By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
May 17, 2025
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
May 17, 2025
Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara
May 17, 2025
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e komunitetin boshnjak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e komunitetin boshnjak
Lajme

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e komunitetin boshnjak

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 4:31 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

Qeveria jonë ka dëshmuar gjatë vitit të kaluar që ne kemi vlerësim e respekt të lartë për komunitetin boshnjak. Kjo tregohet me kujdesin që tekstet mësimore janë botuar dhe paguar nga Qeveria për mësim për shkollat në gjuhën boshnjake, ka theksuar kryeministri Albin Kurti, në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi edhe rekomandimet e Komisionerit për Gjuhë për implementimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, dhe në veçanti për krijimin e Njësisë për Përkthim dhe Harmonizim brenda Zyrës së Kryeministrit, për të cilën tha se sigurohet që ligjet dhe aktet nën-ligjore të kenë përkthim adekuat, e lehtëson qasjen në drejtësi dhe e siguron sundimin e ligjit jo vetëm për qytetarët të cilët flasin gjuhën shqipe.

“Dëshirojmë ta promovojmë këtë qasje shumëgjuhëshe në Kosovë, dhe një pjesë e përkrahjes sonë ka qenë sivjet përmes ndihmës për Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës. Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit ka ndarë 5 bursa për studentë prej komuniteteve për të studiuar gjuhët e Ballkanit si dhe linguistikë, antropologji e lëndë të tjera të ngjajshme. Gëzohem që nga ata që po studiojnë ka student prej komunitetit shqiptar, serb, por edhe nga ai boshnjak”, tha ai.

Në këtë tryezë, ku e pranishme ishte edhe Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, kryeministri Kurti tha se gjatë verës ka takuar të rinj boshnjak, praktikantë të angazhuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Nga 100 të rinj të pranuar në programin e Qeverisë për punë praktike në institucione, 32 kanë qenë të komunitetit boshnjak.

Një mundësi tjetër për të kuptuar nga afër kontributin e boshnjakëve në institucionet tona ka qenë edhe takimet me Zyrtarët Komunal për Komunitete dhe Kthim, tha kryeministri. Ai shtoi se këta zyrtarë janë hallkë e rëndësishme në zinxhirin e shërbimeve për qytetarët prej komuniteteve joshumicë. Ai veçoi takimin e mbajtur në mars ku kishte pasur mundësi të dëgjoj për kërkesat kryesore, dhe pasi që njëra prej kërkesave ka qenë për trajnim dhe rrjetëzim të shtuar, Zyra për Çështje të Komuniteteve ka organizuar një konferencë shumë të suksesshme gjatë verës për këta zyrtarë.

Kryeministri bëri të ditur se do të mbahet edhe një konferencë nga Zyra e Kryeministrit për këta Zyrtarë javën e ardhshme. 

Fjalimi i Kryeministrit në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak

Faleminderit znj. Sanela,

E nderuara Zëvendëskryeministre Redžepi,

E nderuar Deputete Balje,

Të nderuar Zëvendësministra,

Të nderuar përfaqësues të partive politike, të Organizatave Joqeveritare dhe të institucioneve qendrore e lokale

Të shtunën isha në Prizren, bashkë me Zëvendëskryeministren, për hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake. Ishte një fillim i mbarë i javës kur shënohet Dita e Boshnjakëve, dhe më vjen mirë që në përmbyllje të kësaj jave kam mundësi të ulem bashkë me ju për të biseduar rreth prioriteteve dhe mundësive kryesore që ju shihni për komunitetin e respektuar boshnjak.

Qeveria jonë ka dëshmuar gjatë vitit të kaluar që ne kemi vlerësim e respekt të lartë për komunitetin boshnjak. Kjo tregohet me kujdesin që tekstet mësimore janë botuar dhe paguar nga Qeveria për mësim për shkollat në gjuhën boshnjake. Gjithashtu prej rekomandimeve të Komisionerit për Gjuhë për implementimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, dhe në veçanti për krijimin e Njësisë për Përkthim dhe Harmonizim brenda Zyrës së Kryeministrit ku do të sigurohet që ligjet dhe aktet nën-ligjore të kenë përkthim adekuat dhe që e lehtëson qasjen në drejtësi dhe e siguron sundimin e ligjit jo vetëm për qytetarët të cilët flasin gjuhën shqipe.

