi i 45 vjetëve të ndarjes. Pra, këtë ditë e festojmë, jo vetëm se i bashkoi ato që duhej të ishin bashkë, por edhe se e shënoi përfundimin e rrezikut real për Evropën dhe paqen e saj. Nga ana tjetër, ishte një fillim, jo vetëm se dy Gjermanitë e bashkuara do të nisnin të ardhmen e tyre të përbashkët, por edhe se mundëm ta ndienim që perdja e hekurt po copëtohej, duke ia hapur rrugën lirisë dhe demokracisë”, tha Kurti.

Ai tha se kjo ditë duhet të kujtohet dhe festohet me gëzim. Gjermania kaloi një kryengritje paqësore.

“Qytetarët e Republikës Demokratike Gjermane nuk do t’u frikësoheshin më të shtënave vdekjeprurëse te kufiri apo që po spiunoheshin nga shteti i vet. Kjo kryengritje paqësore ka ardhur jo vetëm se ishte vullnet i popullit, por edhe se NATO dhe komuniteti evropian qëndronin të vendosur, se udhëheqës të mençur dhe largpamës, nga Gorbachev te Reagan, nga Miterrand te Kohl, mundën të lexonin shenjat e kohës së vet”, tha Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shkëmbim zjarri ndemjet dy veturave në Kaçanik, një i arrestuar

Bashkëpunim Kosovë–SHBA në luftën kundër krimit të organizuar

Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale

55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Program i përbashkët Kosovë–Izrael për qëndrueshmëri mjedisore

Kosova Times September 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

REFERENDUMI i 1 e 2 marsit 1992

Kosova Times Kosova Times March 1, 2025
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Anketa: Harris dhe Trump në garë të ngushtë në shetet e pavendosura
EURO 2024 vazhdon sot me dy superduele
Orban: Merkel do të mund të parandalonte luftën në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?