Është arrestuar një person i moshës 25-vjeçare në Fushë Kosovë për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj.
Policia njofton se i dyshuari kishte vjedhur 18 mijë euro të një gruaje, të cilat ajo i kishte harruar në taksin me të cilin po udhëtonte për në Fushë Kosovë.
Pas identifikimit të personit, policia ka kontrolluar vendbanimin e të dyshuarit dhe i kanë sekuestruar rreth 27 mijë euro të cilat i kishte murosur në një depo, përcjell Klankosova.tv.
“Rasti është raportuar me datën 21.09.2022, pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruar në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë”.
“Ka qenë puna e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij. Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjet dhe sekuestruar një shumë parash (rreth 27000 euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.