Ju që e dini më shumë se një prej gjuhëve zyrtare keni një përparësi të madhe në krahasim me shumicën e brezit të ri në Kosovë. Është një përparësi për lidhje tregtare dhe kulturore brenda Kosovës, por edhe me fqinjët tanë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dëshirojmë ta promovojmë këtë qasje shumëgjuhëshe në Kosovë, dhe një pjesë e përkrahjes sonë ka qenë sivjet përmes ndihmës për Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës. Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit ka ndarë 5 bursa për studentë prej komuniteteve për të studiuar gjuhët e Ballkanit si dhe linguistikë, antropologji e lëndë të tjera të ngjajshme. Gëzohem që nga ata që po studiojnë ka student prej komunitetit shqiptar, serb, por edhe nga ai boshnjak.

Respekti jonë për komunitetin boshnjak reflektohet gjithashtu në takimet që kam zhvilluar gjatë vitit. Javën e kaluar isha në një ngjarje me Policinë e Kosovës dhe ishte kënaqësi të flas me oficerë boshnjak për kontributin e tyre për sigurinë në Kosovë. Gjatë verës pata mundësi të takohem me të rinj boshnjak mes numrit të praktikantëve të angazhuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve që janë angazhuar prej saj dhe që këtë e ka organizuar për 6 muaj. Nga 100 të rinj të pranuar në programin e Qeverisë për punë praktike në institucione, 32 kanë qenë të komunitetit boshnjak. Një mundësi tjetër për të kuptuar nga afër kontributin e boshnjakëve në institucionet tona ka qenë edhe takimet me Zyrtarët Komunal për Komunitete dhe Kthim. Siç e dini në secilën komunë ekziston zyrtari i tillë. Këta zyrtarë janë hallkë e rëndësishme në zinxhirin e shërbimeve për qytetarët prej komuniteteve joshumicë, dhe jam Kryeministri i parë që ka ftuar të gjithë zyrtarët komunal për Komunitete dhe Kthim për një takim. Së pari jemi takuar në mars ku kam pasur mundësi të dëgjoj për kërkesat kryesore, dhe pasi që njëra prej kërkesave ka qenë për trajnim dhe rrjetëzim të shtuar, Zyra për Çështje të Komuniteteve ka organizuar një konferencë shumë të suksesshme gjatë verës për këta zyrtarë. Do të mbahet edhe një konferencë nga Zyra e Kryeministrit për këta Zyrtarë javën e ardhshme.

Përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve gjithashtu kemi pasur mundësi të ndihmojmë iniciativa të tjera specifikisht për komunitetin boshnjak – janë ndarë grante në mbështetje të projekteve për vendimmarrje për rini, aktivitete kulturore, promovim të trashëgimisë së artizanateve për gratë boshnjake, gazetarinë për komunitetin, emisione në radio dhe televizion për komunitetin si dhe Kongresin e intelektualëve boshnjakë të Kosovës. Gëzohem për larmishmërinë e iniciativave të komunitetit dhe për kontributin e gjerë që ju po bëni për shoqërinë civile, për bizneset dhe për politikën në Kosovë.

Sot ju kam ftuar sepse kam dashur të dëgjoj nga ju se çfarë ju e cilësoni si prioritete dhe mundësi për bashkëpunim dhe për përkrahje të shtuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pra tash do të lë hapësirë që të tjerët të flasin, me shpresë që ky takim bëhet pikënisje për edhe më shumë arritje të përbashkëta.

Urime edhe njëherë Ditën e Boshnjakëve, të cilën e shënuat tash së fundmi dhe shpresoj që bashkërisht do të na prijë e mbara sepse do të bëjmë shumë punë të mira. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara

Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Atraksioni më i famshëm turistik në ishullin grek të Zakynthos rrezikon të zhduket plotësisht

Kosova Times Kosova Times January 16, 2024
Osmani: Mjaft më me dënime qesharake e me sistem të çalë të drejtësisë
Atentati ndaj ish-presidentit, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete: Nuk do të jap dorëheqjen!
Komuna e Kaçanikut dhe KQZ diskutojnë format e bashkëpunimit institucional
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?